Në takimin Kurti-Vuҫiҫ, në Bruksel, raportet në mes tyre u tensionuan

Opinione

Në takimin Kurti-Vuҫiҫ, në Bruksel, raportet në mes tyre u tensionuan

Nga: Adem Bytyqi Më: 16 gusht 2021 Në ora: 07:15
Adem Bytyqi

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe Presidenti aktual i Serbisë Alexander Vuҫiҫ, përndryshe bashkëpunëtori i ngushtë i kasapit të Ballkanit dhe krimineli kryesor i luftës në ish Jugosllavi Millosheviq, si dhe miku shumë i përzemërt i Kryeministrit kontraverz aktual të Shqipërisë Edi Ramës, pasi i tha në sy Vuҫiҫit se Serbia kishte bërë tri herë gjenocid ndaj shqiptarëve.

Duke i'a përmend edhe vitet e gjenocidit.

Presidenti serb, në mungesë të fakteve për një përgjigje të arsyeshme, të argumentuar dhe adekuate në pohimin e z.Albin Kurtit, i tmerruar përfaqësuesve të mediave nuk diti ҫka t'iu thoshte tjetër përveq se, Kurti tha ai " po kthehet në shekullin e 19të, duke dashtë të harrojë me qëllim se krimi i gjenocidit nuk parashkruahet asnjëherë në bazë të drejtës penale ndërkombëtare dhe Konventave ndërkombëtare të luftës.

Sidoqoftë do të duhej të pyetët Kryeministri aktual i Shqiprisë Edi Kristaq Rama, miku më i ngusht dhe i përzemërt i Presidenti aktual të Serbisë, pse Shqipêria ka pritur ka gjatë dhe nuk e ka paditur Serbinë për krimin e luftës të gjenocidit kundër shqiptarëve?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat