Kurti dhe Vuçiq, do i puqin vetëm grushtat apo edhe do i provojnë mushkat

Opinione

Kurti dhe Vuçiq, do i puqin vetëm grushtat apo edhe do i provojnë mushkat

Nga: Dedë Preqi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:56
Dedë Preqi

Problemet në mes Kosovës dhe Serbisë, akoma duken komplekse, dhe duke menduar se do gjindet një zgjidhje e qëndrueshme për të dyja palët, na lë gjithnjë ndjesinë e shpresës, që do gjindet një adresim që vjen nga kultura për vetë kulturën njerëzore dhe për njeriun që është protagonist i saj.

Sot Kosova dhe populli i saj e ka një pamje tjetër me shijen e jetës, ndërsa dje e kishte gjithë një pamje dhe shije tjetër, e kishte një pamje të shëmtuar dhe të tmershme nga lufta dhe shkatërrimi i saj, por njeriu prapë e ka edhe një shpresë në fushën e ëndërrave të veta dhe realizimin e tyre, duke e përtëri jetën përsëri.

Në fakt, ne nuk mund ti harrojmë kurrë ato golgota të rënda nga kriminelët dhe makineritë fashiste të Serbisë, por sot duhet të drejtohemi kah një qëllim përfundimtar dhe të diskutojmë se deri në ç’pikë kemi ardhë dhe çka mund të arrihet në të ardhmën, që mos të na përsëritet historia edhe ndonjëherë tjetër.

Nuk ka krim edhe pa përgjegjësinë përkatëse, prandaj edhe Serbia, duhet ta pranojë krimin dhe gjenocidin që ka shkakëtuar ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popujve të tjerë, sepse për ato ngjarje tragjike dikush duhet ta merr përgjegjësinë, e cila nuk kishte me i ngjallë gjitha ato viktima, por sëpaku do ua lehtësonte dhëmbjen familiarëve të tyre, të cilët akoma janë në pritje të shumë përsonave të pa gjetur deri më sot.

Kryeministri i Kosovës, zotëri Kurti, nuk e ka të lehtë takimin me Aleksandër Vuçiq, sepse Albin Kurti, edhe pse vetë i përjetojë torturat dhe vuajtjet nëpër burgjet serbe, ky shtë njeri i paqës dhe i ka duart e pastërta, ndërsa Vuçiq, i takon një rangu tjetër, nëse e marrim kohën e Millosheviqit, ky ishte Ministër i Informimit, që i takon kohës së Serbisë fashiste, i cili duhet t’ia rikujtojë vetëvetës se nuk mundet të bëhët asnjë lloj ndryshimi pa u munduar me gjitha forcat dhe pa pranuar ligjin e gabimit.

Mirëpo tani, bëhët fjalë që të luftohet ndryshe, duke u kthyer në një arritje të natyrshme e njerëzore, që të dyja palët, ajo shqiptare dhe serbe të gjejnë një praktikë tjetër të jetës dhe ajo bëhët vetëm përmes rrugës paqësore, që do ti shëronte së paku plagët e kohës dhe do shërbente si shëmbëll për gjeneratat e reja, dhe vetëm në këtë mënyrë do të çlirohemi nga urrejtja dhe nga armiqësia në mes njëri-tjetrit.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i Serbisë, Vuçiq, në takimin e tyre në Bruksel, do i puqin grushtat, në kuptimin e asaj përshkak të Covidit 19, që është bërë shprehi të bëhët përshëndetja duke i përpjekur vetëm grushtat, ndërsa a do ti provojnë mushkat, e ka domethënjën tjetër, se cili i ka mushkat më të fortë që ngrehin më shumë, në atë kuptimin metaforik.

Në kuptimin metaforik, Albini i ka mushkat e vegjël por kanë zemër të madhe, dhe qerren e nxjerrin nga balta, ndërsa Vuçiqi, i ka mushkat më të fortë, janë agresiv dhe dinakë, ata e thyejnë qerren pa dalë prej balte. Dhe tani, duke u nisur prej kësaj metafore, këtu njeriu përgaditet për një marrëveshje shumë të rëndësishme, por edhe për të shpëtuar para se gjithash atë grimcë sa do të vogël paqëje, për të cilën bëhët fjalë edhe për të cilë po investohet në këto marrëveshje në mes palëve.

Me palën serbe duhet domosdoshmërisht të dialogohet për një marrëveshje të qëndrueshme dhe në favor të paqës në mes këtyre dy popujve, mirëpo pa përfshirjen e SHBA-ve, nuk do të ketë marrëveshje efektive, sepse pala serbe dhe Vuçiqi, duke u bazuar edhe në marrëveshjet paraprake, akoma nuk janë të gatshëm për të pranuar realitetin në Kosovë, dhe këto negociata janë përpjekje e tyre për të fituar kohë brenda një situate të tillë, për të iu bishtëruar rrethanave dhe realitetit të kohës, me tiparin e mospajtimit dhe kontradiktave të tilla në rrethana historike.

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, është një përsonalitet i thjeshtë, QË DUHET ME I BESUAR, që është i lidhur shpirtërisht me ndjenjat dhe vuajtjet e popullit të vet, i cili qeverisjen e vendit të vet nuk e konsideron si arbitraritet ose privilegj, por si thirrje e shumicës së popullit të vet, për ti bërë ballë një rreziku që i kanoset këtij populli edhe në kohën kur konsiderohet si kohë e « paqës ».

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat