Jo, jo kurrë në këtë mënyrë s’keni për të fituar, ju opozitë shqiptare, siç shihet, qëllimi i juaj nuk është fitorja ndaj BDI-së, po sa për t’u bërë parti e legjitimuar parlamentare e lokale me disa deputetë në parlament e disa këshilltarë nëpër komunat shqiptare dhe kaq.
A dhe ju për interesat tuaja të ngushta partiake luani me popullin e ngratë. Po haj ta shohim, si, të ndarë e të përçarë do ta fitoni partinë e fuqishme BDI-në, 19 vjet radhazi në pushtetin qendror e lokal, po a se mendoni se afër dy dekada kanë punësuar me mijëra e mijëra njerëz në ministritë e drejtoritë e ndryshme qeveritare e lokale, po sa arsimtarë në fillore e të mesme kanë punësuar, po sa profesorë universitarë, po 2700 punëtorë administrativë që rrinë në shtëpi e marrin rroga.
Po gjatë zgjedhjeve lokale nëse qytetarëve të varfër partia në pushtet ju jep nga 500-1000 denarë për hirë të votës, ua paguan çekat e rymës, telefonave e tatimeve të obliguara shtëpiake!? Po ju opozitë e dashur, por e përçarë keni punësuar ndonjë, keni para për të blerë votat? Jo. Po ja do thoni shumica s’ia japin votën BDI-së, ani ne mos ia japin, po prapë i kanë të sigurtë komunat kryesore shqiptare, Çairin, Tetovën, Kërçovën, Strugën, bile me kësi opozite të përçarë BDI-ja mund ta marrë edhe Gostivarin. Sinqerisht ju pyesim opozitë e dashur, sa prefektura do merrni kêshtu të ndarë?
Përçarja e opozitës e kënaq BDI-në, shkurt e qartë, fitoret e njëpasnjëshme BDI-së ia jep përçarja e opozitës shqiptare.
Si shembull e marrim Tetovën.
Ju lutemi na tregoni se si do fitojë opozita e copëtuar në tri pjesë: ASH-AAA, BESA, PDSH, më e keqja se kurrë nuk mund të bashkohen për shkak se më shumë kanë armiqësi ndaj njëra tjetrës sesa ndaj BDI-së. PDSH-ja më mirë do bashkëpunojë me BDI-në e s'do ta shoh ASH-në e Selës, poashtu edhe BESA për shkak Alternativës do bashkëpunojë me BDI-në sesa me ASH-ALTERNATIVA.
Partitè opozitare mundohen tè eliminojnè njèra tjetren e jo BDI-nè.
Çdo analizë qê të bëhet për Tetovën kurrsesi nuk del e favorizuar opozita, po BDI-ja qè gjatè balotazhit partia e Ali Ahmetit do i ketè me vete edhe PDSH-nè, BESËN pse jo dhe LSDM-nè e Zaevit.