Pak kush e din në Skëndereaj se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para 7 apo më tepër vjetësh,ishte shpallur “qytetarë nderi” i Skënderajt.
Para shtatë vjetësh,ish qeveria komunale në Skënderaj,nuk e di me propozimin apo nismën e kujt,i kishte propozuar Kuvendit Komunal që ta shpallte Edi Ramen-kryeministrin e Shqipërisë, për “qytetar nderi” të kësaj komune. Më kujtohet se gjatë një bisede me disa zyrtarët të atëhershëm të komunës,me qellim apo për të u mahitur nuk e di,me kanë pyetur se cili ishte mendimi apo vlerësimi im për këtë nisme të shpalljes së Edi Ramës për “qytetar nderi” i kësaj komune. Kisha mbetur ca i habitur,e mos të thëm edhe i çuditur më këtë ide dhe nisme që nuk e dija se ku e kishte burimin,në Skënderaj apo gjetiu më lartë,por mora guximin ta kundërshtoj e të thëm se unë nuk do ta bëja asnjëherë këtë,e nuk thëm ta bëni as ju,sepse nuk do të i bëni nderë Drenicës.
Nuk e dija në rend të parë,se cili ishte kontributi i kryeministrit të atëhershëm dhe të tashëm të Shqipërisë Edi Rama për Drenicën e Skënderajn,bile bile,si kryeministër,Rama asnjëherë as nuk e kishte vizituar Drenicën,e as kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,e as kullën e Jasharëve,ku i ka rrënjët liria e Kosovës.
Tash,rasti Bregoviq,që e nxori pyfytrësinë e këtij kryeministri e një varg të pa fytyrëve tjerë andej,duke fyer rëndë dinjitetin dhe sakrificën e Drenicës e krejt Kosovës,sikur ma kujtoj këtë.
Do të isha mjaft kureshtar të mësoja se me cilin motivacion e arsyetim i është bërë një nderi i tille”qytetarë nderi” i Skënderajt këtij kryeministri kryeneç dhe të pa nderë.
Se sa ai nuk kishte interesim i Edi Ramës për të qenë “qytetarë nderi” i Skënderajt e Drenicës,tregon edhe fakti se ai asnjëherë nuk erdhi për ta marrë atë vendim me ndonjë akt solemn të organizuar,dhe që nga atëherë,një vendim i tillë ndodhët ndokund në sirtarët e komunës së Skënderajt.
Do të ishte në nderin e drejtuesve të pushtetit komunal,ta anulojnë publikisht këtë vendim fyes për Skënderajn e Drenicën,sepse Bregoviq e Skënderaji nuk shkojnë bashkë.