Ka kohë që jepen të dhëna lidhur me keqëpërdorimet e ndryshme dhe që shkojnë me qindra milionë euro në komunen e Prishtinës. Të dhëna në këtë anë ka të ndryshme dhe ato janë natyrisht shumë kontradiktorë. Shumë mendojnë se nuk ka fare prova konkrete. Të tjerët i numërojnë keqëpërdorimet në miliona euro.
Megjithatë, të dhënat që kanë dalur në kohën e fundit për Dardan Nuhiun, ish drejtorin e Njësisë së intelegjencës financiare në MEF, fletë se keqëpërdorimet janë shumë të mëdha dhe në çdo nivel. çështja qendron te fakti se politika këtu nuk ka se çka vepron në aspektin penal. Hapja apo jo e hetimeve është heshtje e Prokurorisë kompetente të kryeqytetit. Ajo nuk është çështje e qeverisë dhe as e organeve tjera politike.
Mbi këtë mund dhe duhet të reagon prokuroria, shoqëria civile dhe mjetet me informacione konkrete. Shpërlarja e parasë me ndërtime është çështje e hapur dhe shumë e zhvilluar. Ndërtime të tilla bëjnë dhe do të bëhen në çdo qytet dhe kudo ku ka mundësi. Industria ndërtuese është shumë e interesuar në mjete. Ato po gjinden nga burimet e ndryshme ku nuk kanë mbulesë juridike mjetet.
Prishtina si kryeqytet dhe me ndërtime më të mëdha prinë në rrugën e tillë. Sa janë ato ndërtime që janë në kundërshtim me planin e ndërtimit të qytetit mbetet nga organet të vlerësohet. Por, natyrisht se ndërtime ka. Ka në siguri edhe keqëpërdorime në dhënien e lejeve. Sigurisht ka shumë
edhe ndërtime me mjete që po spastrohen! Mirëpo, e tëra është objekt i prokurorëve special të fushës së tillë. Mos veprimi nga organet hetuese në fushën e tillë hapë mundësinë që qeveria të intervenon me ligje dhe me mjete konkrete juridike. Këtu mendoj kryesisht në Ligjin mbi VETTING. Ky ndikon në sistemin e drejtësisë me spastrime dhe në përzgjedhje të reja në sistem.
Kjo është punë e qeverisë. Por, qeveria nuk mund të kërkon hapjen e hetimeve ndaj kryetarëve të komunave, drejtorece a nënkryetarëve. Inrervenimi i tillë në sistemin juridik nga politika eshte jo juridike dhe nënkuptohet si intervenim me qëllime politike përfituese. Prandaj, mbetet çështja te organet e drejtësisë.
Ndaj tyre mund të kërkohet azhuritet. Ato janë kompetente për të hapur hetime dhe për të ndërmarrë masa. Kjo është jurudike.