Joe Bideni dhe Albin Kurti shpëtimtarë të Kosovës, e të demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Opinione

Joe Bideni dhe Albin Kurti shpëtimtarë të Kosovës, e të demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 20 korrik 2021 Në ora: 13:05
Joe Biden dhe Albin Kurti

Ardhja e Joe Biden-it president i SHBA-ve dhe ardhja e Albin Kurtit kryeministër i Kosovës, janë e vetmja shpresë për Kosovën, viktimë e agresionit gjenocidal e kriminal të Serbisë, e cila tashmë 21 vite po e gënjen botën demokratike se në Kosovë nuk ka kryer krime.

Tre librat që flasin për gjenocidet që Serbia i kreu në Kosovë në 1878, 1912/13 dhe 1999, e që Albin Kurti ia përplasi në tavolinë Aleksandër Vuçiqit, duhet t’u dërgohen edhe Mathew Palmerit, Josep Borellit, Miroslav Lajçakut, diplomatëve në BE dhe ambasadorëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kjo duhet bërë për t’i zgjuar nga gjumi i inferioritetit dhe për ta kuptuar propagandën gënjeshtare të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, e cila në vitet 1998/99 e bëri shkrumb e hi Kosovën, vrau, masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia mijëra e mijëra kufoma të shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Serbia mijëra e mijëra kufoma të shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi në Serbi ku i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat e serbisë, për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone shqiptare, e për të gjitha këto ende po e mashtron botën se në Kosovë nuk ka kryer krime.

Takimi i dytë midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel më 19 korrik 2021, dëshmoi vizionin, largpamësinë, aftësinë, ndershmërinë dhe konstruktivitetin diplomatik të kryeministrit Albin Kurti për t’i dalë zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetqën e saj.

Albin Kurti me deklaratën e paqes të propozuar, të cilën nuk e pranoi Serbia, dëshmoi gatishmërinë e Kosovës për të krijuar ambient kontruktiv për arrijtjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse.

Ky takim në Bruksel dëshmoi numrin e madh të hileve që ia kishin bërë Kosovës Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj, duke e mashtruar popullin dhe duke e dëmtuar Kosovën.

Këtë e konfirmoi edhe Aleksandër Vuçiqi në deklaratën e tij më datë 19 korrik 2021, pas takimit në Bruksel, duke thënë se, “ Me Thaçin, Mustafën, Hotin dhe Haradinajn mereshim vesh për diçka, me Kurtin për asgjë”!

Kjo deklaratë e Vuçiqit tregon se sa hileqarë, të paaftë dhe të papaërgjegjshëm kanë nqenë këta katër udhëheqës të derisotëm të Kosovës, karshi Kosovës dhe popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Kjo deklaratë e Vuçiqit tregon se Aleksandër Vuçiqi i Serbisë kriminale me këta katër ish udhëheqës naivë të Kosovës, ka luajtur si macja me miun.

Aleksandër Vuçiqi i kapluar nga frika ekstreme, po më datë 19 korrik 2021 deklaroi se, “Kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm”.

Kjo deklaratë e tij është vazhdimësi e idesë së kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte se, “Kufijtë e Serbisë do të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm”.

Është e bërtetë historike se serbët në Ballkan janë ardhacake nga Kaukazi, dhe se Serbia kufijtë e saj duhet t’i kërkojë në Kaukaz, e jo në Kosovë e në Ballkan, ku ka shkaktuar vetëm luftëra dhe okupime, e më së shumti të trojeve shqiptare.

Kompromisi i vetëm me Serbinë kriminale është që definitivisht Serbia të largohert nga Kosova, ndërsa për pakicën serbe në Kosovë më mirë kujdesen Kosova dhe shqiptarët se sa Serbia, e cila këtë pakicë serbe e përdorën si mish për top.

Serbia e din shumë mir se Kosovën e ka okupuar, dhe se në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët dhe askush tjetër.

Albin Kurti i në takimin e dytë në Bruksel, i tregoi Aleksandër Vuçiqit se Kosova është arrë e guguçe nga e cila Serbia do t’i copëtojë dhënbët e veta.

Nervozizmi i kriminelit Aleksandër Vuçiqit pas dialogut në Bruksel, tregon se ai më në fund e kuptoi se, Albin Kurti me pastërtinë e tij në të gjitha aspektet është superior ndaj këtij krimineli të Serbisë, i cili gjer në bërryl i ka të përlyera duart me gjakun e shqiptarëve

Krimineli Aleksandër Vuçiq moti është dashur të jetë prapa grilave në burgun e Gjykatës Speciale në Hagë, për t’i treguar atje të gjitha skenaret e Serbisë për likuidimin e shqiptarëve.

Josep Borell para fillimit të dialogut Kosovë-Serbi deklaroi se, “Kosova dhe Serbia kanë nevojë përfundimisht ta mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme me një marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht detyruese mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejtë të ardhmes evropiane për qytetarët e tyre. E kaluara është e rëndësishme, por e ardhm,ja është më e rëndësishme”.

Josep Borelli dhe Miroslav Lajçaku, ndryshe flasin e ndryshe veprojnë. Këta dy emisarë të BE-së nuk janë duke e kryer misionin e tyre ndershmërisht, me vetë faktin që janë vënë në anën e Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, kundër Kosovës viktimë.

Kjo tregon se dialogu Kosovë-Serbi ka filluar nga bishti e jo nga koka, sepse fillimisht është dashur që të detyrohet Serbia ta pranojë gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë, të kërkojë falje publike për krimet e kryra, ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran, ta pranojë reparacionin e dëmeve të luftës, e më pastaj të bisedohet për çështjet tjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Dialogu Kosovë-Serbi në dekadën e fundit i tëri ka qenë përplot me kurthe dhe kushtëzime nga ana e Serbisë dhe BE-së, që Kosova kurrë të mos jetë shtet funksional, por gjithnjë i varur nga diktati i Serbisë, nëpërmjet 5 përqind të serbëve që jetojnë në Kosovë, e që i gëzojnë të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Prof. Dr. Enver Bytyqi, studjuesi, analisti dhe njohësi i shkëlqyer i situatës ndërkombëtare, e në veçanti i situatës evropiane, ballknike dhe mbarë shqiptare, para dialogut Kosovë-Serbi për “Bota Sot” më datë 17 korrik 2021, ne sugjerimet e tij drejtuar kryeministrit Albin Kurti, deklaroi se, “ Ky është takimi i dytë pas atij që u mbajt më 15 qershor 2021, ku u prezentuan pozicionet e kundërta. Në këtë takim të parë Vuçiqi, Borelli dhe lajçaku i përgatitën kurth Albin Kurtit, por ai nuk ra në kurthin e Beogradit duke imponuar datën dhe agjendën e Kosovës.

Në takimin e dytë që do të mbahet më 19 korrik 2021, Aleksandër Vuçiq do të tentojë sërish themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe për këtë Vuçiq do ta ketë edhe përkrahjen e Brukselit.

Ata do të thonë që kjo “Marrëveshje është nënshkruar dhe duhet të zbatohet”. As Vuçiqi dhe as BE-ja nuk duan ta dijnë se Gjykta Kushtetuese e Kosovës e ka rrëzuar thuajse në të gjitha nenet këtë marrëveshje turpi të nënshkruar nga Hashim Thaçi dher Isa Mustafa.

Albin Kurti duhet tu thotë se, kjo marrëveshje është rrëzuar në mënyrë demokratike nga institucioni ligjor i demokracisë dhe se nuk mund të zbatohet.

Në Bosnjë janë krijuar tri shtete brenda shtetit, dhe Republika Sërpska ka bllokuar me urdhër të Serbisë institucionet e vendit, integrimin e tij dhe dhe po kontrollon edhe mosnjohjen e Kosovës, për ta destabilizuar rajonin.

Albin Kurti duhet t’i thotë Josep Borellit, a kanë Baskët në Kataloni ndonjë asociacion si ky ?

Albin Kurti duhet t’i thotë Miroslav Lajçakut, a kanë hungarezët në Sllovaki asociacion si ky? Edhe pse minoritetet atje janë 100 herë më shunë se sa në Kosovë.

Ose le të tregojnë Josep Borelli dhe Miroslav Lajçaku ndonjë vend në botë, ku që 30 mijë serbë në veri të Kosovës, apo 90 mijë në Kosovë, a kanë ndonjë kësi statusi që përpiqen ta imponojnë në Kosovë për serbët.

Albin Kurti, duhet të fokusohet në gjetjen e eshtrave të civilëve shqiptarë të vrarë, të masakuar e të transportuar në Serbi, dhe për këtë të kërkojë hetim ndërkombëtar, nëse këtyre kufomave u është bërë transplant organesh, sepse ka shumë arsye që kjo të ketë ndodhur.

Shtëpia e verdhë shumë e përfolur është si shtëpi e zezë në Beograd.

Organet e kufomave shqiptare janë shitur në Rusi. Kjo është një e vërtetë që duhet të kërkohet në bisedimet me Beogradin.

Albin Kurti duhet të kërkojë nga Serbia, që marrfëveshjet të cilat Beogradi i ka ratifikuar dhe nuk i ka zbatuar.

Të kërkojë që në zbatim të këtyre marrëveshjeve të zhbëhen mënjëherë srtukturat paralele të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Albin Kurti duhet të kërkojë krijimin e një organizate rajonale të tipit CEFTA për tregti e bashkëpunim , që duhet të jetë bazë e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, që si projekt Kosova të jetë e barabartë me vendet e tjera, me çka zëvendësohet Minishengeni Rama-Vuçiq-Zaev”, thuhet në fund të sugjerimeve që Prof. Dr. Enver Bytiqi ia drejton Albin Kurtit.

Serbia dhe udhëheqësit e saj po e kërcënojnë dhe provokojnë Kosovën paqedashëse, por fjala e urtë popullore thotë se, “Qeni që leh nuk kafshon”.

Ka ardhur koha që më në fund Joe Biden-i, presidenti i SHBA-ve dhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës , duke u vënë në anën e të drejtës dhe të të vërtetës për Kosovën ta mbrojnë demokracinë dhe të drejtën ndërkombëtare, karshi Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat