Nuk është më rëndësi qka thonë ata që shpresojnë t'i fitojnë zgjedhjet lokale edhe nē rrethana anti ligjore me indivit të korruptuar.
Në Kosovë flitët shumë thujase nga të gjitha forcatë politike se , ka anomali, korrupsion dhe krim ekonomik të orgonizuar apo individual.
Jepen lloj lloj opsionësh , llojë,llojë formulash dhe ide e pikëpamje për luftimin e këtyre fenomeneve negative në dëm të shtetit dhe të mirëqenjës së qytetarëve nga njëri apo tjetri subjekt ,duke akuzuar partitë njëra tjetrën, se nuk po luftohen sa duhet t'këqiatë të cilat po i kanosën funksionimit normal të shtetit të së drejtës , duke abstrahuar qëllimisht dhe mos e pranuar as njëherë as një forcë politike dhe as një ish funksionër shtetëror dhe as aktual, se burimi i të gjitha të kêqiave në Kosovë është injorimi dhe mos zbatimi i ligjit ndaj të gjithë keqëpërdoruesve të pozitave shtetêrore dhe të atoritetit shtetêror, pa dallim se të tillët i takojnë këtij apo atij subjekti , janë në lidhje me këtë opo atë funksionar të lartë shtetëror .
Kot bëhen reforma në fushën e drejtësisë , kot formohen agjenci të spicializuara për luftimin e korupsionit , krimit ekonomik dhe krimit në përgjithësi nga cilado Qeveri, edhe nga Qeveria Aktuale Kurti, apo edhe nga ndonjë Qeveri tjetër pas kësaj aktualës, krimi as një herë nuk do të luftohet nëqoftëse nuk zbatohet Ligji me përpikêri dhe me përgjegjësi nga ata të cilët janë të thirrur për t'i qendruar besnik zbatimit të ligjit .
Qështë e vërteta , edhe pse hezitojnë ta pranojnë forcatë politike në Kosovë ,ato që dikur e qeverisnin vendin dhe tani janë në opozitë dhe ata të cilat tani e qeverisinë vendin dhe janë pozitë, në Kosovë nuk është se nuk ka patur Ligje të mira dhe prandaj nuk është luftuar korrupsioni , krimi ekonomik i orgonizuar e shumë e shumë të këqia tjera të cilat edhe tani paraqesin sfidë edhe për Qeverinë aktuale për t'i luftuar , por burimi dhe riciklimi i kêtyre të këqijave ka qenë pikërisht mos zbatimi i ligjeve ekzistuese.
Tani ,kjo qasje duhet të ndryshojë esencialisht, sepse shteti ligjor mbetët e vetmja alternativë e luftimit të të gjitha anomalive qfaqja dhe riciklimi i të cilave është i mundur vetëm në një shtet jo ligjor në të cilin injorhet ligji dhe vendi qeveriset nga mafija politike.