Disa pyetje Edi Ramës me rastin e Kosovës për “Ballkanin e Hapur” të Vuçiqit

Opinione

Disa pyetje Edi Ramës me rastin e Kosovës për “Ballkanin e Hapur” të Vuçiqit

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 15 gusht 2021 Në ora: 12:09
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Sinqerisht e pyesim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se si Kosova të pajtohet me "Ballkanin e Hapur" të inicuar nga vëllai ideor e shpirtëror i tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kurrsesi s'do të nxjerrë Kosovën nga kushtetuta e Serbisë?

Si të pajtohet kryeministri i Kosovës me "Ballkanin e Hapur", kur bindshëm Aleksandar Vuçiqi thotë se: "kurrë nuk e pranojmë Kosovën, pasi ajo është pjesë përbërëse territoriale e Serbisë"?

Si Kosova t'i bashkohet "Ballkanit të Hapur" serb, kur Albin Kurti me 3% serb brenda Kosovës ka ra në hall me ta, po me "Ballkanin e Hapur" kush mund ta ndalë Serbinë të luajë si do vetë Vuçiqi, të krijojë jo asociacionet serbë, po më tepër, një Republikë të fuqishme ekonomike, sociale e politike serbe brenda territorit të Kosovës?

Si të pajtohet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me "Ballkanin e Hapur" të Ramës e Vuçiqit kur Serbia nuk e ka ndërmend të kërkojë falje për krimet makabre të bëra në Kosovë?

Si të pajtohet Albin Kurti me "Ballkanin e Hapur" të Vuçiqit e Rames kur Serbia ende nuk e ka njohur Kosoven si shtet të pavarur e sovran.

E pyesim Edi Ramën e Shqipërisë, sikur ai të ishte kryeministër i Kosovës në vend të Albin Kurtit a do pajtohej me "Ballkanin e Hapur" me kësi kushtesh armiqësore politike serbe ndaj Kosovës?

Dhe njëherë sinqerisht e pyesim kryeministrin, Edi Ramën, se ky statut shteteror armiqësor serb ndaj Kosovës a i konvenon Serbisë apo jo?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat