Ramës për të qëndruar në pushtet i duhet dhuna, skandalet dhe nxitja e përçarjes. Në radhë vijnë emërimi dhe „gjetja” e fajtorëve, pastaj në sfond është intervenimi për t´i shuar vatrat e krizës.
Kurse krejtësisht në fund vjen shou i tij, duke shfrytëzuar mediat dhe rrjetet sociale me fotot dhe videot, për „meritat dhe sukseset” e punës së tij.
Këtë ai është duke e bërë që kur është duke qeverisur në Shqipëri, prandaj ky njëherit njihet edhe si, specialiteti i politikës së tij.
Në Shqipëri e ka “qetësuar” gjendjen sepse e vodhi edhe mandatin e tretë, po tash luftën e ka orientuar kundër shqiptarëve të Kosovës, sepse ata të gjitha të palarat po ia përplasin fytyrës.
Ai kishte shpresuar se do ta merrte prioritetin e babait të kombit, po shqiptarët e Kosovës e demaskonin dita, ditës dhe kur të gjitha i dolën për fushë u qart dhe plot mllef tash luftën e ka filluar kundër Kosovës.
Po të vepronte si i vetëm nuk do të kishte pasur gjasa, po komandant e ka zgjedhur Goebbelsin serb Vuçiq, armikun numër një të shtetësisë së Kosovës dhe popullit tonë, kurse miku numër një i Ramës.
Pasi Rama po fyhet me të drejtë nga shqiptarët e Kosovës për takimin që e bëri me Vuçiq dhe Zaev në Shkup, për Open Ballkan (Ekspres) duke dalur haptas kundër interesave të Kosovës, vendosi të kaloi në kundërsulm.
Tash i ka nxitur militantët e vetë dhe asocialët e tërë Shqipërisë, që të inskenoi konflikt mes vëllezërve.
Përçarjen dhe konfliktin e ka programuar pikërisht duke e ftuar këngëtarin nacionalist serb në Festivalin e Birrës në Korçë.
Kjo nuk është bërë rastësisht, po ky është program i përbashkët i Ramës me Vuçiq, sepse që të dyve u duhet konflikti.
Vuçiqit i duhet për ta larguar vëmendjen nga skandalet që po zbulohen kundër tij në Serbi dhe për t´i përçarë shqiptarët ( që është plan i tij ) dhe Ramës i duhet për ta shprehur mllefin ndaj shqiptarëve të Kosovës, që pikërisht janë kundër planeve të tij.
Nga një konflikt i tillë në Korçë, pra do të përfitonin që të dy. Mediat e pushtetit në Serbi do të përqendrohen në dhunën që shqiptarët e Kosovës e organizuan kundër këngëtarit të tyre dhe do të përpiqen që shqiptarët e Kosovës t´i dëmtojnë në relacion me perëndimin .
Kurse Rama do të mundohet të përfitoi nga dhuna : në njërën anë do t´u hakmerrej shqiptarëve të Kosovës, në sytë e perëndimit do të shtirej si paqësor dhe liberal, do t´ia arrinte qëllimit të nxiste përçarje mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe do t´i përmbushte detyrat ndaj punëdhënësit të tij Vuçiqit.
Çka është më e rrezikshmja, Rama do ta organizoi tërë këtë maskaradë të dhunës dhe në fund do të tërhiqet sepse, kryeministri nuk merret me organizimin e festivaleve të vendit.
Ai si gjithnjë, nuk e din që ka korrupsion, nuk e din që ka kriminalitet dhe po ashtu nuk e din që me tendera vidhen milionat.
Për të gjitha padrejtësitë, përgjegjësit do të ndiqen sipas ligjit premton ai, kurse në realitet asgjë nuk bëhet pa dijen e tij.
Pra shqiptarët po e dinë, ku dhe cili është peshku i madh.