Plagët që në Kosovë i shkatoi gjenocidi i Serbisë, kurrë nuk mund të mbulohen me kompromis.
Për Kosovën keni qëdrim të gabuar, që dëshmon se krimineli Aleksandër Vuçiq u ka mashtruar.
Kryeministri Albin Kurti po i del zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, ndërsa kompromisi në dialogun Kosovë-Serbi që e preferoni Ju ambasador Antony Godfrey, e favorizon Serbinë kriminale dhe e dëmton Kosovën viktimë.
Antony Godfrey, ambasador i SHBA në Serbi, më 10 gusht 2021, për median serbe 021 deklarroi se, “ Çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis nga të dyja palët. Ne të gjithë jemi dakord se duhet të ketë një dialog produktiv midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se njerëzit nuk mund të vijnë në tryezë me kërkesa pa qenë gati për kompromis . Çdo marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë një kompromis nga të dyja palët dhe duhet të ketë gatishmëri reciproke për bisedime. SHBA-të e mbështesin dialogun me ndihmën e BE-së . Ne presim që të shkojë në drejtim që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë pëparim në drejtiim që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparim në rrugën e tyre drejt BE-së”.
Antony Godfrey, ambasadori i SHBA-ve në Serbi, më 11 gusht 2021, një ditë pasi e kritikoi Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës për qasjen në dialogun Kosovë-Serbi, u takua me Aleksandër Vuçiqin, Presidentin e Serbisë.
Aleksandër Vuçiq, pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve, deklaroi se, “ I ka falenderuar SHBA-të për mbështetjen për bashkëpunimin e vendeve të rajonit”.
Ambasador Antony Godfrey, nuk Ju dëgjuam asnjëherë ta kritikoni Serbinë agresore gjenocidale e kriminale për zvaritjen lidhur gjetjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të kriminlelëve serbë, të cilët i tre vëllezërit Bytyqi, shtetas të SHBA-ve i vranë mizorisht në vitin 1999.
Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë agresore gjenocidale e kriminle për okupimin që është duke e bërë para syve T’uaj në Veri të Kosovës, me ndertimin në trojet shqiptare të kolonive serbe me shtëpi të reja e të mobiluara me financim nga Kina, ku vendosen familje serbe që më parë asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë.
Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë për bandat kriminale dhe strukturat paralele serbe në Veri të Kosovës.
Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë për instrumentalizimin dhe manipulimin me pakicën serbe në Kosovë.
Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë pse nuk e tregon vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë dhe e të tranpostuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.
Edhe pse Ivica Daçiqi në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë në vitin 2020, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive.
Ju me sa duket jeni nën ndikimin e demagogjisë mashtruese e kriminelit Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorit të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili me ngulm po kërkon padrejtësisht dialog mbi bazën e arritjes së kompromisit.
Krimineli Aleksandër Vuçiq, aktualisht është demagogu dhe mashtruesi më i madh në botë.
Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë kriminale për moszbardhjen e fatit të 1643 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që Serbia i rrëmbeu në Kosovë.
Krimineli Aleksandër Vuçiq moti është dashur të jetë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë për t’i tregur planet dhe skenaret e gjenocidit serb në Kosovë.
Kërkesa e Serbisë që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, të cilë po e mbështetni edhe Ju, Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, për shqiptarët e Kosovës, për mbarë shqiptarët dhe për demokracinë botërore, është e padrejtë, e papranueshëme dhe poshtëruese.
Çfarë kompromisi lyp Serbia, kur Kosovën e bëri shkrumb e hi, ku vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, ku dhunoi 20 mijë femra shqiptare, ku rrëmbeu në Kosovë 1643 shqiptarë të pafajshëm fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.
Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, ku mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i dogji në mënyrë mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.
Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite Serbia nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqipatarë pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite nuk po i tregon hekuranat në Serbi ku janë djegur mizorisht mijëra e mijëra shqiptarë të të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Ambasador Antony Godfrey, shqiptarët e Kosovës nuk vajtën në Serbi të vrasin serbë, por ishte Serbia kriminale që në vitet 1998/99 kreu agresion gjënocidal kriminmal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë të armatosur gjer në dhëmbë e të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë.
NATO me bombardimet e saj 78 ditëshe e nderpreu gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe ia solli Kosovës lirinë dhe pavarësinë.
shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që SHBA-të dhe BE-ja, do ta detyrojnë Serbinë agresore gjenocidale, që në dialogun Kosovë-Serbi ta njeh Kosovën shtet sovran e të pavarur pa asfarë kushtëzimesh.
SHBA-të dhe BE-ja, si mbrojtëse avangarde të demokracisë në botë në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojnë vetes që Serbinë agresore gjenocidale e kriminale ta vënë në nje rafsh me Kosovën viktimë.
Ambasador Antony Godfrey, Kosova dhe shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi dhe vërtetësi, ndryshe kurrë në Balklkan nuk do të ketë qetësi.
Pas tërë atij gjenocidi të tmerrshëm që Serbia e kreu në Kosovë, pas tërë atyre vrasjeve, masakrave dhe dhunimeve, pas tërë atij eksodi të më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm, Serbisë nuk i është caktuar asnjë kusht dhe detyrim.
Këmbëngulja e Serbisë agresore gjenocidale e kriminmale, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është ide e Rusisë për ta shtrirë influencën Ruse në Ballkan.
Themelimi i Asociacionit është i papranueshëm për shtetin e Kosovës, sepse përbën themelimin e shtetit në shtet, dhe ka për qëllim dobësimin e forcimit të shtetit së Kosovës dhe depërtimin e Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë.
Marrëveshjet e derisotme të arritura në Bruksel, janë nënshkruar nga tradhtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, që ndodhet prapa grilave në Hagë, dhe Isa Mustafa që domosdo për keqqeverisjen e tij duhet të nxirret para ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.
Marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë arritur edhe nën diktatin e padrejtë e tinzak të Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Han, që ishin në anën e Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse dhe kishin për qëllim ta dëmtonin Kosovën viktimë.
Ju jeni dëshmitar edhe për sjelljet pro serbe të Josep Borrell-it, Miroslav Lajçak-ut, Matheë Palmer-it dhendërit të Beogradit dhe dhe pro serbit Richard Grenell.
Shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, me identitet, gjuhë, traditë dhe kulturë të pa kontestueshme nga askush.
Në të gjitha gërmimt arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.
Serbët në Ballkan janë ardhacakë nga Kaukazi në shekullin e 6-të, dhe se shteti serb është krijuar me luftëra, vrasje, masakra e dëbime që serbët ardhacakë ua kanë shkaktuar shqiptarëve autoktonë duke i okupuar trojet stërgjyshërore shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.
Ambasador Antony Godfrey, mos po Ju duken pak më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.
Mos po Ju duken pak që mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e masakruar në Kosovë dhe të transportuar e djegur në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.
Mos po Ju duken pak 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare, që janë dhunuar në mënyrën më shtazarake nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbis gjatë argresionir gjenocidal e kriminal në vitet 1998/99.
Mos po Ju duken pak 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, që i ka rrëmbyer Serbia në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Mos po ju duket pak që Serbia gjatë agresionit gjenocidal e kriminal e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.
SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion dhe ta kushtëzojnë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, që serbët që kryen krime në Kosovë të dalin pra drejtësisë.
SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion dhe ta detyrojnë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, që ta pranojë shtetin e Kosovës pa asfarë kushtezimesh dhe pa asfarë kopromisi.
Ambasador Antony Godfrey, shqiptarët kanë qenë dhe janë kombi më i sinqertë dhe më besnik ndaj SHBA-ve dhe BE-së.
Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, me të drejtë kërkon që Serbia të ballafaqohet më gjënocidin që e kreu në Kosovë, me reparacionin e dëmeve të gjenocidit në Kosovë, sepse pa një qasje të këtillë në dialog, nuk mund të arrihet marrëveshje cilësore dhe afatgjatë.
Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare, nga shqiptarët dhe të ruajtura e të mbrojtura nga shqiptarët.
Serbia pas pushtimit të Kosovës këtyre kishave, manastireve dhe patriarkanave, ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvtësuar. Për këtë ekzistojnë dëshmi dhe totografi.
Kisha Orthodokse Serbe si asnjë besim tjetër fetar në botë, nuk është duke e kryer misionin e saj fetar, për ta edukuar dhe fisnikëruar shpirtin e besimtarëve serbë me mëshirë dhe ndjenjë humane njerëzore.
Pas të gjitha krimeve që Serbia i kreu në Kosovë, nga popat serbë nuk dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për të shprehur keqardhje apo pendim për krimet e kryera serbe në Kosovë.
Ambasador Antony Godfrey, po Jua pezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”
Lexojeni me vëmëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.
Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se:
“Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve.
Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.
Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.
Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.
Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!
Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!
As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).
As ato të EULEX-it 2008.
Për fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës (1999-2021) nuk e kanë hetuar këtë gjenocid të tmerrshëm kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.
Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .
Ambasaador Antony Godfrey, pasi t’i lexoni këto dy fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar ndaj Serbisë kriminale po të kishte bërë Serbia krime të këtilla ndaj famijes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popullit T’uaj ?!