Serbia gjatë do të shpenzojë energji kot, edhe shumë vite shumë politikanë serbë do të bëhen president si Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministër si Ana Bërnabiq, në Serbi, duke e gënjyer popullin serb se Kosova "është" Serbi.
Edhe ashtu Kosova kurrë nuk ka qenë e Serbisë, por ka qenë territor shqiptar i aneksuar me forcë e terror nga Serbia, e më vonë edhe e shndërruar në kaloni të Serbisë.
Këtë jo vetëm popullata serbe dhe shteti i Serbisë e dinë, por edhe bashkësia ndërkombëtare e ka më se të qartë, por shteti serb dhe popullata serbe nuk e ka lehtë të pajtohet me këtë realitet, sepse gjatë me pasuritë natyrore të Kosovës siç janë xehet dhe mineralet e shumta, tokat pjellore e kanë zhvilluar Serbinë dhe ngritur standardin e jetesës së popullit serb, duke i lënë në varfëri dhe mjerim dhe pa të drejta elementare njerëzore dhe kombëtare shumicën e popullatës shqiptare në Kosovë mbi 2 milionë shqiptarë autokton.
Tani edhe unë jam me ata, të cilët e akuzojnë Kryeministrin Kurti, se të vetmin faj e ka, që nuk pranon t'i bëjë koncesione Serbisë në dëm të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Tani, çdo gjë është e qartë si në dritën e diellit, Serbia asnjëherë nuk do të ngopet me koncesione në dëm të shtetit të Kosovës, prandaj është koha e fundit t'i bëhet e qartë Serbisë, se nuk do të ketë më koncesione, nëse duam që të jetë Kosova shteti siç janë të gjitha shtetet sovrane dhe të pavarura brenda territoreve të tyre!