Ju Edi Rama, emri tu harroftë përgjithmonë, çka bëtë në 2021!

Opinione

Ju Edi Rama, emri tu harroftë përgjithmonë, çka bëtë në 2021!

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 8 gusht 2021 Në ora: 07:36
Edi Rama dhe Goran Bregoviç

Kryeministri shqiptar Edi Rama, piskama e të vrarëve s’ka për ta mbuluar harresën e Masakrës së Tivarit, që ishte pjellë edhe e Enver Hoxhës.

Deri kur nuk do të mbusheni mend ju në Shqipëri, se vëllezërit e juaj jemi ne të Kosovës, Preshevës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të zi ,Greqisë, kudo që jenë shqiptarët dhe jo Serbia?

Sa shqiptarë u pushkatuan, u masakruan dhe nga kush u përgatit dhe si u bë organizimi, për të gjithë ata të cilët mbeten të vrarë dhe të masakruar në këtë masakër, ku ishin të gjithë të rinj mosha mesatare 18 deri 25 vjeç ,rasti mbetet enigmë, por një e di se ata të vrarit dhe ne të pushtuarit nga kjo masakër e Tivarit, ishim të pafajshëm dhe të pambrojtur dhe më brengose ishte për babin se pse autoritetet e shtetit shqiptar, edhe pse ata kalonin nëpër tokën e Shqipërisë, nuk i doli në ndihmë askush për të na liruar thoshte babi, njëri nga të mbijetuarit e Tivarit.

Është shkruar e thënë mjaft për Masakrën e Tivarit. Por për historinë e errët, masakër e paparaparë deri më tani nga të gjitha luftërat kombit shqiptar i pretendohej shuarja nga faqja e dheut, që këso masakër nuk kishte ndodhur ndokund as dy a tre mijë vjet më parë. Jo. Por për Masakrën e ndodhur në Tivar, në pranverën e vitit 1945,nëprill, që sot është nën juridiksionin e Malit të Zi. Por fjalët e para për Masakrën e Tivarit të djemve shqiptarë më të zgjedhurit në Kosovë i kam dëgjuar po nga babi im (ndjesë pastë), i cili ishte njëri ndër pjesëmarrësit e kësaj masakre, i cili i shpëtoi me mund e sakrifica të mëdha. Biro, më thoshte babi: “Sa shqiptarë u pushkatuan, u masakruan dhe nga kush u përgatit dhe si u bë organizimi, për të gjithë ata të cilët mbeten të vrarë dhe të masakruar në këtë masakër, ku ishin të gjithë të rinj mosha mesatare 18 deri 25 vjeç, rasti mbetet enigmë, por një e di se ata të vrarit dhe ne të pushtuarit nga kjo masakër e Tivarit, ishim të pafajshëm dhe të pambrojtur dhe më brengose ishte për babin se pse autoritetet e shtetit shqiptar, edhe pse ata kalonin nëpër tokën e Shqipërisë, nuk i doli në ndihmë askush për të na liruar thoshte babi.

Babi filloi pastaj rrëfimin e kësaj masakre shumë me vështirësi, sepse kishte humbur disa shokë dhe bashkëfshatarë më të mirët dhe moshës më të bukur ku ata mund të ishin një perspektivë të së ardhmes e shtetit tonë Kosovës. “Na morën e na quan në Suharekë-tani Theranda, ku qëndruam një natë. Nga Suhareka na nisën për në Prizren. Prej Suharekës ishin edhe Xhemë Suka, Jetullah Suka, Avdyl Suka, Jahir Suka, Ali Hoxha, Xhemajli Hoxha, Met Pirku, Qerim Bajraktari, Ramë Qollaku, Halil Qollaku, Mustafë Zekolli, Bajram Lumi, Musë Iballi, Sadri Iballi, Asllan Bllaca, Bajram Bllaca, Isuf Kroni, IsufGuraziu dhe Dervish Hoxha. Pastaj pas disa ditëve qëndrimi në Prizren na u bashkangjitën edhe Rexhep Lezi, Musli Lezi, Rifat Guraziu e Selim Baku.

Unë, thoshte babi, pak ma tej pasi dy ditë e net i vetmuar kishte qëndruar në pyll, iu dorëzova një gruaje plak që i ruante dhentë dhe ajo më garantoi se askush nuk do të guxonte të prekte pasi më kishte parë të vogël pasi burri i saj ishte kryetar fshati dhe ashtu doli që pastaj duke qëndruar për dy vite si i zhdukur në Kroaci, Slloveni e tani në vendlindje kthehet kur e ama dhe bashkëshortja Naxhie dhe vajza që ai e kishte lanë disa muajsh tani iu kishte afruar 3 vjetëve, por gëzim ishte për të gjithë ata që më pritën biro por për mua jo sepse kishin mbetur të vrarë në Tivar: “Rifat Guraziu, Isuf Guraziu, Musli Iballi, Sadri Iballi, Isuf Hajrizi Kroni, Mustafë Zekolli, Asllan Bllaca, Metë Pirku, Xhemajli Shaqir Hoxha, Bajram Lumi, Jahir Suka, Qerim Bajraktari, Ibrahim Baku, të gjithë bllacianë ishin 20 vjeçar dhe s’mund të harrohen kurrë. Ishin rinia shqiptare e Kosovës…Ishin antikomunistë shqiptarë që do të shkatërronin komunizmin që u instalua në Kosovë e Shqipëri. Ata u vranë e masakruar në Tivar e kudo vetëm e vetëm që ta ndezin komunizmin edhe në Kosovë. Në këtë vend që vetëm komunizmi nuk mund të ketë vend…. Ata flasin, thërrasin, piskasin: Jo komunizmit në Kosovë.

Ju Edi Rama, emri tu harroftë përgjithmonë, çka bëtë në 2021!

Në “Festivalin e Birrës” në Korçë (gusht 2021), serbin Goran Bregoviq e presin me lule, me birra, me zurla e me daire, kurse Sali Berishës, apelojnë t’ia ndalojnë hyrjen në Parlamentin e Shqipërisë!

Me nënshkrimet e fundit-Kosovë-Serbi, po fiton Kosova apo Serbisë iu hapen dyert?!

Edi, emri i juaj, dashtë Zoti i madh, vetëm ai ka mundësinë, të fshi nga kjo botë dhe të lirohet kombi shqiptar nga marrit e turpshme të juaja dhe me atë kokë të zbraztë që po e mbanë pa fije mendimit, derisa serbët po i konsideron si vëllezër, kundrejt kombit tënd dhe si po shihet kohën e fundit dhe vetë po e dëshmon, karriera e juaj Edi këtu përfundon, se si nuk di as vet, por diqysh po se ne në Kosovë, themi këtë, kur një kryeministër si ju çohet peshë “E hangsh kokën tënde, pa ta pa sherrin askush''.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat