Një histori e shkurtër e luftës për të parin e shtetit, parasë të zgjidhej Presidente e shtetit Vjosa Osmoni - Sadriu.
Lufta për të parin e shtetit kishte marrë përmasa shqetësuese!
Akoma pa përfunduar mandati i Presidentit të atëhershëm Thaçi, haptas shprehte synimin z.Ramush Haradinaj, për ta merrë këtë post, pasi t'i përfundonte mandati i Presidentit të atëhershëm Thaçi, në cilindo formë qoftë.
Edhe Kryetari i LDK-së , z.Isa Mustafa, pretendonte postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, por në dallim nga z.Haradinaj, ishte më i përmbajtur dhe mundohej ta fshehte këtë synim për momentin.
Sipas burimeve nga shtypi, z. Haradinaj kërcënonte prishjen e koalicionit nëse nuk i premtohej qysh tani se do të ishte President i ardhshëm i vendit.
Mënyrë si se janë zgjedhur Presidentët e vendit pas përfundimit të luftës, gjithmonë ka krijuar përplasje në mes partive politike, sepse vetë Kushtetuta dhe konfiguracionii partive politike në vend, mundëson që Presidenti i vendit të jetë rezultat i pazareve të partive politike.
Nga eksperienca e deritanishme e zgjedhjes së presidentit të vendit, mënyra më e mirë dhe më demokratike do të ishte zgjedhja e Presidentit të vendit drejtë përse drejti nga qytetarët siç është rast i zgjedhjes së Presidentit të shtetit në Maqedoni , pa e ndryshuar sistemin politik Parlamentar të qeverisjes.
Po të zbatohej kjo mënyrë e zgjedhjes së Presidentit të vendit tonë, do të mundësonte që President i vendit të zgjidhej politikani më i mirë dhe do të evitohej lufta pa parime dhe dëshira e pa merituar e disa personaliteteve politike që ta pretendonin këtë post kaq të rëndësishëm për shtetin ...