Kur dëgjova se po asfaltohej rruga “Dervish Sadria”, nga komuna e Malishevës, u gëzova pa masë!

Opinione

Kur dëgjova se po asfaltohej rruga “Dervish Sadria”, nga komuna e Malishevës, u gëzova pa masë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:06
Adem Bytyçi

Asfaltimi i rrugës “Dervish Sadria”, më gëzoi pa masë me këtë rast ndjeva obligim njerëzore dhe kombëtar të i them pak fjalë për personalitetin emrin e së cilës e mban me krenari kjo rrugë!

Dervish Sadria, është rapsodi më i njohur dhe adhuruesi më i flaktë i arsimit dhe kulturës shqiptare.

Kjo rrugë e mban emrin e një personaliteti me të cilin krenohet jo vetëm fshati Kervasari, por arsimi në gjithë Kosovën!

Nga familia e Dervish Sadrisë kanë dalur intelektual të shquar, jurist, inxhinier, dr.shkencash, të cilët sot kontribuojnë andej në gjithë Kosovën, por jo vetëm kaq, ligjërojnë edhe në universitetët më më fam të Europës e deri edhe në Japoni dhe SHBA.

Komuna e Malishevës, me Nismen Socialdemokrate në kry po bëjnë punë të mrekullueshme në fushën e infrastrukturës shkollore dhe rrugore në fshatrat e kësaj komune në krye me të parin e kësaj komune z.Ragip Begaj!

Shembullin e kësaj komune se si nxjerren nga balta dhe terri i arsimit fshatrat drejtë emancipimit të dijes dhe ngritjes se infrastrukturës moderne shkollore dhe rrugore duhet ndjekur edhe komunat tjera në nivel vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat