Sot, 18 korrik 2021, në moshën 79 vjeçare, pushoi së rahuri zemra e nënës së dytë, mësueses sime të parë e shumë të dashur, Qerimane (Imami) Ismaili, e cila për së pari herë m'i mësoi shkronjat e para të alfabetit. Kemi shkruar për shumë të ndjerë, po kurrë nuk e kemi ditur se dhimbja për mësuesen time Qerimane do jenë më të fuqishme se fjalët ngushëlluese për te.
Vdekja e mësueses sime Qerimane ka përmbysur fjalët e mia e janë shndërruar në heshtje, aq sa më duket se së bashku me mësuesen u larguan edhe shkronjat e shtypit e të dorës që m'i mësoi ajo sa që kemi mbetur jetim.
Mësuesja Qerimane kurrë nuk na mësonte me dhunë, por përpiqej të siguronte kohën për të na mësuar. Atë dituri që nuk e kuptonim, durimi e urtesia e saj na detyronte ta kuptonim.
Ajo nuk na mbushte kokat tona fëmijërore të zbrazura me dije, por ndezte zjarre trurore te ne për të na mbushur dashuri diturake.
Mesuesja Qerimane e entuziazmuar me nxënësit shpesh përdorte refrenin edukues: “Unë nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, unë vetëm mund të ju bëj juve të mendoni.”
Mësuesja Qerimane nuk folte, por shpjegonte për të na insipruar.
Mësuesja Qerimane bëhej qiri për të ndriçuar rrugën e nxënësve. Konfuçio thoshtr se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë.
Mësuesja ime Qerimane Ismaili me sjelljen, edukatën dhe diturinë ndaj nesh, nxënësve, ka prekur e hyre në përjetësi dhe kurrë nuk do përfundojë influenca e saj ndaj nesh nxënësve.
Çdo fjalë e mësueses ishte mësim, çdo hap i saj ishte shembull jetësor se si duhet vepruar e punuar.
Ishte mësuese që hapte derën e diturisë e edukatës për të hyrë vetë nxënësit në këtë derë të diturisë e edukatës.
Mësuesja ime e parë Qerimane Ismaili ishte mësuese e zemrës, e jo të librave të mëvonshëm.
O Allah, ashtu sikurse na hapte derën e diturisë mësuesja Qerimane Ismaili, edhe Ju o i Madhërishmi Zot hapnia dyert e xhenetit mësueses sime Qerimane( Imami) Ismailit dhe bëre banore të mësuesve shpirtëror në botën e përtejme të Parajsës, amin, amin, amin!