E tmerrshme, shumë e tmerrshme!!!

Opinione

E tmerrshme, shumë e tmerrshme!!!

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:49
Adem Bytyçi

Në vend që këngëtari serbo -boshnjak Goran Bregiviq ,të shpallej Person non grata, nga politika shqiptare për të kaluarën e tij anti shqiptare , për kundërazi e kanë ftuar të merr pjesë në një koncert në Qytetin e Korçës në Shqipëri.

Tani, lidhur me pjesëmarrjen e këtij këngëtari albanofob në koncertin në fjalë, shqiptarët janë të ndarë në dy taborre, disa e kundërshtojnë pjesëmarrjen e tij në këtë eveniment muzikor ,disa janë pro pjesëmarrjes së këngetarit serbo Boshnjak në këtë manifestim muzikor, këta të fundin janë në sinkron me Kryetarin e Kuvendit të Serbisë Ivica Daqiq, i cili e mbështet pjesëmarrjen e Goran Bregoviq, në Konceritn e Korçës në Shqipëri, me qëllim që të fus përçarjen në mes shqiptarëve për të realizuar më kollaj politikën serbe hegjemoniste, shveniste anti shqiptare dhe anti Kosovë.

Shqiptarët duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos rënë pre e politikes serbe dhe bashkëpunëtorëve të saj Esat Pashave bashkëkohor për të infektuar unitetit e kombit në favor të politikës anti shqiptare të Serbisë fashiste dhe kolonialiste ndaj tokave shqiptare.

Nuk është hera parë që Serbia përmes tradhtarëve shqiptare mundohet të implimentojë maximen: "Përçaj e sundo".

Mirëpo, kësaj radhe edhe pse dukët e vështirë, shqiptarët nuk do t'i shërbejnë politikës serbe hegjemoniste kundër tyre, por do ta kuptojnë me kohë se vetëm të Bashkuar mund ta mposhtin këtë politikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat