A duhet të pasohet Krishterizmi, a është e mundur të pranohet Islami

Opinione

A duhet të pasohet Krishterizmi, a është e mundur të pranohet Islami

Nga: Rexhep Torte Më: 16 korrik 2021 Në ora: 07:17
Rexhep Torte

E vërteta mbetet e vërtetë e argumentuar dhe  universale, ndërsa përzgjedhja  është dëshirë  dhe përgjegjësi individuale.

Duhet ta pyesim veten tonë  a duhet  të pasohet  Krishterizmi, apo a është e mundur të pranohet Islami.

Përgjigja në këto dy pyetje mund të gjendet në argumentet e paraqitura në librin   me titull, “ Për hulumtuesit e fesë së ëvërtetë“ e autorit  Hisham Muhamed  Tilbete, që duhet lexuar për t’u qartësuar dhe për të marrë një qëndrim real e të drejtë.

Sipas studjuesve të besimeve fetare të paraqitur në këtë libër, parimi kryesor i Krishterizmit te cilin kurrsesi  nuk e pranon logjika, është besimi në shpirtërimin e Zotit, ne Trini.

Sipas tyre, është parim i gabueshëm, i cili thotë që njeriu  e bart mëkatin  që nga njeriu i parë (Ademi) dhe këtë duhet ta shpaguajnë pasardhësit e tij me anë të  paradoksit,  ku sipas tyre Zoti duhet të zbresë në tokë  si në formën e njeriut  dhe të kryqëzohet  në mënyrë që t’i fshijë  gabimet e njerëzve.

Krishterizmi nuk është  ajo fe  e cila personalisht ka thirrur për këtë. Në vetë dëshminë e Ungjillit , Mesihu (Krishti) sipas  mendimit të krishterë),  në asnjë Ungjill kurrë nuk është  thënë se  Zoti do të shpirtëzohet, apo se  Ai është  djalë i  Zotit, apo Ai sëbashku  me të Atin  dhe Shpirtin e shenjtë  janë “Treshi i shenjtë”.

Vetë Mesihu (Krishti) thotë, “ Unë  asngjë nuk  mund të veproj  me dëshirën time , por gjykoj ashtu siç  e dëgjoj. Gjykimi  im është i drejtë  pse unë nuk angazhohem  që t’i realizoj  dëshirat e mia, por që  t’i realizoj  dëshirat e Atij i cili më ka dërguar”. (  Johan: 30).

“Unë do të  ngrihem te Ati  im dhe Ati juaj , te Zoti im  dhe te Zoti juaj”. (Johan 20:17).

Kur’ani e cilëson   besimin e krishterë  sipas  ideve  të cilat  gjenden në vetë librat e fesë krishtere.

“Unë nuk u kam thënë tjetër atyre  pos asaj që  Ti më  urdhërove . Ta adhuroni  All-llahun, Zotin tim  dhe Zotin t’uaj,  dhe sa isha ndër ta , kam qenë përcjellës i  tyre e pasi  që më  more mua, Ti ishe përcjellës (dëshmues) i tyre. Ti je  dëshmitar për çdo send”. (Maide: 116-117).

Këto tekste  tregojnë se Mesihu (Krishti) ka qenë thjeshtë njeri  dhe ashtu është përmendur në Ungjill,  dhe vijmë në përfundim  se Krishterizmi nuk është ai për të cilin ka ardhur Mesihu ( Krishti).

Krishterizmi i sotëm  është vetëm rezultat  i të shënjtit Paul. Këtë e gjejmë  në Umgjill në letrat  e para dërguar Romës, i cili me shënjtërinë e tij e  tregon  fuqimisht  se Isai  është djalë i Zotit  pasi ai nuk ka mbetur me të vdekurit.

Nëse është  ashtu, atëherë si qëndron puna me  ata të cilët i ka ngjallur Isai  pasi ka qenë i vdekur !? Si qëndron puna me pejngamberët   si Ilija, Joshua !? A thua  a janë edhe ata djemtë e Zotit!

Pauli  ka konkluduar se  Mesihu (Krishti) është Zot,  sepse  sipas pretendimit të tij nuk ka vdekur, (është ringjallur)! Këtë pretendim e kanë shfrytëzuar  themeluesit e fesë  së krishterë  në çështje tjetër. Është e ditur se  besimi në  “Trinet”  nuk është besim i Orthodoksëve . Pra “Trineti” si besim është  pranuar në shekullin e  IV e më vonë , (shiko  temën “Trinity” , Shtypshkronja e shkencave britanike).

Krishtenizmi nuk është fe e logjikës  dhe nuk është shpallur prej All-llahut dhe të dërguarit e tij, por është prodhim njerëzor.

Islamin e pranojmë  si besim të logjikshëm  dhe të natyrshëm. All-llahu është  Një, me të gjitha cilësitë e Tij dhe nuk i ngjason  asgjë Atij. Një i vetmi dhe nuk është i ndarë. I vetëm në veprimtarinë e Tij dhe nuk ka asnjë rival. Nuk ka lindur, dhe nuk është i lindur dhe asgjë nuk i ngjason  dhe nuk është i barabartë me  Të.

Islamin e pranojmë për shkak të  librit të shenjtë  Kur’anit, libër i vetëm që nuk ka pësuar  asnjë ndryshim  gjatë 14 shekujve. I cili i ka zbritur   Profetit Muhamed  dhe vetëm ai ka qenë përgjegjës për të.

Çështja e besimit është më e rëndësishmja  në jetën e njeriut. Një hadid kuranor  thotë, “Ju njerëz dijeni se jeta  e kësaj bote  nuk është tjetër  veçse lojë , kalim kohe  në argëtim, stoli, krenari mes jush  dhe përpjekje  në shtimin e pasurisë  dhe të fëmijëve , e që është  shembull i një shiu  prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet  dhe e sheh  atë të  verdhë, mandej të thyer e  llomitur, e në botën tjetër  është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh  dhe dhurim i kënaqësisë ndaj  All-llahu, pra jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se përjetim mashtrues”.

Kur’ani ndryshon nga Ungilli, sepse Ungjilli ka patur nevojë  që të kundërshtohet dhe të kritikohet  në vetë tekstet  për të ardhur  deri te teksti  më i përshtatshëm  me origjinalin e humbur  (Dairetul Mearif el Britanie, Kapitulli “Bibla”).

Në Kur’an kurrë nuk lexojmë  se ALL-llahu ka pushuar (Ungjill, 2:2), ose ka fjetur  (Mezairë, 87:56), ose ka dalë në dyluftim me njeriun  dhe ka ngadhëënjyer njeriu ndaj Tij ( Tethnije, 32:22, 32).

Në Kur’an lexojmë se All-llahu është Një , nuk ka Zot  tjetër përveç Atij. Ai është  mbikëqyrës i përhershëm  dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap kotje as gjumë, gjithçka  ka në qiej dhe në tokë  është vetëm e Tij. Askush  nuk mund të ndërmjetësojë  tek Ai, pos me lejen  e tij,  Ai e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo  që Ai di, tjerët dinë vetëm aqë sa  ka dëshiruar Ai. Dija dhe sundimi i Tij  përfshin qiejt  dhe tokën, kujdesi i Tij  ndaj të dyjave  nuk i vjen rëndë. Ai është më i larti, më i madhi”. (Bekare:255).

Edhe  në Ungjill edhe në Teurat  lexojmë shumë shtrembërime që nuk mund të krahasohen me ato që tregon Kur’ani.

Në Kur’an lexojmë, “ All-llahu i ndihmom ata  të cilët  kur Ne u mundësojmë  vendosjen në tokë  e falin namazin, japin zekatin, urdherojnë  për të mirë dhe  largojnë prej të keqes, All-llahut  i takon përfundimi i çështjeve.”. (Haxh:41).

E lexojmë edhe hadithin ku Profeti Muhamed këshillon, : “Mos shkatërroni, mos teproni, mos masakroni, mos vritni fëmijët, dhe as ata  që janë në faltore”. (Tranmeton  Ahmedi nga ibn Abasi).

Profeti Muhamed këshillon, “ Mos  vritni plakun e lodhur dhe as fëmijën e vogël dhe as gruan, mos plaçkitni, mos tuboni pasurinë në një vend, tregohuni  edukativ se jeni  rregullues , dhe bëhuni  të mirë  se All-llahu  i do të mirët” ( transmeton  Ebu Davudi ngs Enesi).

Islami është i pranuar edhe për shkak të  specifikave tjera, që janë  shumë interesante dhe të dobishme në Kur’an, këto janë faktet  kuranore  të cilat kanë qenë  në fletushkat e mëhershme, që dëshmon  pajtueshmërinë e Kur’anit dhe  librave të mëhershme.

Rallë mund të gjejmë libra jehud apo të krishterë,  të cilët kanë qenë para Kur’anit e që nuk kanë të përbashkët me Kur’anin.

Në librat e shenjta ka dëshmi të palogjikshme të popujve të vjetër, si  besimi i trinitetit  dhe besimi se i biri i Zotit  është  Zot , djalë i virgjëreshës  i cili është sakrifikuar  në kryq për  t’i pastruar  mëkatet e njerëzimit, e cila është ngjarje e  ngjashme  e përmendur te Hindusët  dhe te Budistët, e disa prej tyre përmenden edhe në fetë e Egjiptasve të vjetër.

Po ashtu mund të hasim  një ngjashmëri  interesante  në mes besimeve dhe adhurimeve  të popujve të vjetër të Azisë  së Mesme  të cilat kanë qenë  sekrete me  fenë krishtere. Zotat e këtyre feve vdesin  në një sezon të caktuar, e pastaj më vonë ringjallen, ato janë Zota që i ngjasojnë njeriut. Kjo na e kujton atë që në krishterizëm quhet “shenjtërimi ( të bërit e Mesiut Zot) ( Historia kishtare  : Xhon  Lajmir)”.

Unisimi ka qenë qëllimi kryesor  te të gjitha këto rituale, siç është rituali i dhënies së gjakut  dhe vetëflijimi. Nga vetëflijimi  dhe sofra e ushqimit  në të cilin njerëzit hanin mish , njerzit e konsideronin Zot,  e pastaj llogaritnin,  se me atë ushqim  ata janë bashkuar  në Zotin (janë shpirtëzuar në  Zotin). A nuk është kjo  e ngjashme me  ritualin  që të krishterët  e quajnë  darka e Zotit (Kjo gjendet  në librin  “Krishterizmi , zanafilla  dhe zhvillimi  i saj” i autorit Çarl Xhimbiri fq. 92-99)”.

Tregimi i Jusufit a.s.  ëhtë tregimi  i vetëm  i cili në Kur’an  është i përmbledhur  në një vend (sure). Këtë  gjë nuk mund ta hasim  në anjë  nga librat jehude apo krishtere.

Atë që e treguam  në tregimin  e Jusufit është  e njejtë  te të gjitha tregimet e tjera në Kur’an.

Kjo na sjell në përfundim se është e pamundur që Profeti Muhamed  si njeri analfabet,  i cili jeton në shkretëtirë , t’i ketë lexuar  të gjitha faqet e secilit libër, të cilat deritani as që i kemi ditur se ekzistojnë.

“ O pasues  të librit , ju ka ardhur pejngamberi Ynë  që t’ju  sqarojë  shumë gjëra  të cilat ju i keni mbajtur sekret  nga libri, dhe shumë gjëra t’ju falë. Nga  All-llahu , veç ju  ka ardhur  drita dhe libri i qartë”. ( Maide:15).

Islami është i pranuar edhe për  shkak të mrekullive  shkencore në Kur’an, ku spjegohet krijimi i qiellit dhe tokës, “ A nuk e dinë ata , të cilët  nuk besuan  se qiejt e tok ishin   të ngjitura e Ne i ndamë”. ( Enbija:30).

“Ai natën ia mbështjell  ditës dhe  ditën ia mbështjel natës” ( Zumer:5).

“Ne i bëmë  natën dhe ditën dy fakte  ( që dokumentojnë fuqinë Tonë, e shenjën e natës e  shlyem (e erresuam) e shenjën e ditës e  bëmë të ndritshme” (Isra:12).

Është interesante se  disa  libra jehudë  para Kur’anit  si “Apocalypse of  Baureli”  e përmendin  ketë mrekulli shkencore mirëpo është përzier  me besëtytni  ku përmend se qiejt, dielli  dhe yjet  janë pikëlluar  për daljen e Ademit  nga Xheneti në hënën, e cila  ka qeshur  për të  dhe Zoti  e ka  dënuar me  marrjen e dritës prej saj! Nxjerrur nga libri  “The  legends of jews” Adam 92.

Para 3. 8 bilion viteve  sipërfaqja e tokës ka qene e mbuluar me ujë  dhe sasia më e madhe e ujit është vendosur nën sipërfaqen e  tokës. Gjatë formimit të xeheve këto ujëra  kanë arritur mbi sipërfaqe sikur të isin detëra të vluar  nga shëprthimet e vullkaneve . Marrë nga libri  “Psysical geology”  Flint  and  Skinner P. 308-309) 2 Edition.

Këtë e dëshmon edhe Kur’ani, “Dhe pastaj  e sheshoi (e rrafshoi) dhe prej saj  e nxorri ujin  e saj dhe kullosat e saj”.

“A nuk e bëmë  Ne tokën e përshtatshme  (për  jetë”,  ndërsa kodrat shtylla” (Nebeë:6,7)

“A nuk e kemi bërë tokën shtrojë, kurse malet shtylla. Dhe  Ai ka  shpërndarë kodra  ( të forta) në tokë ashtu që  ajo të mos  lekundet  me ju” (Nahl 15).

“All-llahu është ai që krijoi  shtatë palë qiej  e edhe prej tokës  aqë sa ata,  në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur  se All-llahu  ka fuqi për çdo send, dhe që  me të vërtetë All-llahu  ka përfshirë çdo send  me dijen e vet”. (Talak 12). “Në ta zbatohet (urdhri)  vendimi i  All-llahut”.

“ A nuk i ke  parë se All-llahu  drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë  e mëdha  si kodra breshër dhe me të godet kë do,  e ia largon atij që do, e shkëlqimi i vetëtimës  së dritës së resë gati se s’të merr të pamit”. (En Nurë:43).

Valët e brendshme të detit dhe errësirën  e thellësisë së detit  të vërtetuara shkencëriht  i lexojmë në Kur’anin fisnik ku thuhet, “Ose janë si errësirat ne det të thellë  të cilin e mbulojnë valë mbi valë  ato retë e dendura , pra errësira  njëra mbi tjetrën sa që nuk mund  ta shoh ai (njeriu) dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë , ai nuk ka për të pasur dritë”. (En Nurë:40).

Ndërsa lidhur me takimin e dy deteve me cilësi të veçanta  (Deti Mesdhe dhe Oqeani  Atllantik) në kur’anin fisnik lexojmë, “ Ai lejoi  dy detet të puqen ndermjet  vete. Ndërmjet atyre  është një pengues  që ata dy nuk e kapërcejnë . E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Prej atyre të dyve nxirren  margaritarë e diamante”. (Err Rrahman 19,20, 21,22).

Zanafilla  e kuptimit  të plotë  sa i takon embrionologjisë  ka filluar  në vitin 1651 kur Harfi e jep mendimin e tij se çdo gjë e gjallë  së pari formohet  prej vezorit e pastaj embrioni gradualisht zhvillohet pjesë pas pjese.

Këtë e konstaton  mjeku akademik  francez Mouris Boukall në librin e tij  “Kur’ani, Tevrati, Ungjilli dhe shkenca”.

Kur’ani fisnik zhvillimin e embrionit e spjegon si vijon, “Ne e krijuam  njeriun  prej një uji  të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, pastaj bëmë  të dëgjojë e të shohë”. (El- Insan:2).

“Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin  prej një pike  uji të dobët”. (ES-Sexhde:8).

Dr. Keith  I. Moore, i cili  e ka pranuar fenë Islame, është  dijetar, profesor dhe dekan  i katedrës në  fakultetin e mjekësisë  yë Universitetit  “Toronto”  në kanadë. Ka shkruar librin “The  developing human-viyh Islamic additions” 3 Edition “Zhvillimi i krijimit  të njeriut  (embrionit)  siç paraqitet në islam, duke i spjeguar në holllësi etapat e zhvillimit të embrionit ne foshnje.

Në Kur’an thuhet se  mënyra e kryqëzimit të  Mesihut (Isait) a.s.  është  e dyshimtë, e pasigurtë dhe vetëm hamendësuese. Këtë mund ta vërrejë edhe lëxuesi i Ungjillit. Në Ungjill sipas Markut  thuhet se, “

Të gjithë nxënësit e Mesihut kanë ikur dhe  e kanë lënë vetëm Mesihun, që don të thotë se nuk e knë parë ngjarjen.”.

Këtë e ka komentuar edhe  Karl  Xhebxhebiri, dekan i falultetit  ye Historisë  ne Paris në librin e tij, “Krishterimi, zanafilla dhe zhvillimi i saj”, fq. 38, Botues  “Darul Mearif”, ku thotë  se, “ Është e mundur  që shumica e ngjarjeve , posaçërisht sa i përket kryqëzimit  e kanë humbur qartësinë e tyre  në mendjet e besimtarëve  para shkrimit të Ungjillit dhe në opinionet e tyre  kanë ndikuar  shumë proverba të ndryshme  të përhapura në lidhje, pastaj janë interpretuar në  menyr të ndryshme  saqë e kanë humbur thelbin e ngjarjes”.

Ne e pranojmë Islamin për shkak të paralajmërimeve  të qarta për pejngamberin  e Islamit në librat e shenjta  te pasuesit e librave  të shpallura. Pejngamberi i Islamit është  paralajmëruar  në  Telmud, në Mijdarishe, në Sudë të Bigjrafes (është libër  i jehudëve para zbritjes së Kur’abit).

Në  Apokrifrt  (libër sekret i krishterëve të paraislamit).  Ku ka argumentë për Qaben, për keftherin, për pejngamberin e fundit i cili do të vijë më vonë , po ashtu në këtë libër ekziston fjala Islam.

Në këtë libër ka paralajmërime  për kohën kur do të lind ky pejngamber  i mëvonshëm dhe cilësitë e tij dhe për triumfin e tij  ndaj perandorisë Romake, dhe për librin i cili do t’i zbres atij, dhe po ashtu për emrin e tij.

Lidhur  me  trillimet për Mesiun (isain), ne Kur’an thuhet, ” Madje për shkak të thënies  së tyre:- Ne   e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e  Merjemes , të dërguarin e All-llahut. Por ata as nuk e mbytën , as nuk e  gozhduan (nuk e kryqëziuan me gozhda), por atyre  u përngjau.

Ata që  nuk u pajtuan (rreth mbytjes), janë në dilemë  për të (për mbytjen) e nuk kanë për të kurrfarë  dije të saktë , përveç  që iluzojnë. E ata me siguri  nuk e mbytën  atë. Përkundrazi , All-llahu  e nfriti pranë  Vetës. All-llahu është i Plotfuqishëm , i dijshëm”. (en Nisa:i57-158).

Kështu e përshkruan Kur’ani  mënyrën e kryqëzimit  të Mesihut (Isait). Është çështje e dyshimtë , e pasigurtë dhe vetëm hamendësuese.Këtë mund ta verejë edhe lexuesi i Ungjillit.  Ungjilli sipas Markut përmend se, “Të gjithë  nxënësit e mesihut  kanë ikur  dhe e kanë lënë vetëm  Mesihun, me fjalë tjera  nuk e kanë parë ngjarjen”.

Këtë e ka komentuar  Karl  Xhebxhebiri , dekan i fakultetit  të historisë në Paris në librin e tij , “Krishterizmi, zanafilla dhe zhvillimi i saj”. Fq. 38, Botues “Daul Mearif”, ku thotë se “ Është  e mundur shumica e ngjarjeve , posaçërisht sa i përket kryqëzimit  e kanë humbur qartësinë  e tyre në mendjet  e besimtarëve  para shkrimit të Ungjillit dhe në opinionet e tyre  kanë ndikuar  shumë proverba  të ndryshme  sa që e kanë humbur thëlbin  e ngjarjes”.

Qëndrime të ngjashme   në lidhje më këtë ka edhe prifti  Dr.  Xhon Lormer në librin e tij “Historia e kishave’. Po ashtu edhe  Çarl  Xhimber, dekan në fakultetin “Historia e feve” në universitetin e Parisit në librin e tij, “Krishterizmi, zanafilla dhe zhvillimi i saj”. Pastaj Frang Jong në (ligjeratën pë studimin e ungjillave në  Universitetin e Birmingenit) në librin, “Astura  e shpirtëzimit të Zotit në Isën Mesihë”, fq. 163, se “ Krishterët e ri grekë , të cilët  flasin greqisht , janë ata të cilët  Isën mesijh  e kanë shndërruar në  jehudij  nga Palëstina , në krijesë Zot  të shpirtëzuar  dhe kështu e kanë cilësuar  pasuesit jehud , pra Mesijh.Me këtë cilësi të turbullt  ka depërtuar dersa ka arritur në kisha  të ndryshme të jehudëve  dhe te të tjerët, derisa  ka arritur  te pika  e trinitetit”, (Xhon Hake, profesor  në universitetin , Biemingen  në librin “The myth of God inkamate”)

Udhëheqësi e Renesansës në Evropë në shekullin e 18 lidhur me krishterizmin e ndajnë të njejtin mendim se ,”Tregimet e Ungjillit  janë bëstytni , doke dhe zakone , tregime të dëshmorëve  dhe tregime përrallore”. Mbi këto çështje është thmeluar  kisha krishtere thotë Bedijr, “Feja krishtere është  ndërtuar mbi  bazën e besimit të kotë , është prej feve  më të ërrëta , ku shumica   është urrejtje e cil shkakton të keqe  të përgjithshme , shumica e saj  është fatkeqësi, shumica e saj tregon parime  fënijërore të edukatës , shumica e saj  tregon  për  fanatizëm”.

Imanuel Kanti thotë, “ Nuk duhet t’i përmbahemi  beimit të krishterë , besimit të tij, apo  besimit në Mesihun si Zot dje si sakrifikues . I krishteri  beson  se Mesihu është kryqëzuar  për të falur gabimet e njeriut”. (Ref: Libri “historia  e krishterizmit” , autor prifti : Xhon Lormer. Vëllimi i 5 , Botues : Daurth-Thikajeti).

Këto janë mendime të priftërinjve të njohur të dhekullit 19. Personliteti gjerman  Shtrause i ka mohur mrekullitë e Ungjillit  duke thënë, “ Meta, lika dhe Gjoni nuk e kanë shkruar Ungjillin, por e kanë shkruar të tjerët  se jeta e Jezusit  është përshkruar  nga proverbat  të cilat i kanë shpikur  shkruesit e ungjillave.”. Siç ka shkruar  Kebrik Xharil themeluesi i  asaj që quhet “Orthodoksizmi  i ri Evropian” ref. Ibid. “ Shkrimi i besimit të Krishterë”.

Ekziton edhe njw numw tjetwr i të , nga dijetarët dhr tëtjerët , që mendojnë se duhet larguar nga idetë e tilla derisa  ka arrutur  në nivelin që kanë dalur në votim, ku 21 nga 29 peshkopë  anglezë  kan♪7 votuar pro kësaj iniciattive, shumica prej tyre kanë mhuar  çështjet si  atë se Isai  ështëZot, por e llogarisin  prej të vdekurve. Prej 31 peshkopëve , 19  peshkopë e  logarisin  si “God dupreme agent”, Gzeta  DAILLY NEWS, e datës  25  qershor 1984,  të cilën e ka raportuar  libri “ Anëtarët  e kishës angleze  dhe mendimi se Isai është Zot”.

Teurati pëbëhet prej shumë librave , ku ndonjë libër i përshkruhet  ligjit të librit  të shenjtë  Teuratit e ndonjբherë  fshihet nga ajo, si p. sh.” Fletushka  e Bernabës” dhe  “Tendimet e Butros”, “Pastori Hames”, “Porositë  e Jakubit”, dhe nuk kanë qenë  stabile derisa ka përfunduar  nëvitin 297, pasi është  bazuar nga tekstet e Dhjatës së Vjetër (Botues: Darul Mashrik 1989).

Në Mesjetë , në vendet e krishtera femra  është konsideruar magjistare (shtrigë), e duke i akuzuar me këtë  i kanë ekzekutuatar  më shumë se 1000 gra. Pozita e gruas është përmirësuar  në kohën e Renesansës, mirëpo kjo nuk ka zgjatur shumë.

Sa i përket Islamit, Islami i ka dhënë femrës  të drejtën trashëgimore , të drejtën e pronësisë , të drejtën e dëshmisë,  të drejtën e arsimimit, të drejtën e lidhjes së kontratave , të drejtën e testamentit, të drejtën e gjidhenies etj. Në Islam femra është e nderuar  dhe e respektuar, pa marrë parasysh a është e kurorëzuar apo e shkurorëzuar.

Në kohë të fundit është shkruar libri “Kujtime nga  nga historia arabo-islame  “,.Distributor “Shoqata ndërkombëtare e Kryqit të  Kuë, ku përshkruhet  tradita e luftëtarit  së luftëtarit me mëshirën, gjatë luftës në  trshëgiminë kulturore  Islame. Libri përshkruan thënien e Ebu Bekrit , udhëheqësit të çlirimit të Sirisë, “O njerëz ! Mos  tradhtoni, mos përvetësoni, mos e thyeni besën, mos i damkosni kufomat,mos vrisni fëmijë, foshnje,  të moshuar apo gra. Mos i prisni hurmat   e mos i digjni ato, mos prisni pemë të fryrshme , mos therrni  bagëti të imta  o të trasha, bëjeni vetëm për të ngrënë…”.

Libri  bën krahasim  të kësaj porosie dhe  protokollit të  parë të vitit 1988 të shtojcës së  “Marrëveshjes së Gjebnevës, në nenin  51, 64.

Në libër është edhe porosia e Ali ibn Ebu Talibit, “ Kur  hyni në ndonjë vend , mos sulmoni të plagosurit, mos hyni në shtëpi pa lejen e tyre, mos merrni asgjë nga pasuria e tyre, mos i malltretoni gratë edhe nëse ju ofendojnë dhe kujtoni All-llahun nëse doni të  mëshiroheni”., dhe bën krahasim  me nenet  41, 72 të protokollit  77 të “Konventës  së Gjenevës” (Gazeta Ahram  e datës 06-05-1994, Thënie nga Ahmet Bexhet).

Këto janë disa nga argumentet që i ofron ky  libër që është mirë  t’i dijë çdo besimtar, për të vendosur se cilën fe do ta përqafojë dhe cilës fe do t’i takojë.

E rëndësishme është që besimtari ta edukojë dhe fisnikërojë shpirtin e tij,  që në jetën që e jeton të kryejë vetëm vepra dhe punë të mira e të dobishme për veten e tij, familjen e e tij,  për shoqërinë dhe për tërë njerëzimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat