Që nga çlirimi i Kosovës, ndër emrat kryesor të skenës politike është Hashim Thaçi. Thënë drejtën, Thaçi është figura më përçarëse, më fatkeqe që ka pasur Kosova, së paku që nga paslufta. PDK në krye me Hashim Thaçin, që ka qeverisur nga 2007 deri në 2013, me Hashimin kryeministër për 7 vite ka rrënuar të gjitha shtyllat kryesore të vendit.
Thaçi që qysh në vitin 2010 premtonte se brenda vitit do të bëhet liberalizimi i vizave, mbi 300 mijë qytetarë do të punësohen, të gjitha dolën të ishin gënjeshtra. Asnjë nga këto nuk u bë, vendi nga dëshpërimi u zbraz nga qytetarët, varfëria u shtua, kriminaliteti po, shëndetësia dhe arsimi vetëm sa u rrënuan. Përveç dëmit ekonomik dhe politikë që i ka bërë Kosovës Hashim Thaçi ka qenë spiun, gjë të cilën e ka konfirmuar Ish-kreu i Shërbimit Sekret Francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të “Canal +”-it.
Sipas Siramy-t, në rekrutimin e kandidatit për president të Kosovës ishte i përfshirë agjenti Arnaud Danjean. Për më tepër sipas Siramy, Thaçi edhe sot e kësaj dite, është agjent (spiun) i Francës. Momenti i parë ku Thaçi filloi të njihet ka të bëjë me luffën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Në atë periudhë, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë, si mundësi për zgjidhen e problemit të Kosovës. Aty Hashim Thaçi shfrytëzoi egot e tija për pushtet përmes pozicionit të UÇK-së, duke u munduar të dobësonte pozicionit politik të Presidentit Rugova. Megjithëse këtë nuk e arriti, gjithsesi bëri hapin e parë të ngritjes politike të tij. Momenti tjetër i ngjitjes së tij drejt postit të parë institucionale, ndodh pas vdekjes së Presidentit Rugova, respektivisht pas ndarjes së LDK-së, në Kuvendin e saj.
Edhe pse arriti majat e politikës faktikisht Thaçi është ndër politikanët më mediokër, që nuk shquhet për asnjë aftësi pas rrëmujës dhe intrigave. Thaçi është udhëhequr nga mendësia e abuzimit me pushtetin, liderët tanë pa personalitete të formuar e gjejnë politikën të vetmen mënyrë për të cilën janë “të aftë” të merren, pavarësisht kësaj Thaçi ishte i përfshirë edhe në ndarje të Kosovës gjë që e ka konfirmuar edhe John Bolton, ish këshilltar i ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një intervistë, Bolton ka deklaruar se kur ishte këshilltar i sigurisë kombëtare, kishte diskutuar me presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, ku ishte folur për mundësinë e një korrigjimi të vogël territorial.
Të bëmat e tij janë shumë të mëdha në të gjitha dimensionet, si në sferën e brendshme ashtu edhe atë të jashtme. Pa asnjë të mirë për vendin dhe shumë dëme për Kosovën, Hashim Thaçi do të mbetet ndër figurat më të dëmshme në historinë më të re të Kosovës dhe kombit shqiptar.