Historia e kombit shqiptar, këndej dhe andaj kufirit shqiptaro-shqiptar, pa asnjë dilemë, në analet e saja që do i përfshinë dy dekadat e para të shekullit 21 (2001/2021), emrin dhe biografinë e Edvin K. Ramës do e shkruan me germa të zeza, fund e krye, për shkak të bëmave të tij në dëm të kauzës politike dhe kombëtare të Kosovës martire. Pra, do radhitet në krye të listës së tradhtarëve të kombit shqiptar, pikërisht e në veçanti për shkak të qëndrimeve të tij abuzive dhe anti-Kosovare..!?
Si fakte dhe dëshmi për të argumentuar konstatimin tonë, se E. Rama është dhe do mbetet ndër figurat më të zeza në historisë e re të kombit shqiptar, mund të sillen qindra veprime, fjalime, deklarata, fyerje dhe sharje të tij që i ka bërë kundër popullit shqiptar në Kosovë. Sepse, kur një kryeministër i Shqipërisë, siç është E. Rama që 9 vite, udhëheqësit shtetëror të Kosovës i njollos dhe ofendon pa fije turpi dhe respekti, në fakt me këto veprime armiqësore ai e ka poshtëruar rënd popullin dhe shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, meqë kur asaj ia shanë udhëheqësit e saj, çfarëdo qofshin ata, ti e ke sha popullin që i ka zgjedhur me votën e tij..!?
Gjithnjë sipas bindjes time, janë dy fakte kryesore që sot ndërlidhen drejtpërdrejt me E. Ramën;
E para, është logjika dhe mendësia politike e tij, ajo e cila atë e shpërfaq kudo si njeri të sëmurë brenda qenies së vet, në përbërjen e të cilit qëndron egocentrizmi i llojit tipik primitiv ballkanas, gjithnjë në kërkim të vetvetes për t’u bërë (për të qenë) dikushi në shoqëri, nga askushi, dhe, siç duket ky lloj kompleksi brenda-shpirtëror E.R. e ka përcjellë që nga fëmijëria e tij e varfër në një sistem kriminal, siç ishte ai komunist në Shqipëri. Shto kësaj presionin dhe torturat psikike mbi 45 vjeçare që regjimi enverist i ka ushtruar ndaj çdo individi dhe familjeje gjatë kohës së diktaturës më të rënd që ka njohur njerëzimi, siç ishte ajo në Shqipëri (1945-1991).
Dhe, këtë mori kompleksesh të brumosura thellë brenda qenies mongoloide të E. Ramës, secili mund ta vëren qartë në çdo lëvizje të buzëve, duarve, syve, këmbëve si dhe gjesteve të ç’ akorduara të tij që ai i bënë kudo që paraqitet në publik. Pra, kemi të bëjmë me një njeri të kompleksuar në katrorë, plotë me defekte në sistemin emocional-paranojak, të cilat do i shpërfaq kudo dhe në secilën pozitë që gjendet. Vetëm sa për ilustrim konkret mjafton të merret si mostër veshmbathja e tij me rastin e festave, e cila nuk është as shqiptare, as greke, as vllehe, as jugore, as veriore, veçse një garderobë mish-mash që nuk paraqet asgjë shqiptare, sidomos për syrin e të huajve!
Mbase, kulmin e kësaj marrëzie të tij personale, e përzier me kompleksin e inferioritetit kulturor dhe modës greke, e kishte arritur kur shkoi në një samit në Francë para dy viteve, i veshur me rroba kat e me kollare, por i mbathur me puma të bardha e jo me këpucë të zeza, për çfarë znj. A. Merkel e largoi nga grupi i liderëve evropian që mos t’ua “ndynte” fotografinë me ato patikat e tij prej reperi, e që nuk ishin në harmoni me protokollin e veshmbathjeve që liderët evropian vishen në takimet më të larta politike dhe diplomatike!
E dyta; është miqësia e pakusht dhe e pa asnjë dëmshpërblim e E. Ramës me udhëheqësit shtetëror të Serbisë, në veçanti me kriminelin A. Vuçiq, i cili as nuk u kishte kërkuar falje shqiptarëve të Kosovës për krimet e regjimit fashist të Serbisë të kryera gjatë luftës (1998/99), ku kishin vrarë, masakruar dhe dëbuar nga vatrat e tyre shekullore mbi një milion shqiptarë, e as Shqipërisë, si shtet amë i gjithë shqiptarëve, duke u puthur, qeshur me gojë zgërdhitë si dhe duke iu servilosur (përulur) Vuçiqit në çdo takim nëpër qendrat e Evropës dhe këto të këtyre në Ballkan.
Pra, E. Rama, qyshkur erdhi në krye të PS dhe qeverisë së Shqipërisë, në vend se t’i dënonte krimet monstruoze të Serbisë të kryera në Kosovë ndaj vëllezërve të tij, në vend se ta ngriste padinë ndaj saj për gjenocid në Kosovë pranë Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi në Hagë, në vend se të kërkonte sanksione politike dhe ekonomike ndaj Serbisë në KS dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, po ashtu edhe pranë organizatave ndërkombëtare për drejtësi dhe drejta të njeriut, në vend se të kërkonte nga Serbia që popullit shqiptar dhe shtetit të pavarur të Kosovës t’ia paguajë dëmet e luftës, reparacionet dhe borxhet financiare në vlera prej miliarda dollarësh, në vend se të lobonte në mënyrë intensive tek te gjitha vendet e botës për njohjen e pavarësisë së Kosovës, etj., etj., E. Rama, krye më vete dhe pa u konsultuar kurrë me udhëheqësit shtetëror dhe legjitim të Kosovës, bëhet mik me armikun e përbetuar të Kosovës, A. Vuçiqin, ish ministrin e kriminelit Millosheviç, për informata dhe agjitacion lufte, alias me presidentin aktual të Serbisë, me të cilin madje bën edhe marrëveshje të fshehtë në Nish për ndryshimin e kufijve të Kosovës, me qëllim për t’ia dhënë falas veriun e Kosovës, dhe kështu me radhë deri në hapjen e kufijve të Shqipërisë për serbët që pa asnjë pengesë të vijnë në pushime në bregdetin shqiptar. Bile duke iu lëshuar pushuesve shqiptarë në plazhet e Durrësit këngë të gruas së kryekriminelit Zhelko Razhnatoviç-Arkan, Cecës, e cila është përgjegjëse për krimet e Serbisë në Kosovë, po aq sa është vetë vrasësi e shqiptarëve s. Millosheviçi..!?
Se nga e ka burimin dhe motivin ndjenja kaq e madhe e E. Ramës për dashuri dhe jarani me një kriminel serb, siç është A. Vuçiqi, i cili gjatë kohës sa ishte ministër për informata në qeverinë e krye-kasapit të Balkanit, S. Millosheviçit, kishte deklaruar botërisht, se “për një serb të vrarë, ne duhet të vrasim 100 boshnjakë”, pra të bën krushqi me armikun e përbetuar të kombit shqiptar, duke shkelur pa fije morali mbi gjakun e mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë, të masakruar dhe të varrosur barbarisht në 16 varreza masive në Serbi dhe në 400 sosh në Kosovë gjatë luftës me 1998/99, besoj fort se nuk ka psikolog dhe as sociolog në botë i cili mund ta definon se çfarë logjika ka E. Rama, që të mos ndjen asgjë brenda vetes së tij për gjitha ato krime, vrasje, masakra. Pra të mos bashkë ndjejë me dhimbjen e mijëra familjeve shqiptare në Kosovë të cilat i kanë humbur më të dashurit e tyre, veçse për realizimin e epsheve dhe egoizmave të tij të sëmura për të ardhur dhe mbetur në pushtet pafundësisht, të shkelë me kaq brutalitet dhe anti-humanizëm varret e familjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari dhe qindra heronjve tjerë të Kosovës, duke u miqësuar dhe puthur publikisht me kriminelët e Serbisë fashiste..!?