Shkurt e trashë, apo hollë e gjatë?!

Opinione

Shkurt e trashë, apo hollë e gjatë?!

Nga: Agron Shabani Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:42
Agron Shabani

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli, ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lexuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, erdhën në krye të shtetit dhe pushtetit kosovar, me format dhe metodat e njohura revolucionare ose populiste.

Si të gjitha kryengritjet ose revolucionet tjera, edhe revolucioni surealist ose subrealist, mund të jenë përmbytje, orvatje, përpjekje, tundim, narracion, mobilizim ose manifestim i drejtë dhe i zhdrejtë për reforma, ndryshime, restaurime ose transformime të ndryshme esenciale ose substanciale të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së njohur njerëzore ose qytetare. E nganjëherë tjetër edhe përmbysje, rrenim ose shkatërrim i të gjithë asaj që është ngritur ose krijuar dikur me herët ( me mundime dhe sakrifica të shumta njerëzore dhe materiale)-pa fituar, ngritur, krijuar ose ndërtuar asgjë.

Apo "në mënyrë që shkëlqimet e dritave dhe ngjyrave të ndryshme të poçeve, shandanëve, llambadarëve, parullave, pllakatave, banderolave ose sloganeve tona revolucionare, të jenë sa më të pranishme dhe impresive ose spektakulare, terri, minxyra ose ërrësira e natës borxheze, skllavopronare ose feudaliste, duhet të jetë e trashë, e thellë, e dendur dhe shumë e pranishme gjithkah e gjithandej. (Jakobinët e pakënaqur dhe të revoltuar dikur).

Në Kosovë, me shpejtësinë e "dritës revolucionare" ose reformatore (restauratore)- u ngritë ose sajua shumë shpejt një "kauzë e re politike dhe diplomatike" e cila nuk kishte ekzistuar kurrë.

Ndërkaq, të dyja (gjitha) palët, e nisën ose vazhduan menjëherë punën e ngelur përgjysmë-lidhur me shpërnguljen ose dëbimin masiv të komandantëve ose 'krahut luftarak' të UÇK-së nga pushteti, parlamenti ose politika kosovare. Sepse, ashtu sipas tyre e kërkojnë rrethanat ose aktualiteti i ri kosovar (shqiptar) e sidomos ai botëror ose ndërkombëtar.

Atmosferat ose situatat e ndryshme, gjithmonë janë shpërthyese, konfliktuoze, absurde, abstrakte, konfuze, deliriante, violente, infantile, patologjike, kaotike ose tragjikomike, kur në to shfaqën, marrin pjesë ose manifestohen njëkohësisht dy a më shumë ngjarje, zhvillime, procese, koncepte, definicione, rryma, narrative, të vërteta ose interpretime të ndryshme paralele, kolizive ose asimetrike në kuadër të "insubordianancës" dhe disonancës së njohur kogntive, intrinznike, linguistike, anarkoteoroke, anarkoliberaliste, anarkoindividualist, etj.

Se këndejmi, me eliminimin e luftëtarëve ose komandantëve të UÇK-s nga parlamenti, pushteti ose politika kosovare, pos tjerash bëhej e pamundur zhbërja e paralajmëruar e tribunalit ose gjykatës speciale, si dhe vazhdimi i "politikës" dhe "diplomacisë" bizantine ose komplotiste, të përkthyer në kurthe, intriga, dredhi, shantazhe dhe komplote sistematike ndaj ish komandantëve ose udhëheqësve kryesor të UÇK-s, gjegjësisht me kompromise dhe koncesione të vazhdueshme ndaj Serbisë, në emër të interesave ose "partneritetit strategik" me SHBA-në, Perëndimin dhe Vatikanin etj.

Asaj politike qyqare dhe tepër bizare ose bizantine, si duket ishte në gjendje për t'iu bashkangjitur në çdo çast ose moment edhe Ramush Haradinaj, nëse e bënin asokohe (me 7 % të votave të popullit ose elektoratit kosovar)- kryetar ose president të Kosovës.

Ramush Haradinaj përndryshe njihet edhe si njëri prej kalorësve ose gardianëve kryesor të "sovranitetit dhe integritetit territorial, gjeografik ose politik" të Kosovës, dhe mik ose aleat besnik i Ibrahim Rugovës etj.

Ç'është e vërteta, Albin Kurti dhe Vetëvendosje, pas puçit ose grushtit të njohur kundër qeverisë së tyre gjatë vitit të kaluar (2020) nga ana e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës: Me padurim pritën për t'u rishfaqur me tërë "kapacitetin, potencialin, intelektin, guximin, misionin, narracionin dhe vizionin e tyre liridashës, shtetformues ose patriotik" në muzgun ose buzëmbrëmjen e parë të abortit ose shkurorëzimit të koalicionit qeveritar në mes LDK-së, AAK-së etj., të kryesuar nga Avdullah Hoti.

Po e ceku prapë se në "Politological’s Contribu­tion to New Global Chalenges" (New Trend) si dhe në "International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy" dhe kështu me radhe, mund t'i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, paradokset dhe anomalitë e mësipërme reaksionare dhe anakronike së bashku me formulat ose ekuacionet e komplikuara të sistemeve dhe pushteteve të ndryshme poroze, fragjile, inkompakte dhe heterogjene, me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond.

"Shumicën e kohës as nuk përpiqem t'i përkthej me fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Pak më parë ndodhesha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gënjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e (sh)përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M'u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë 'të jesh ose ekzistosh'." (J. P. Sartre, "Neveria")

"Asnjëherë mos provoni të mësoni derrin (dosen) ose gomarin për të kënduar, ose për t'u bërë të pastër, sepse i humbisni kot se koti kohën dhe mundin tuaj, dhe i mërzisni derrin (dosen) ose gomarin." (Paul Dickinson)
Natyrisht se liderët ose politikanët e ndryshëm kosovar, nuk kanë si të thuash asnjë problem ose vështirësi të pranojnë rolin vendimtar të papërgjithësisë objektive dhe subjektive në momente, situata, qëndrime dhe vendime të caktuara, por nuk mund të pranojnë mediokritetin, nebulozen, stupiditetin, joprofesionalizmin dhe fajin e tyre personal ose individual -lidhur me ngecjet ose dështimet globale ose kolektive si element të veçantë dhe për pasojë, llogaridhënien dhe obligimet e njohura personale, institucionale, ligjore ose konstitucionale të veprimeve, reagimeve, vendimeve ose gabimeve të tyre kolaterale, kardinale ose trashanike.

Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psikik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej "egos", "libidos" ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmëria (policia), politika, diplomacia etj.

Kështuqë sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor, i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ajo. Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale ose racionale në fushën ose terrenin e ndërgjegjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales, përreth të së cilës gjithçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. Sidomos në marrëdhëniet ose raportet protofëmijërore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte dëshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ekzotike, dhe ndjenja dashuri-urrejtje ndaj babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten) si kompeks malicioz dhe surrogativ.

Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit: Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kanë kaluar në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiqikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëmijërore që ka bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiqikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor, mbipersonal, ose neurotiko-hipnotik.

Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetshtypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. E tërë kjo të ngjanë edhe në hilozoizëm ose në "instanca të larta" abstrakte, imagjinare ose fiktive ku liderët ose politikanët e ndryshëm (kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit, dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

U mor vesh se politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të larta, sublime dhe relevante), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi, pluralizmi ose parlamentarizmi, të anë njerëzore, humane, shkencore, racionale, antropologjike ose epistemiologjike nga ana jonjerëzore, johumane, iracionale ose antropomorfologjike (sidomos atëherë kur qielli me yje ose me hënë të plotë, është lebroz.) etj.


Ndërkaq, guha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike etj. Elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsensusit dhe kompromisit të njohur intelektual, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. Pse kjo? Sepse, me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqen, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjen, fillimin dhe mbarimin etj.

Ndonëse, disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste janë shumë të reja për t´i njohur dhe kuptuar të të gjitha sekretët ose misteret e mundshme të luftërave, konflikteve, urrejtjeve, xhelozive, averzioneve, fobive, paranojave, sterotipeve, dyshimeve ose paragjykimeve të ndryshme objektive dhe subjektive në mes gupeve, personave, popujve, kombëve, etnive ose shteteve të ndryshme në çdo kohë dhe hapësirë.

Izraelitët thonë shpesh si me sarkazmë anektodike se :"aty ku e fusin kokën dhe trupin lufta ose konflikti, politika e lartë ose diplomacia, shpeshherë nuk e fusin as gishtin e vocërr.

Dëgjoni britmat e një gruaje (nënë) kur është duke i lindur fëmijën, shihni ose shikoni sytë dhe fytyrën e një trimi ose heroi duke dhënë shpirt në fushën e nderit ose frontin e luftës, dhe pastaj më thoni: Nëse diçka në jetën, botën dhe natyrën tonë, mund të lindë ose filloi pa dhembje, mundime dhe sakrifica të ndryshme. (Aristoteli)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat