Për këtë qëllim Kosova në negociatat e Brukselit me palën serbe i ka bërë koncesione në mënyrë të përsëritur Serbisë gati në të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.
Megjithë këto koncesione, Serbia në vend që të arrijë marrëveshje përfundimtare paqësore me Kosovën vetëm sa i rrit kërkesat për koncesione tjera në dëm të sovranitetit dhe rregullimit të brendshëm kushtetues dhe politik unitar të Kosovës.
Serbia edhe pas rifillimit të negociatave pas ardhjes në krye të ekzekutivit të z .Albin Kurti, vazhdon avazin e njëjtë të kërkesave për koncesione në dëm të shtetit të Kosovës, duke e detyruar Qeverinë Kurti, t'i thotë palës serbe në negociatat me palen kosovare në Bruksel stop më koncesione Serbisë, përndryshe Kosova nuk do të mund të funksionojë si shtet i pavarur dhe sovran brenda për brenda në të gjithë territorin e saj.
Edhe BE-ja, është treguar e paaftë dhe jo unike edhe gjithë aq e interesuar që sa më parë të arrihej një marrëveshje e paqësore e drejtë Kosovë - Serbi , sepse nuk ka mund t'i bind edhe 5 shtetet e BE-së, për ta njohur Kosovën .
Qeveria e Kosovës dhe të gjitha forcat politike në Kosovë, duhet të binden përfundimisht edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës e kanë të pamundur ta detyrojnë Serbinë për ta njohur realitetin e ri në Kosovë do të thotë pranimin e shtetësisë së Kosovës,prandaj edhe pse nuk duhet t'iu thonë jo negociatave të Brukselit me palën serbe, me shumë duhet kërkohet që energjitë t'i shfrytëzojnë në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës se sa energjitë të konsumohen me një shtet si Serbia i cili haptas tregon se nuk është e përgatitur në këtë fazë të zhvillimit të shtetit të saj për të vendosur paqen me një popull ndaj të cilit ka bërë gjenocid dhe krimet e luftës me makabre dhe mizorit e masakrat me të trishtueshme që i ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit.