Uran Ismaili nuk është katapultuar për kandidatë për Kryetartë Komunës sëPrishtinës. Ai nuk është i panjohur për qytetarët e Kosovës, përkatësisht të Prishtinës.Përkundrazi,Urani ka kohë qëështë në politikë dhe ka përvojë në këtë zanat. Në të vërtetë ka shumë përvojënë veprimtarinë institucionale apo thënë ndryshe nëshërbimin publik dhe atë në shumë segmente dhe në mënyra të ndryshme. Ai ka qenëMinistër i shëndëtësisë, deputet dhe për disa vite edhe Sekretar në PDK. Kjo përvojëpa dyshim është përparësi shumëe madhe që ja shton vlerën kandidaturës së tij për Prishtinë.
Dikush do të thotë se nëhistoritëe garave elektorale për të parin e një qytetit,ka raste kur ndonjë kandidatë duke qenë krejt anonim,ky fakt nuk i ka penguar që të bëj garë të mirë dhe më pas tëtregohet i suksesshëm në punën e tij. Bile ka raste kur të qenunit anonim për një kndidatëështë kthyer në përparësi. Mund të jetë edhe kështu. Por për Uranin fakti se të tjerët e njohin si figurë publike, si dikush që ka përvojë në këtë fushë,nuk do të ishtë përparësi,vetëm nëse kjo njohje do të ishte për te negative dhe për dikend të pasuksesshëm dhe të korruptuar. Ky nuk është rasti,prandaj Urani është rasti i mirëpër Prishtinën, në të vërtetë rasti më i miri.
Ka një tjetër fakt shumë të rëndëishëm që besoj se do të jetë përparësi e madhe për Uran Ismailin nëse votuesi kryeqytetas do ta ketë parasysh. Për dallim nga dy subjektet politike,LDK dhe Vetëvedosja, përkatësisht kandidatëve që do të kenë ato për Kryetar të Prishtinës pothuajse të gjitha dështimet, mossukseset apo ngecjet në qeverisjen komunale të Prishtinës,nuk mnud të ndërlidhen drejtëpërsëdrejti me subjektin që Urani përfaqëson. Githësesi ky, në njëfarë mënyre shfajësim, dhe kjo përgjegjësi, nuk mund tëpërdoren nga dy subjektet tjera politike, të cilat, në periudha të ndryshme kohore kanë qeverisur me Prishtinën. Për aq sa ka pasur dështime nëqeverisjen komunale nëPrishtinë për shumë vite, e ato gjthsesi nuk kanë qenë të vogla, kjo patjetër duhet të jetë përparësi për Uran Ismailin. Thjeshtë Urani mund të kërkoj ti jepet mundësia, sepse ate dhe subjektin e tij, tashmë në procese të mëdha të ndryshimeve, nuk e kanë provuarkryeqytetasit nëqeverisjen komunale.
Përparësi tjetër e Uran Ismailit është se ai është Kryetar i Degës së Pristinës për PDK-n, tash e disa vite. Pse është kjo përparësi ? Ta kesh përkrahjen e një partie të madhe në fushatë dhe jo vetëm, ta njohësh atë parti mirë dhe gjithanshëm, sidomos në Prishtinë, për më shumë të jesh pjesë aktive dhe lartë në strukturat e tij,sikundër ështëUran Ismaili, gjithsesi se bëhet parakusht se do ta kesh ndihmën e strukturuar dhe gjithë atë mekanizëm, apo thënë ndryshe, do të mund ta vësh në lëvizje ate, ta orientosh dhe bësh punë e bashkëpunime kreative edhe gjatë fushatës, por gjithsesi edhe gjatë qeverisjes pas fitores. Mos pasja e përkrahjes së Kryearit të një qyteti nga subjekti politik i tij që e ka ndihmuar të fitoj,është shembull që ka ndodhur në Prishtinë dhe kjo gjithsesi ka determinuar qeverisje më të dobët në dëm të kualitetit të jetës së qytetarëve. Urani ka të gjitha prekonditat të cilat dëshmojnë se ky nuk do të jetë rast me te, përkundrazi.
Edhe pse Uran Ismaili me subjektin e tij, për dallim prej subjekteve tjera të cilat kandidojnë për Prishtinën, nuk ka përgjegjësie për dështimet në të kaluarën në qeverisjen komunale në Kryeqytet,nëse e keni dëgjuar ai nuk niset,(sikundër e ka bërë këtëpandalshëm VV në nivel vendor), me qasjen përjashtuese dhe krejt dekadente “qe 20 vjet e keni shkatëru këtë vend”. Uran Ismaili sot, nuk po i thotë VV-së dhe LDK-së “qe 20 vite e keni shkatëru këtë qytet” Thjeshtë me këtë Urani nuk po thotë se, në këtë qytet, qe 20 vite nuk është bërë asgjë, Jo. Urani nëse e keni dëgjuar gjatë fushatës që ai e ka filluar heret, për më shumëpo konstaton se “duhet të shohim kah e ardhmja” duke shtuar se “nuk do tëmbesim vetëm duke kritikuar”. Qasje gjithsesi, sa pragmatike aq edhe e guximshme e cila jep më shumëmundësi dhe hapësiëfunksionale konkurencës së mirëfilltë e jo eklipsimit të problemeve apo krijimit të përceptimit se ka ofertë për zgjidhje vetëm me sharje e kritika përjashtuese.
Uran Ismaili jeton dhe punon në Prishtinë. Një pjesë të mirë të arsimimit e ka bërë edhe jashtë vendit. Është i martuar ka dy fëmijë. Thjehtë Urani me familjen e tij, ndan të mirën e të keqen bashkë me kryeqytetasit e tjerë në të gjitha segmetet. Edhe s’di a e keni hetu Uran Ismaili si njeri ka shumë energji pozitive, që nuk i venitet edhe atëherë kur shijon humbjen nëpolitikëe qëështë tjetër segment i jetës së tij publike, qëështë gjithsesi vlerë dhe përvojë në vete. S’di a e keni hetu se Urani e ka marrë shumë seriozisht dhe shumë për zemër kandidimin e tij për ta udhëhequr Prishtinën. Ai është në valë të njëjta me kryeqytatasit.