Paraja është bërë korrupsioni më amoral..!

Opinione

Paraja është bërë korrupsioni më amoral..!

Nga: Skënder MULLIQI Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:37
Skënder MULLIQI

Duket së grabitja nga ata që veç janë plaçkitur është bërë rruga më mirë për tu pasuruar! Shtrohet pyetja, a thua të pasurit e paligjshëm të pasluftës, a kanë ndjenja ndaj atyre që i varfëruan? Sikur të kishin ndjenja nuk do të bëheshin për të satën herë plaçkitës të djersës dhe mundit të popullit të vet!

Për fat sot nuk ka rob klasik të lidhur këmbësh e duarsh më zinxhirë si në kohën e inkvizicionit. Në këtë kohë paraja po i lidhë njerëzit, sikurse dikur pengjet. Dihet së secili njeri pa pranga do të kishte ikur. Është e çuditshme së si në demokraci pushtet mbajtësve po ju takon po thuaj e gjithë pasuria!

Okupimi i ri neoliberal është bërë rreth vicioz. Shko ka të shkosh e nuk ke kah ia mban. Si duket nuk ka më vendime të lira, nuk ka mundësi që njeriu të jetë krejt i lirë nga gjërat të cilat e rrethojnë. Kjo është monedha të cilën po e paguajmë shumë shtrenjtë. Paraja është mjet i cili duhet tu takon secilit barbarisht. Paraja është bërë korrupsioni më amoral. Shumica janë robëruar nga kategoria pushtetarë.

Këta kanë humbur aq shumë sa nuk ju ka mbetur më asgjë për të humbur. Pse ndodh i gjithë ky maskarallëk pas luftës çlirimtare, pak kush e ka pritur. Një deskretim i tillë, është mos përgjegjësi totale e atyre që e drejtuan Kosovën . Tradita e pasanikëve të rinj të pasluftës dhe motoja e tyre e pasurimit është mos më mbetur pa rob. Shumë nga këta pasanikë mendojnë së pasuria është dhuratë nga Zoti, e jo që kanë fituar në format më bizare. Njerëzit kanë mbetur të pambrojtur nga askush, të ofenduar dhe të nënçmuar .Do të ishte mirë që t’i ndërrojnë rolet e tyre pasaniket më të varfëritë vetëm një ditë apo një javë…dhe të pasurit do të shohin se çka do të thotë varfëria.

Ndoshta ky ndërrim rolesh do të kishte bërë që të kemi një shikim më të mirë të gjendjes shoqërore dhe politike në Kosovë. Ndoshta shoqëria do të kishte bërë hapa konkret në korrigjimin e gjithë këtyre lëshimeve të cilat po na kushtojnë shumë si shtet dhe si popull. Suksesi më i madh i utopizmit, është se është mundur në të gjitha kohërat nga konformizmi konvencional. Mu për atë edhe si shpëtim i yni është bashkimi i forcave përparimtare, që përfundimisht ta mundim të keqën të cilën na prodhuan forcat reaksionare politike të pasluftës në Kosovë…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat