Mjerisht, kjo nuk është hera e parë që qeveria pro-serbe e Tiranës zyrtare në krye me xhambazin politik, Edvin K. Rama, ia bënë tradhtinë e tretë kombëtare Kosovës martire, duke u miqësuar dhe vëllazëruar me krerët kriminelë të regjimit të Serbisë fashiste, kryekëput duke shkelur mbi gjakun dhe vuajtjet monstruoze të 2 milion shqiptarëve të Kosovës..!?
Ishte për herë të parë, ftesa të cilën E. Rama ia dërgoj me 2014 G. Bregoviçit që ta vizitojë Shqipërinë, meqë rast edhe ia dhuroi çelësat e bashkisë së Tiranës, në vend se të njëjtën dhuratë t’ia jepte ndonjërit nga martirët e luftës çlirimtare në Kosovë, por ky matrapaz socialist do e nderon dhe madhëron një këngëtar të Serbisë, i njohur në krejt ish Jugosllavi si një përkrahës i madh i shovinizmit dhe nacionalizmit serbomadh, duke anashkaluar kështu mijëra heronj dhe martirë të kombit që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës nga okupimi barbarë i Serbisë hegjemoniste.
Pa asnjë dyshim, qëndrimi anti-kosovar i E. Ramës dhe qeverisë socialiste pro-serbe në Tiranë, qëkur E. R. erdhi në krye të PS-së (2005), më vonë edhe në krye të qeverisë me 2014 dhe deri në këto çaste, pa fije turpi dhe ndërgjegjeje kombëtare e njerëzore, kanë shpërfaqur urrejtjet e tij (saj) patologjike ndaj shtetit të Kosovës, gjë e cila flet qartë se politike zyrtare e socialistëve të Shqipërisë ende në pushtet, është vazhdimësi e politikës enveriste “vëllazërore” ndaj Serbisë siç ishte gjatë LDB-re, kur falangat partizane të PKSH-së shkuan deri në Srem (qytet në Banat të Vojvodinës) për t’i ndihmuar partizanët jugosllav të çlirohen nga nazistët gjermanë!
Dhe, vërtetë është për t’u habitur tej çdo mase, se si qeveritë dhe shumë udhëheqës politik të Shqipërisë londineze, që nga pavarësia e saj me 1912 kanë mbajtur dhe vazhdojnë të kenë qëndrime pro-serbe, në fakt anti-kosovare, filluar nga Ahmet Zogu, E. Hoxha, Fatos Nano si dhe tash nga nunci i tij, Edvin Kristaq Rama, të cilët për interesa të tyre për të ardhur, gjegjësisht për të mbetur në pushtet, e kishin shitur ose falur Kosovën tek qeveritë armike serbo-jugosllave pa asnjë dhimbje dhe pa asnjë interes nacional..!?
Mashtrohen rënd gjithë ata shqiptarë të Shqipërisë të cilët e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta përkrahin politikën antikosovare të Edi Ramës kundruall Kosovës, ngase ajo dhe populli shqiptar i saj nuk mund të mbeten përgjithmonë monedhë për ç’kusuritje në raportet Shqipëri-Serbi, si dhe as mish për top deri në pambarim, ngase kësaj politike antikombëtare të Tiranës zyrtare në dëm të interesave shtetërore të Kosovës, duhet njëherë e mirë t’i vije fundi..!?
“Mjaftë është mjaftë”, do thoshte Georg W Bush, ish presidenti amerikan në Tiranë në vitin 2007; “The time has come, actually as soon as possible, that we say “Enough is enough!”. Kosovo is independent!”. Pra, Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë që nga 17 shkurti 2008 dhe askush më nuk mund të flet dhe as të bën pazare në emër të saj dhe me interesat nacionale të 2 milion shqiptarëve, të cilët për lirinë dhe pavarësinë e tyre dhanë hiç më larg se 22 vite më para mbi 15 mijë dëshmorë, heronj dhe martirë të luftës.
Andaj, e themi se çdo bashkëpunim i Tiranës zyrtare me Serbinë dhe regjimin fashist të saj në dëm të interesave të Kosovës, çdo afrim dhe miqësi e Edi K. Ramës me udhëheqjen kriminale të Serbisë në krye me Aleksandar Vuçiçin dhe përkrahësit e tij çetnikë në krye me Vojisllav Sheshelin, etj., ka qenë, është dhe do mbetet për kosovarët një tradhti puro kombëtare dhe një hanxhar pas shpine, sepse askush në këtë botë nuk mund, nuk guxon dhe nuk ka të drejtë me i shkelë, përdhosur, keqpërdorë dhe me manipuluar me të drejtat etnike, kombëtare, kulturore dhe independencën shtetërore të Kosovës. Meqë dihet fare mirë se për këto ideale dhe synime nacionale shqiptarët e Kosovës me vise kanë dhënë lumenj gjaku, sakrifica shekullore, mbi 2,5 milion të vrarë dhe të zhdukur, mbi 15 milion shqiptarë të dëbuar nëpër botë nga trojet e tyre dardane, që nga mesjeta (Bizanti) e deri tek eksodi i vitit 1878-88 (Toplicë, Nish dhe Leskovc), luftërat ballkanike me 1912/13/14, LPB, LDB e deri tek gjenocidi i viti 1998/99..!?
Prandaj, shqiptarët e Shqipërisë aktuale, sidomos qeveria kuislingë e Tiranës zyrtare dhe serbofilët e regjur siç janë Edi Rama, Mustafa Nano, Kastriot Myftaraj, etj., duhet të heqin dorë përgjithmonë nga miqësia me Serbinë fashiste, e cila ka vrarë dhe masakruar mbi 2 milion shqiptarë të Dardanisë së okupuar dhe Kosovës lindore, por të heqin dorë edhe nga politike patronazhiste-paternaliste ndaj Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.
Përndryshe, ideja e bashkimit kombëtar do shtyhet në pafundësi, ose do vdes përgjithmonë, gjë të cilën siç duket e duan shumë socialistët e Tiranës në krye me mikun e A. Vuçiqit, Edvin