Edi Rama dhe gocat e Arta

Opinione

Edi Rama dhe gocat e Arta

Nga: Agron Bani Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:02
Driton Kuka, Distria Krasniqi, Edi Rama dhe Nora Gjakova

Në një reagim në rrjetet sociale Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama na njoftoi se dy vajzat e arta kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova paskan kërkuar me u takua me Edi Ramën. U ndjeva shumë krenar me ato dy vajza se me të vertetë janë përfaqesuese të kombit tonë. Ato e nderojnë dhe respektojnë pozitën e Kryeministrit – sepse atë e zgjedhë populli dhe është në shërbim të tij - sot është Edi Rama. Por, nga ana tjetër u deshpërova nga Kryeministri me lavdata narcisoide:”Ato kërkuan të dilnim në foto dhe i bëmë fotografitë, që kishin dëshirë edhe t’i postoja në faqen time.”

Kurse Presidenti i ftoi gocat e arta. E respektoi vendin e punës .Dhe vërtetë ishte krenar.

Z.Kryeministër, duhet ta themë: si është e mundur të mos i ftosh ato goca të Arta dhe t’i respektosh dhe me shembullin e tyre – të nxitësh rininë shqiptare të merren me sport se ajo është rruga më e mirë e një të riu, e jo të merren me punë të padëshiruara. Njëherit të reflektosh se këto arritje shpërblehen nga shteti i tyre.

Ato vajza treguan gjithë madhështin njerëzore dhe sportive.

Si është e mundur të krenohesh me vlerat e tyre duke i ofenduar se ato kanë kërkuar të të vizitojnë. Dhe ti i paske pritur në zyrë. Sigurisht i ke lënë njëmijë punë tjera. Ato punë (pritja e gocave të Arta nuk është punë), të cilat i kryen çdo shqiptar (Shqipëri-Kosovë) kur vjen në pushtet?

Edhe ftesa po të bëhej nga kryeminstri - nga ju, do të ishte shumë normale për këto goca olimpike. Ky është obligim shtetëror-kombëtar (sipas kushtetutës shqiptare) dhe me përulje duhesh me i takua se na kanë nderuar në mbarë botën me punën e tyre dhe profesionalizmin e lart olimpik. Ulu në tokë z. kryeminstër. Vendi juaj i punës ka përgjegjësi të madhe. Së pari modestinë njerëzore.

Kryeministri është në shërbim të qytetarëve (kombit) sikurse të gjthë politikanët tjerë të rangut më të ulët. A mendojnë kështu politikanët në Shqipëri dhe Kosovë?

Po të kishim një Olimpiadë ku do teë merrnin pjesë politikanët e botes, politikanët e Shqipërisë dhe të Kosoves nuk do të merrnin asnjë medalje, por do të ishin të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat