Drejtësinë e adhurojnë të gjithë, sepse është në interesin më të mirë të njerëzimit!
Nga drejtësia nuk ka frikë as kush, me përjashtim ata të cilët kanë bërë krime?!
Edhe pse gjasat mund jenë nganjëherë të padrejta e që dënohen edhe individë të pafajshëm, frika ndaj drejtësisë e atyre që nuk e kanë bërë as një të keq është inekzistente!
Kundër drejtësisë dhe kundër ndriçimit të krimeve dhe ndëshkimit të kriminelëve janë vetëm ata që vet kanë marrë pjesë në krim, përkatësisht ata të cilët edhe pse nuk kanë marrë vetë pjesë në krim, kanë prirje kriminale, prandaj nuk mund të pajtohem me emisionin fisnik të drejtësisë në luftimin e krimit!
Krimi është e keqja më e madhe e njerëzimit, prandaj në çdo shoqëri duhet të luftohet më të gjitha mjetet në dispozicion!
Në të kaluarën kur njerëzimi ka qenë në nivelin më të ultë të zhvillimi dhe emancipimit, krimin e ka luftuar me mjete të veçanta, ani pse në të shumtën e rasteve nuk kanë qenë në proporcion me peshën e fajësisë ndaj të cilëve janë zbatuar për shkak të bëmave kriminale!
Ky shembull jep për të kuptuar se historia e luftës kundër krimit dhe bartësve të tij është e lashtë po aq sa është e lashtë edhe vet shoqëria njerëzore dhe format e organizimit të saj...
Edhe sot në kohen bashkëkohore ku mjetet e luftës kundër krimit janë shumë më të sofistikuara se në të kaluarën, lufta kundër krimit dhe bartësve të tij paraqet sfidë për çdo shoqëri...