Kryeministri Edi Rama i bën inkursion politik Kosovës

Opinione

Kryeministri Edi Rama i bën inkursion politik Kosovës

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 14 korrik 2021 Në ora: 08:36
Ruzhdi Peçani

Të këthehemi për 107 vite pas,se çfarë kishte ndodhur në vitin 1914.Kryeministri serb Nikola Pašić dhe Esad Pasha kan patur idenë të lidhin Serbët dhe Shqiptarët,në atë kohë me një lidhje të fortë dhe shumë efikase – me hekurudhë. Kështu në vitin e largët 1914, pjesë e marrëveshtjës së fshehtë,të nënshkruar në Nish,ishte edhe ndërtimi i hekurudhës nga Nishi në Durrës. Megjithatë , lufta dhe çrregullimet ndërkombëtare politike bënë që ky projekt të mos realizohet, por një ide e “mirë” edhe mund të priste,me që interesi i Serbisë është i madh dhe të bëhet realitet. Qoftë edhe pas 107 vitesh.

Kaq ishte vakumi i raporteve mes Shqiptarëve dhe Serbëve,nuk ishte bërë asnjë hap përpara.Kjo ishte periudha në të cilën dy popujt më të mëdhenjë të Ballkanit qëndruan në armiqësi.Shqiptarët këto vite regjistronin të vdekurit,shpërnguljet dhe të arrestuarit,regjistronim masakrat,dhunimet,të humburit djegëjet me asgjësimin e fshatrave rrënimet ekonomike.Pra 107 vitet për shqiptarët ishin përplot tragjedi të shkaktuara nga shovenizmi dhe hegjemonizmi serb.

Kryeministri Shqiptar Edi Rama kishte përmend katër liri evropiane në kontekstin Shqiptaro -Serb, këtë pa përmendur vrasjet dhe masakrat,djegëjet,rrënimet,të humburit dhe dhunimet. Pra i shtron si alternativë për ndarjet etnike dhe kufijëve të çelikët që kanë ekzistuar mes dy popujve: “Duhët dhënë rastin të gjithëve të jenë të lirë dhe të kenë lëvizje të lirë,tregtojnë,mundësinë e qarkullimit të kapitalit, shërbimeve,dhe sipas meje – kjo ka të bëjë edhe me heqjen e kufijëve”. Për cilët kufi flet Edi Rama? - Shqipëria dhe Serbia nuk janë shtete fqinje!!

Edi Rama rekomandon modelin franko – gjerman ?!!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama rekomandon për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë modelin franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk mund të zbatohet, sepse është një model euroatlantik.Nga pikëpamja gjeopolitike Shqipëria është pjesë e sigurisë veriatlantike, kurse Serbia është pjesë e strategjisë Ruse.” Serbia nuk ka dhënë dhe nuk po jep akoma prova se ka realizuar pajtimin e madh me shtete fqinje të saj, me të cilat ka zhvilluar luftëra para 15-20 vjetësh, si me Kroacinë, me Kosovën, me Bosnjën. Vështirë të mendohet se Beogradi, i cili nuk e zbaton modelin franko-gjerman me tri shtete fqinje, dhe në radhë të parë me Kosovën, do të ketë interes ta zbatojë me një shtet si Shqipëria, të cilën nuk e ka në kufi.”-prof.Shaban Murati.

Në njerën nga intervistat më të hapura për “tregun serb” “Euronews Srbija”, Edi Rama me plotë zemër ka promovuar dhe mbrojtur projektin e “mini-shengen”, që e lansuan me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Verimaqedonisë Zoran Zaev. Në tetor do bëhen dy vite që kur këta në Novi Sad promovuan “mini-šengenin”, gjegjegjësisht zonën e kufijëve të hapur për “katër liritë Evropiane”,si një emitim i modelit të integrimit evropian dhe tregut të përbashkët.

Para se të mererj kjo nismë për “mini-shengen”,Shqipëria dhe Serbia sikur nuk tentuan që sëpari të heqnin barierat e konfliktit njëqindvjeçar. Qysh nga takimi “i madh”të afaristëve nga Shqipëria dhe Serbija në Nish 2016,nën patronatin e Vuçiq dhe Rama,do fillonte një rritje e madhe e shkëmbimit ndërshtetror të mallrave. Nga atëher kjo ka shënuar rritje mbi 70℅,dhe në ndërkohë afro 1000 firma serbe kanë vënë raporte biznesi me partnerët shqiptarë.Qytetarët e të dyja vendeve mund të kalojnë kufirin vetëm me kartë identifikimi. Në vitin e kaluar,të pandemisë,në Shqipëri veruan gjashtë herë më shumë turist serbë krahasuar me vitet e kaluara. Në 2021 vërehet dhe rritje shumë më e madhe.

Megjithatë, kjo reçetë e provuar nuk do të mjaftonte të ndikonte kundër të gjitha paragjykimeve, miteve serbe,kundër vrasjeve dhe masakrave që ka bërë Seriba që nga luftat Ballkanike, po dhe shumë problemeve politike akoma të pazgjidhura? Mendoj se e gjithë kjo hapje ekonomike do të kolaboj, po Serbia nuk do njohi Pavarsinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, kur animoziteti dhe armiqësia shkullore e sedimentuar gjatë historisë nuk do fillonin të zbehen.

… projektet e Edi Ramës dhe Vuçiq - nuk mund të realizohen dot kurrë- kurrë!

Kryeministri Shqiptarë Edi Rama,mund të ketë thënë – se ia vlen të provohet edhe pa llogaritur këto.Po ka patur këtë në mendje,është gabuar rëndë,projektet e tija dhe Vučiċ ,pa Kosovën do kolabojnë - nuk mund të realizohen dot kurrë- kurrë! Kosova është hendeku i madh i cili nuk mund të kalohet nga Rama dhe Vučiċ. Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi kanë në mes hendekun e madh, që quhet Kosovë. Kosova është pjesë e trungut, e historisë, e identitetit dhe e kontinuitetit të kombit shqiptar, e ekzistencës dhe e perspektivës së kombit shqiptar.

Kur mohohet historia kombëtare me teza idiote …

Serbia, jo vetëm nuk e njeh dhe nuk e pranon, por zyrtarisht dhe publikisht kërkon t’i rikthejë statusin e kolonisë serbe, që e ka pasur për njëqind vjet. Do të jetë pajtimi midis Serbisë dhe Kosovës ai që do të çojë te pajtimi i Shqipërisë me Serbinë, dhe nuk mund të jetë pajtimi i Shqipërisë me Serbinë që do të çojë te pajtimi i Serbisë me Kosovën.Kur mohohet historia kombëtare me teza idiote se Shqipëria dhe Serbia nuk kanë zhvilluar luftëra me njëra-tjetrën, kur Serbia edhe disa vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mbante të pushtuara pjesë të Shqipërisë së Veriut.

Në Serbi qëndron opinioni se Serbia dhe Shqipëria,dhe në të ardhme vështirë mund të përofrojnë qëndrimet për Kosovën dhe po të arrihej një “Marrëveshtje kompromisi”.Por se a duhët pritur kohën kur kjo barierë të largohet? Dhe Rama me Vučiċ mendojnë se kjo rritje e shkëmbimit ekonomik,që po i ofrohet plafonit nuk duhët ndalur.Se nuk ka arsye të pritet edhe në ndërtimin e autostradës nga Nish gjerë në Durrës.Për kryeministrin Edi Rama, si kontraverz që është - në Serbi vlersohet si një lider tejet pragmatik të cilit idet i ka të puthitura me ato që i shkojnë për interes Serbisë.

Rama dhe Vuçiq ndër vite takohen,bisedojnë,bashkpunojnë,zgjedhin fjalët për njeri tjetrin dhe për këtë askush nuk i ndëshkon.Për këtë hapje Vučić në Serbi ka më shumë mbështetje pas takimit të parë me Ramën.Paradoks Rama fitoi zgjedhjet edhepse kaherë bashkëpunon me Vučić dhe janë partner të ngushtë politik dhe se Edi Rama qëndron shumë larg me Albin Kurtin,jo se do duhej të ishte e kundërta e kësaj.Sikur nuk e lidhin Ramën ndjenjat nacionale dhe historike.

Që të dy, Vuçiq dhe Rama,shprehin liderizmin e fortë,sipas tyre,ngase vizionet dhe strategjitë për Ballkanin u puthiten,në veçanti për zgjidhjen e nyjes së mardhënjeve të komplikuara dhe kontaminuara mes Shqiptarëve dhe Serbëve. Ndoshta përfundimi i 384 km të autostradës mes Nishit dhe Durrësit do t´i bënin satisfakcion Nikola Pašić dhe mikut të tijë,shqiptarit Esad Pasha,për projektin e tyre të parealizuar “Hekurudha e adriatikut”në të njejtën trasë.Kjo një patetikë për presidentin serb. Kështu takimi që kishin në 2016 në Nish,nuk ishte koincidencë,po një simbolikë e menduar mirë nga Vučić të kujtonte dikur kryeministrin serb Nikolla Pašiċ shovenist dhe armik i përbetuar i shqiptarëve.

Mbetet të shpjegohet,që dhe Rama nuk mund të japi përgjigje,se çfarë do transportohej nga Nishi për në Durrës.Prej nga ky interesim i Qeverisë së Beogradit për drejtimet drejtë Durrësit dhe Shkodrës? Të kujtojmë se dikur, koridor nga Durrësi drejtë Nishi,dhe nga antika,ishte „via militaris“!

Projekti serb për t’iu kundërvënë projektit gjerman - “Procesit të Berlinit”

Në “Forumin e Prespës” në Ohër në 2 korrik 2021, Edi Rama do i çonte mesazh Europës.Po këtu Kryeministri Shqiptar u tregua se Tirana është nën hijen e Beogradit dhe ky si mik i ngusht tani më i Vučiċ luan me plotë zell lojën djallëzore serbe për interesin strategjik të Serbisë që çon Shqipërinë drejtë izolimit nga Europa.Ky hepening politik deklaroi: “Nuk jemi të frusrtuar apo në depresion, ne jemi mirë. Ata (BE) janë më të depresionuar se ne. Së bashku ne, (Ballkani Perëndimor), jemi më të mëdhenj. Europa nuk mund të na thotë ne çfarë të bëjmë në këtë rajon”.

Këtu qëndron hipokrizia e Edi Ramës,përpjekja e tijë antihistorike dhe antikombëtare, që ndërsa i dërgo mesazh të turpshëm jodiplomatik Europës, se nuk mund të na e thotë se çfarë mund të bëjmë, kryeministri tregohet për bindjen për projektin e mikroaleancës serbe me emrin “mini -shengen”, e krijuar zyrtarisht në 10 tetor 2019 në Serbi nga presidenti Vuçiç. Projekti serb ky për t’iu kundërvënë projektit gjerman të “Procesit të Berlinit” dhe për të marrë Serbia një rol hegjemonist në pesë shtete ish-jugosllave plus Shqipërinë. Është një projekt serbo-rus, që përkon me iden pansllaviste “Ballkani – Ballkanasve”,i cili krijoi qysh në fillim shumë dyshime në Ballkanin Perëndimor, në BE dhe në Europë.

Dhe ky projekt është i gjykuar të dështoj ngase: “Besimi i ka munguar më shumë kësaj nisme rajonale deri tani, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, që refuzojnë të bashkohen me të”- Më 1 korrik “balkaneu.com”.Dështimi që ka marrë bujë ka bërë që tre liderët e “mini-shengenit” në takimin e tyre të 29 qershorit njoftuan se do t’i ndërrojnë emrin nismës, kështu pritet se do gjejnë një emër kamuflues të strategjisë hegjemoniste ballkanike të Serbisë.

Rama kurrë nuk do donte t´i shofi në Tiranë liderët e Kosovës

Tani më aksioma,e gjithë kësaj,qëndron se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,në vazhdimësi,duke injoruar liderët e lartë kosovari i ka bërë inkursion politik Kosovës – thënë shkurt e shqip “thikë pas shpine”! Edi Rama kurrë nuk do donte t´i shofi në Tiranë si Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti , Kryeparlamentarin Glauk Konjufca poashtu edhe Ministren e jashtme znj.Donika Gërvalla. Kyështë një kob brenda shqiptarë që ka sjellë Edi Rama. Kjo është politika e “lulëkuqeve” të “Rilindjes”.

Jo se Tirana të tregohej si paternaliste pas shpalljes së pavarsisë në 2008,trishtimi është se Kosova duhët të mbrohet nga vëllezrit në Tiranë.Po,Kosova hë për hë po qëndron si pararojë e interesave kombëtare shqiptare karshi hegjemonisë pansllaviste!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat