Por, po shpresojnë se para se t'ju ndodh kjo do të arrijnë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti dhe të vazhdojnë t'i trashin pasuritë e tyre përsëri me hajni, korrupsion dhe krim ekonomik.
Vetëm ata që nuk janë në rrjedha të ngjarjeve në interes të Kosovës dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe nuk i preokupon zhvillimi i shtetit të Kosovës, nuk duan ta pranojnë, se pavarësisht cili apo cilat subjekte politike kanë qeverisur me vendin, në mënyrë të përsëritur e kanë pohuar se në Kosovë ka korrupsion dhe krim ekonomik. Por shumë pak, për të mos thënë aspak, i janë përkushtuar luftës kundër korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar dhe anomalive tjera.
Dyshohet shkaqet të kenë qenë nga më të ndryshimet pse korrupsioni dhe krimi ekonomik nuk janë luftuar aq sa do të duhej të luftoheshin dhe bartësit e tyre të procedoheshin para Gjykatave kompetente për të marrë dënimin e merituar.
Ndër shkaqet janë përmend:
1. Ndikimi i politikës në pavarësinë e Gjykatave, me porosi nga pushtet mbajtësit se ky individ nuk mund të dënohet.
2. Prokuroritë dhe Gjykatat asnjëherë nuk e kanë pasur guximin t'i procedojnë të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj, të dyshuar për korrupsion dhe krim ekonomik të organizuar.
Edhe sot haptas angazhohen disa forca politike dhe individë të autoritetshëm që mos të ndryshojë qasja ndaj luftimit të korrupsionit dhe krimit ekonomik, prandaj edhe u dolën në mbrojtje disa bashkë partiakëve të tyre, të cilët kohen e fundit u arrestuan nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim pozitash.
Ç’është e vërtetë nuk është që nuk ka pasur arrestime për korrupsion, krim ekonomike të organizuar dhe keqpërdorime tjera, por peshqit e mëdhenj kanë mbetur të paprekshëm në mënyrë konstante në të gjitha qeveritë e pas luftës.
Qasja e luftës ndaj korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar pas ardhjes së qeverisë Kurti, ka ndryshuar, korrupsioni po luftohet dhe të korruptuarit kanë filluar të ndiqen penalisht dhe të arrestohen nga Gjykatat nën dyshimin se janë të korruptuar.
Përderisa nuk procedohen edhe peshqit e mëdhenj të dyshuar për korrupsion, krim e ekonomik të organizuar, të vërtetohet në bazë të fakteve nga Gjykata se pasuritë e tyre nuk janë, apo janë të kundërligjshme, korrupsioni dhe krimi ekonomik nuk do të mund të luftohet as nga Qeveria Kurti, përkundër premtimeve.
Lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar dhe lufta kundër çkapjes së shtetit dhe angazhimi për një shtet të së drejtës për të gjithë, duhet t'i bashkojë të gjitha forcat politike pa dallim opozitë ‐pozitë dhe të jetë konstante pavarësisht se cilat subjekte politike e qeverisin vendin, sepse vetëm kështu do ta kemi një shtet, të cilin do ta dëshironin të gjithë qytetarët e Kosovës.