Për një qasje ndryshe në politikën e jashtme ose diplomacinë e Kosovës

Opinione

Për një qasje ndryshe në politikën e jashtme ose diplomacinë e Kosovës

Nga: Agron Shabani Më: 9 gusht 2021 Në ora: 10:57
Agron Shabani

Sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose filozofike të George Wilhelm Friedrich Hegeli: "Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato.

E kundërta e tyre janë "kafshët e larta" njerëzore, sociale ose politike, tek të cilat (ose, tek të cilët)-dobësia e tyre biologjike ose bioorganike, sipas Erich Frommit, janë parakusht themelor ose elementar i edukatës, kulturës, evolucionit, zhvillimit, logjikës (koshiencës) ose intelektit të tyre. Bëhet fjalë për njerëzit normal dhe racional, dhe jo për bisha ose për kafshë të egra dhe të "buta"!

E kundërta e tyre janë hipofiza ose hipotallamusi i ç'rregulluar së bashku me eklipset ose rrezatimët e ndryshme ultraviolente në "kosmosin e brendshëm" shpirtëror, emociinal, mental ose psikologjik.

Se këndejmi, intelekti, struktura (substanca) ose bazamenti i fortë personal, biogjenetik, gjenealogjik (familjar), moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e traditës dhe mençurisë (intelektit)  në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit. Portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk i duhen njeriut.

Ndaj, sipas Talesit, "nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.

E sidomos atëherë kur në emër të empatisë, simpatisë dhe një idolatrie inflatore dhe inflamatore ndaj dikujt tjetër, përbuzën, shpërfillën, injorohën ose nënçmohen ideologjia ose kauzaliteti i lartë shtetror, nacional, historik, politik, ushtarak (luftarak), çlirimtar ose patriotik i popullit ose kombit tonë.

Nuk janë toka, uji, prona (pasuria) dhe statusi final i Kosovë, çështje jetike, strategjike ose gjeopolitike të politikave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme ditore ose periodike nga vendi dhe bota. Dhe, aq me pak fati i dialogut (monologut) maratonik me Serbinë. Jo.

Kosova është tokë, atdhe ose vendlindje e shqiptarëve. Që nga periudhat e hershme të Neolitit, Paleolitit etj. Me tepër se 5000 vjet para Krishtit.

U mor vesh se politologjia dhe filozofia e sotme politike, i kanë përjashtuar ose hudhur poshtë, si të tejkaluara, reaksionare dhe anakronike, idetë ode teoritë e ndryshme klasike, proteksioniste, paternaliste, elitare, egalitare, megalomane ose hegjemoniste sipas të të cilave: "shtetèt ose kombet e mëdha dhe me të kualifikuara, duhet të jenë gjithëmonë të fuqishme ushtarakisht, ekonomikisht, teknologjikisht dhe në çdo formë tjetër, për të pasur prezente dhe gjithèmonë aktive fuqinë e tyre ushtarake (luftarake) politike, ekonomike, industriale (teknologjike), ose dominante dhe ekskluziviste për t'i shkelur, sunduar, komanduar ose dirigjuar të vegjlit ose të pafuqishmit.

Ndaj, edhe politika dhe diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare. E jo duke qenë gjithëmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit ("ultima ratio" ose "urbi et orbi"), monopolit, llupës ose totelës së huaj përsa u përket kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme ndaj Serbisë. Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve të shantazhuar, inkriminuar dhe korruptuar deri në fytë që penetrojnë ose frekuentojnë (si në "sfilatë mode") sallonëve, paradhomave (koridoreve) ose kancelarive të ndryshme amerikane, europiane, etj...Pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqët dhe pasojat e politikës dhe diplomacisë së tyre!

U mor vesh se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupës ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpèrfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombëtare.

Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit. Edhe idetë dhe teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike, paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin ose autoritetin suprem ose absolut të personit ose individit.

Ndaj, kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider institucional, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demriurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë, çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike." 

Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e liderëve ose politikanëve-shtet dhe shtetit-parti! 

Politika dhe diplomacia bëhën në Akademinë e Shkencave, apo nga qarqët dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.

Dhe, aq më pak për "heronj", "kalorës" ose "gardian" të ndryshëm "shtetror" ose "nacional" të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë vejnë dorën në brez ose revole, apo e shpifin, linçojnë, pamundësojnë dhe eliminojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një lideri ose politikani të ri energjikë, intelektual, vizionar, profesional dhe intelegjent.

Ndryshe nga kjo, në kuadër të 'ritualit' ose 'celebrimit të përbashkët' të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "vullneti për të jetuar" (wille zum leben).

Kështu që "fenomenët" e ndryshme shoqèrore, natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar që është thelbi i jetës dhe botës sonë. Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e mesipèrme dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme ose absolute). Sidomos aty dhe atëherë kur vullneti pèr tè sunduar ose qeverisur, bëhet pavetëdije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat