Bashkim vëllazërimi, shqiptarëve si duket po i’u mungon!

Opinione

Bashkim vëllazërimi, shqiptarëve si duket po i’u mungon!

Nga: Petrit Dibrani Më: 6 gusht 2021 Në ora: 22:33
Petrit Dibrani

Bijelo Dugme një grup muzikor i formuar në vitin 1974 në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës.

“Është shumë keq, kur dikush nuk mundet me u përmbajt dhe me e shpreh simpatinë për grupin, muzikor në fjalë“

Eu Jugosllavi - Kumbari dhe bashkim vëllazërim eu…

Çfarë të thuhet?!

Më shumë se një shekull, nën okupim dhe prapë shqiptarët e mjerë të gatshëm për bashkim vëllazërim.

Pse?

I‘u kruhen këmbët të flasin, të shkruajnë dhe të këndojnë me adhurim në gjuhën jugosllave!

Shoku Tito dhe stafetat e tij që i mbajti disa popuj bashkë në Jugosllavi.

Disa shqiptarë i burgosi dhe i largoi edhe nga puna si të pandëgjueshëm apo tepric teknologjike, po ata u harruan se nuk ishin shumë.

Josip Broz Tito i mbajti të bashkuar, madje disa edhe thonë pasha qato vite me shokun Tito.

Ju mjeran shqiptarq, simpatizantq të Bjelo Dugmes apo edhe të Goran Bregoviç, unë personalisht e di që bashkimin e Shqipërisë natyrale e keni mërzi po s‘po e di, pse kjo ngarendje për një faqezi!

Ju “shqiptarë”, po u them shqiptarë se s‘po di a jeni, se shumë armiqë kemi pasur e mos ndoshta, jena përzi dhe jena bërë, sikur në Turqi.

S‘po shkruaj për ju shqiptarë që vraponi pas Bjelo Dugmes se ju nuk ndryshoni, por po shkruaj për hir të së vërtetës se ne shqiptarët, sigurisht jo sikur ju të vetquajtur shqiptarq, ne edhe u vramë edhe u dëbuam dhe kurrë, nuk harruam se s‘ka bashkim vëllazërim me popuj të huaj dhe me trojet tona të ndar.

Por, ka të bashkuar dhe vetëm të bashkuar në një Shqipëri natyrale, ashtu si e ka krijuar i madhi Zot.

Hajt tash mjerana vraponi dhe të shohim, ndoshta me këtë “Ballkanin e Hapur“, bashkim vëllaznimin po e realizoni!

Shkoni në thyerje qafe….!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat