Nuk është aq lehtë t'i thuhet nuk është kështu, po duhet të jetë ashtu, kjo vlenë për të gjitha kombet e botës, por për shqiptarët dhe Shqipërinë më së shumti.
Pse për shqiptarët më shumë, sepse po të mos ndërhynte Amerika, përkatësisht ish-presidenti amerikan Willson, Shqipëria sot nuk do të ekzistonte, dhe shqiptarët kombi më i lashtë i Europës nuk do të kishte shtet, do të sorollatej nëpër disa shtete të Europës si shumë grupe etnike, të cilave u shkelen në mënyrën më brutale të drejtat dhe liritë e tyre individuale dhe kolektive.
Shqipëria pra, do të coptohej në mes Greqisë, Serbisë, Italisë etj., me insistimin e Rusisë dhe disa fuqive tjëra të kohës.
Kosova pa ndihmën e SHBA-ve, vështirë dhe ndoshta do ta kishte të pamundur ta fitonte pavarësinë.
Po flasë nga eksprienca individuale. Në kohën kur popullata shqiptare civile në Kosovë, gra ,fëmijë e pleqë masakroheshin në mënyrat më makabre kolektivisht nga ushtria dhe policia fashiste e Millosheviqit, dhe jo më pak se 1 milion shqiptarë nën tytën e armëve dhe terrorit të forcave ushtarake dhe policore serbe dëboheshin me dhunë nga trojet e tyre për në shtet tjera, dhe krerët e NATOS, konsultoheshin që të ndërhynin për të ndalë KRIZËN humanitare dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga forcatë ushtarake barbare serbe.
Bill Klinton, presidenti në këtë kohë i SHBA-së, u ngrit dhe tha: Koha nuk pret, atje po masakrohen shqiptarët, nëse ju hezitoni SHBA, do të ndërhyj e vetme për t'i ndal krimet makaber të luftës dhe gjenocidin e ushtrisë barbare serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë.
Këtu ishin sekondat e fundit kur ish-sekretari i NATO-s, Avier Solana jep urdhrin që NATO-ja, të fillonte bombardimin e caqeve ushtarake serbe, për të shpëtuar një popull, ekzistenca e të cilit po rrezikohej kolektivisht.
Edhe tani, kur po zhvillohen negociatat Kosovë - Serbi, për të arritur një marrëveshje paqësore Kosovë - Serbi, dhe kur Serbia me çdo kusht po e kundërshton shtetësinë e Kosovës, pozita dhe opozita në vend që të dërgojnë një delegacion në Kongresin Amerikan dhe të takohen me Presidentin aktual Jeo Bieden, për të kërkuar pjesëmarrjen e tyre në këto negociata, po konfliktohen njëra me tjetrën, njëra si ta mbajë pushtetin e tjetra si të vijë në pushtet.
Kështu nuk i dilet zot Kosovës dhe është e pamundur të mbrohen interesat ligjitime të shtetit të Kosovës në raport me pretendimet territoriale të Serbisë kundër Kosovës dhe qëllimeve të saj kolonialiste ndaj Kosovës...