Zhurmë dhe vëmendje e panevojshme rreth vizitës së Bregovicit dhe Grenellit në Shqipëri. Njëri është një muzikant, mesatarisht i popullarizuar dikur në ish Jugosllavi dhe atë duke përdorur muzikën popullore rome si të veten, ndërsa tjetri është një diplimat i papunë i mbetur sokaqeve parapolitike ballkanike.
Dhe vizita e tyre do të mbetej e paregjistruar fare krahas vëmendjes globale të vizitës së Dua Lipës në Shqipëri, sikur të mos ishte historia e nisur kot për pjesmarrjen e pensionistit Bregoviq në festivalin e birrës në Korçë.
Bregoviq i cili në perëndim ka bërë muzikë vetëm nëpër striptiz bare, tash e mer vëmendjen e pamerituar ndoshta më të madhe se kurdoherë falë zhurmagjinjëve të patakt që bijnë në çdo grackë mediatike.
Kushdo që i ka sjellë në Shqipëri është e qartë se ka mbetë pa ide, tashmë Grenell dhe Bregoviq janë e kaluara, o njerëz!