Thirrjet e opozitës për ta rrëzuar Kurtin, janë thirrjet e të dështuarëve

Opinione

Thirrjet e opozitës për ta rrëzuar Kurtin, janë thirrjet e të dështuarëve

Nga: Dedë Preçi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:25
Autori

Opozita e sotme PDK, LDK, dhe AAK, vjen si rrezultat i dështimeve të pushtetit të tyre që dikur ishin

pozitë dhe tani i pengon (suksesi) Qeveria e Kurtit 2, të cilët përmes matematikave të tyre

eksperimentale, të inicuar nga emocionet irituese, bëjnë thirrje për ta rrëzuar një qeveri të tillë,

sepse nuk u konvenon me ua prishë komoditetin që e kanë krijuar pa djersë dhe pa mundi.

Por një pushtet që vjen nga vullneti i popullit dhe ndërgjegjësimi i tij, përveç se është një meritë e një

shoqërie politike, pos tjerash do të fitojë edhe një kuptim të veçantë me imazhin e pranimit të masës

njerëzore, që prej këtu rrjedhin kriteret e vlerëshmërisë së një ekzistence kuptimplotë të njeriut,

shoqërisë dhe shtetit.

Qeveria Kurti, akoma duhet të jep prova për pretendimin e saj për ndryshime të mundshme për të

fituar besimin e popullit për një qeverisje të mirë, në të cilën gjithçka rrjedh përmes sundimit të ligjit,

dhe reformave të nevojshme në gjitha fushat që janë në interes të popullit, që mbi këtë bindje lind

edhe optimizmi për një gjendje normale dhe stabile të këtij vendi.

Kjo opozitë që ishte dje në pushtet njëzet vjet dhe për aq kohë ishin të pa efektshëm dhe të dështuar

me qeverisjet e tyre instinktive, të cilët e rritën pushtetin e tyre përmes klaneve dhe formave të

dyshimta dhe të korrupsionit, duke krijuar një rrjetë të fuqishëm të mafiozëve dhe hajnave brenda

pushtetit, të cilët krijuan brenda një kohe të shkurtër pasuri milionshe në kurriz të popullit.

Dhe pikërisht këtu qëndron edhe shansi i madh i kësaj kohe dhe qeverisje, që të depërtohet në

optimizëm, përmes formimit të një vetingu dhe formave tjera ligjore, dhe të gjithë ata që kanë krijuar

pasuri të jashtëligjshme përmes korrupsionit dhe formave tjera mashtruese, do të përgjigjen para

drejtësisë dhe një gjë e tillë së shpejti do të bëhët e dukshme dhe realitet në qeverinë Kurti.

Sigurisht se, kjo opozitë për deri sa ishte vetë në pushtet e cila më shumë rrënoj se sa ndërtojë, dhe e

cila me mangësitë e saj në qeverisje dhe me manipulimet e saj në secilin tender dhe marrëveshjet e

përfitimeve në secilin digaster, deri më tani asnjëri nga peshqit e mëdhenj nuk është i ndëshkuar,

mu për atë sot këta opozitar thërrasin për ta shkarkuar qeverinë Kurti, sepse ia kanë ndjerë erën

vitingut, i cili do ua prishë rehatinë.

Opozita e sotme në Kosovë, në krye me PDK, LDK, AAK dhe të tjera parti, kurrnjëherë nuk ka qenë më

e fortë se tani, duke e marrë si një përbërje e gjitha partive opozitare, por në përbërjen organizative

dhe aftësinë e saj për të treguar kritere të veprimit shoqëror e politik dhe në interes të popullit,

kurrnjëherë Kosova nuk ka pasë opozitë më të dobët, më çoroditëse, më primitive, më denegruese,

më arrogande dhe më të pa përgaditur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat