Ballkani “u hap” në Shqipëri për Serbinë e Millosheviçit, Andriqit, Cubriloviçit, Vuçiçit dhe për Bregoviçin e Cecan e Arkanit

Opinione

Ballkani “u hap” në Shqipëri për Serbinë e Millosheviçit, Andriqit, Cubriloviçit, Vuçiçit dhe për Bregoviçin e Cecan e Arkanit

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:25
Skënder Sadri Kapiti

Shqipëria u hap për Serbinë e cila ka bërë gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, u hap Shqipëria për Serbinë që nuk u ka kërkuar as falje shqiptarëve, u hap Shqipëria për Serbinë edhe pse Serbia nuk e njeh Kosovën, u hap Shqipëria për të dalë Serbia në Adriatik dhe për të realizuar ëndrrën e vjetër të saj.

Por pse shtetarët e Shqipërisë nuk rrinë e nuk bëjnë dot pa iç-ët e viç-ët serbo-sllav

Sa për kujtesë historia e shtetit shqiptar njeh miqësi të hershme me serbët, pavarësisht krimeve, vrasjeve, dhunimeve dhe të gjenocideve të pandërprera serbe mbi shqiptarët e Kosovës që prej 150 vitesh. P.sh. janë të dokumentuara aleancat dhe marrëveshjet Pashiq-Esad e Pashiq-Zog, aleanca vëllazërore komuniste Popoviç-Tito-Enver, aleancat e marrëveshjet e tyre njëlloj si kjo më e fundit për “Ballkanin e Hapur” Rama-Vuçiç-Zaev . Por jo vetëm këto por ka të shënuar historia edhe për “takime e biseda” Berisha-Faslliq - Bulatoviç e Nano-Millosheviç.

Vuçiç, Rama, Andriq, Bregoviç, Ceca, Arkan dhe “Ballkani i Hapur”.

Shqiptarë patriotë,, media, akademikë, politikanë, intelektualë, shkrimtarë e kandidati Kadare për Nobel i Shqipërisë si dhe këngëtarë e artistë të Shqipërisë ku jini, pse nuk po dukeni?! Apo nuk habiteni pse Bregovic vjen në Shqipëri. “Ballkani i Hapur” serbo-sllavo-shqiptar Vuçiç-Rama-Zaev është edhe amnisti për gjenocidin, krimin e për kriminelët serb, sepse kryetar i këtij minishengeni është Gebelsi i Millosheviçit , Vuçiçi

O Edi Rama dhe ju të tjerë shqiptarë si ti, akoma nuk e dini, por harroni dhe bëni sikur jeni naiv e nuk dini se Millosheviç, Vuçiç, Arkani, Ceca, Bregoviç, Ivo Andriq, Peter Hanke e të tjerë janë të mirë për Serbinë,por ama janë kriminelë serbë dhe mbështetës e përkrahës të atyre që bënë genocidin mbi shqiptarët e Kosovës.

Edi Rama paraqiste më herët kur sapo erdhi ne pushte si “vizion” të pajtimit shqiparo-serb citatet e antishqiptarit të madh, akademikut Ivo Andriq, i cili ka përpiluar projektin për asgjësimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe të daljes së Serbisë në Adriatik në portet shqiptare., e që po e realizon “Ballkani i Hapur”

A e dinë Edi Rama dhe muzikë-admiruesit serbofilë të Shqipërisë se çdo të ndodhte sikur në Serbi të këndonin p.sh.Ilir Shaqiri dhe Arif Vladi ?!

Fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa në Shqipëri. Pse a pak këngëtar shqiptar të talentuar ka Shqipëria e Kosova sa që Shqipëria paska nevojë për këngëtarë antishqiptarë nga Serbia si Ceca e Bregoviç?!

Këngëtarit serb Goran Bregovic te cilit ish Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama tani Kryeministër i Shqipërisë i ka dhënë Celësin e Kryeqytetit , tani Bregoviç do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Korçe. Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

Ky Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, në frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)... Pucaaaaaj(Qëllo-zjarr)!

Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj, këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë.

Madje ishte ky këngëtar i cili kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera. Pra në Shqipëri admirohen kriminelët artistë Ceca dhe Bregoviç.

Pra nuk është çudi që sa të jetë Edi Rama kryeministër mundet që Kryekriminelit Arkan , ish bashkëshortit të Ceces dhe admirues e frymëzues i Bregoviçit, në Shqipëri atij t’i ngrihet një memorial, pasi Rama ka mik e shok si vëlla Vuçiçin, ish ministrin e Millosheviçit, e qe sot ai është President i Serbisë. Këto veprime të serbofilëve shqiptarë janë përpjekje për rehabilitimin e gjenocidit dhe të krimeve të kryera nga kriminelët serbë ndaj shqiptarëve të Kosovës, madje në mënyrë mjaft drejtpërdrejt dhe haptazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat