Sikur jemi mësuar të lexojmë ose dëgjojmë dikur mbi brezin ose gjeneratën e vjetër të gjermanëve (arianëve) fisnik, epik dhe kalorësiak me moral, qëndrim dhe karakter të fortë.
Ndërkaq, sot sikur jemi të detyruar të shohim, dëgjojmë, lexojmë ose mësojmë mbi do "gjerman të ri planetar, multikulturor ose kosmpolitik" që për shumëçka mund të krahasohen me "narodin" e dikurshëm jugosllavë ose ruso-sovjetik.
Dyndjet ose emigrimet masive të rusëve dhe të tjerëve prej republikave të dikurshme ruso-sovjetike, si dhe nga territori ose hapësira e dikurshme që i takonte "perdes së hekurt" ose "hemisferës" ruso-sovjetike, në Gjermani dhe gjithandej, e kanë bërë të vetën. Shtoja këtu edhe turqit dhe komunitetet tjera (jogjermane) në këtë vend të madh që e kanë bërë Gjermaninë si Kroacinë e dikurshme nën ish Jugosllavi, kur Zagrebi (Kroacia), punonte dhe krijonte mirëqenie, kapital, pasuri dhe vlera të njohura shkencore, intelektuale, materiale, sociale, ekonomike, industriale ose teknologjike për të gjithë, ndërsa Beogradi( Serbia)-sundonte, ndërtohej, pasurohej, ngritej dhe afirmohej me punën dhe vlerat e lartpërmendura të kroatëve, sllovenëve etj.
U mor vesh se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose baraspeshë globale ose universale në marrëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombëtare.
Në këtë frymë, fusha kryesore e gjermanëve dhe Gjermanisë, tuhet se është koha, ndërsa feja, besimi, ideali dhe vizioni i tyre kryesor si janë arritjet, zhvillimet ose përparimet e vazhdueshme sociale, ekonomike, industriale ose teknologjike.
Duke menduar në mënyrë ekskluzive ose eksplicite në narrativin, kursin, vizionin dhe filozofinë e njohur politike të Kancelares Gjermane, Dr. Angela Merkel. Sidomos në kursin dhe vizionin e ri në politikën e përbashkët të BE-s, OKB-s, Natos dhe kështu me radhë.
Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane etj.
Në Republikën Federale të Gjermanisë jetojnë dikund afro 78 ose 8O milion gjerman.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i gjermanëve gjithandej kontinentit dhe globit tonë e tejkalojnë dikund shifrën e 2OO milionëve. Duke i llogaritur këtu me tepër se 8O milion qytetar amerikan me origjinë gjermane, me miliona gjerman në Çile, Argjentinë, Brazil, Kanada, Australi, Zelandë të Re, Spanjè, Çeki, Poloni, Prusinë Lindore (Rusi), Rumani, Hungari etj.
Pa i harruar këtu Republikën (e vjetër) të Austrisë së bashku me gjermanët e Konfederatës Helvetike (Zvicrës), ata në Elzas dhe Lorenë (Lotringi) të Francës, Flandri të Belgjikës, në Schleswigun e Veriut në Danimarkë, në Kleipede dhe Eupede dhe gjetkë.
Rënia ose shembja e ‘perdes së hekurt’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuare, ideologjike dhe të tjera, të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturit “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale”, multipolare ose subllokiste-sfiduese dhe turbulente për të gjithë.
Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë:
Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithmonë ka qenë kruciale dhe jetike.
Shtabi i Përgjithshëm ose Qendra Komanduese e Ushtrisë Amerikane për Evropën (US Evropian Command -EUCOM) -është e vendosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë.
Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Evropë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan është mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimeve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohen as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqësore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.
Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe të tjera.
Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, kooperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor, i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale.
Ndonëse, bashkëpunimi, kooperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithmonë ose vazhdimisht ishin udhërrëfyese ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.
Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetërore, nacionale, politike, individuale (personale), kolektive etj.
Vlerë sublime, madhore ose relevante e filozofisë politike të Perëndimit, pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdo qoftë.
Ndërkohë që janë të aftë te hedhin poshtë secilin nihilizëm ekstrem ose radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko-epistemologjik të lirisë, identitetit, sovranitetit, integritetit, ekskluzivitetit dhe pavarësisë individuale dhe kolektive.
Është interesante, befasuese dhe jo pak e trishtueshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike, se si liderët e ndryshëm të Kinës, Rusisë, Turqisë etj., sillën me komoditetin, ingerencën ose arrogancën e mbretërve, perandorëve ose liderëve të dinastive, mbretërive ose perandorive të ndryshme politike dhe ushtarake të cilat nuk ekzistojnë më as si histori dhe as si gjeografi.
Gjermania, duhet të ketë vendin, veton, votën ose fjalën e vet në Këshillin e Sigurimit të
OKB-së dhe gjithandej. Në çështjen dhe statusin e Kosovës-sidomos.