Vetëm 7 mijë e 200 mësimdhënës arsimi janë vaksionuar në Kosovë,nga 24 mijë e 370 sish.Apo perkthyer në përqindje kjo i bie vetëm 3.38 për qind të punëtorëve të arsimit janë imunizuar.Kjo është një shifër tejet e ulët,brengosëse,shqetësuese dhe rrezik për fillimin e mbarë të vitit mësimor 2021/22.
Derisa Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës(MASHT) i ka ftuar mësimdhënësit për t’u vaksionuar,nga ana tjetër Sindikata e Bashkuar e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës si dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë zgjedhur heshtjen.Po ashtu,për fat të keq po heshtin edhe drejtoritë komunale të arsimit.Shtrohet pyetja:Pra,ku është ai Baba i grevave të arsimit?Pse hesht Rrahman Jashari?Nuk po i ndihet zëri.Me siguri e ka futur kokën në rërë si struci diku plazheve në bregdetin shqiptar.Po ky kryegrevisti i SBASHK-ut nuk heshte kurr kërcënonte Qeverinë e Kosovës me greva nëpër shkolla nëse nuk rriten pagat e mësimdhënësve,e të tjera.Pse ky nuk i fton këta të fundit që t’u përgjigjen ftesës së MASHT-it për vaksinim?
Kjo është turpëruese,e tmerrshme,skandaloze dhe çuditshme me këtë supergrevist arsimi.Por,si duket turpi ka vdekur.
Ndryshe,vaksinimi është obligim moral pasi mungon ligji i cili e detyron çdo qytetar të vaksinohet.Krahas punëtorëve të shëndetësisë edhe punëtorët e arsimit kanë qenë prioritet për vaksinim me qëllim që në shtator të fillojë me kohë viti mësimor.
Për fat të keq,jemi dëshmitarë se në katër ditët e fundit ka nisur të rritet numri i të infektuarve me murtajën e zezë-koronavirusin e këtij shekulli.Edhe sot(shtunë)janë regjistruar 19 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.