Cilido fëmijë nga cilido kopsht i fëmijëve shqiptarë nga cilado troje shqiptare, do të kishte performancë shumë më cilësore, se sa që pati këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.
Goran Bregoviq, ky këngëtar nacionalist anti shqiptar çetnik serb, me pjesëmarrjen e tij dhe këngët e tija talllava, e dëshmoi paragjykimin tonë se nuk e meritonte as në aspektin muzikor dhe as në aspektin e karakterit e moralit njerëzor të jetë i pranishëm në këtë festival.
Edi Rama, Qeveria ë tij, Bashkia e Korçës dhe tërë mbeshtetësit mediokër shqiptarë të këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb, më në fund duhet ta kenë kuptuar se Goran Bregoviqi, e poshtëroi dhe e ndoti Festivalin e Birrës në Korçë, e poshtëroi dhe e ndoti Shqipërinë dhe e ndoti tërë shqiptarinë.
Korça në Festivalin e Birrës me këngëtarin nacionalist anti shqiptar çetnik serb Goran Bregoviq, me këngë, valle dhe me tradhti e kurvëri krehej, ndërsa Shqipëria nga zjarret e pandemia digjej.
Korça me Festivalin e Birrës, jehoi nga histeria dhe shfrenimi, që buronin nga muzika e këngëtarëve dhe nga 24 tenda të vendosura ku shërbehej konsumimi i i brrës, nga ku fillonte dehja, ekstaza dhe orgjija, ndërsa digjej dinjiteti kombëtar shqiptar dhe dinjiteti i dëshmorëve shqiptarë që dhanë jetën pë liri, dhe i viktimave shqiptare ndër shekuj që i vrau dhe i masakroi Serbia në të gjitha trojet shqiptare por edhe në Shqipëri për të dalë në Detin Adriatik.
Në pritje të natës së pestë për të parë e dëgjuar Goran Bregoviqin, kengëtarin nacionalist anti shqiptar çetnik serb, shqiptarët pjesëmarrës në këtë festival, e harruan dhe nuk e përfillën dinjitetin e mijëra e mijëra shqiptarëve në Kosovë të vrarë, të masakruar e të dhunuar nga Serbia kriminale, e harruan dhe nuk e përfillën dinjitetin edhe të qindra mijëra shqiptarëve të vrarë, të masakruar, të dhunuar e të djegur me shekuj në trojet shqiptare familje të tëra shqiptare të mbyllura nëpër shtëpi, edhe në Shqipëri.
Kjo ishte atmosfera dhe përshtypja që la Festivali i Birrës në Korçë , i cili mund të mbahej edhe pa dehje, pa histeri dhe pa tradhti.
Në këtë festival mungoi vetëm krimineli Aleksandër Vuçiqi, vllau për zemër i Edi Ramës, i cili nga Beogradi me siguri mburrej e krekosej, si po arrin Serbia kriminale t’a mashtrojë Edi Ramën dhe Shqipërinë.
Këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb Goran Bregoviq me performancë e tij, dëshmoi thënien popullore shqiptare se, “Serbia ditën të vret e natën të vajton”.
Nuk han bukë asnjë arsyetim i Edi rRamës, i Qeverisë së tij, i Bashkisë së Korçës që e ftuan këngëtarin nacionalist anti shqiptar çetnik serb Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.
Nuk hanë bukë as arsyetinet e tërë mbështetësve mediokër e tradhtarë të këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb, që e inspiroi dhe nxiti vrasjen, masakrimin e dhunimin e mijëra e mijëra shqiptarëve autoktonë e të pafajsham në Kosovë.
Arsyetimi i organizuesve dhe i mbështëtësve që e ftuan këtë këngëtar nacionlist anti shqiptar çetnik serb, dhe i të pranishëmve në koncertin e tij në mbrëmjen finale të festivalit, se gjoja kënga dhe arti janë ura lidhëse, janë thjeshtë propagandë naïve mashtruese e këtyre shqiptarëve tradhtarë që nuk ndjejnë as komb, as fe dhe as atdhe, që turpi e mallkimi i mbuloi, e që u bënë qese najlloni, ku Goran Bregoviqi i urinoi dhe Festivalin e Birrës në Korçë e poshtëroi.
Në Festivalin e Birrës në Korçë që u mbajt nga 18-22 gusht 2021, mungoi vetëm dalja nudo në binë e Edi Ramës, e Qeverisë së tij, e udhëheqësve të Bashkisë ë Korçës dhe e mbështtetësve të këtij festivali dehës.
Milaim Zeka, gazetari dhe analisti nga Kosova me praninë e tij në këtë festival e njollosi edhe më shumë veten e tij, duke u munduar ta shfrytëzojë rastin për ta faktorizuar veten, duke thënë se, “Festivali duhet të jetë strumbullar i bashkimit të shqiptarëve, se në këtë festival paskëshin ardhur shqiptarë nga e tërë bota. Rasti i Goran Bregoviqit nuk duhet të politizohet, se edhe Milaim Zeka paska familjarë të vrarë nga Serbia…..”.
Milaim Zeka para kamerave nuk ngurroi që t’i jep këshilla edhe Kryeministrit Albin Kurti si të qeverisë, edhe pse më mirë do të ishte sikur Milaim Zeka çdo ditë ta pret Albin Kurtin para Qeverisë dhe t’ia lustrojë këpucët Albin Kurtit ose t’ia çojë kafen e mëngjezit në zyrë.
Milaim Zeka është ai që në debatet televizive e arsyetontë Hashim Thaçin për ndryshimin e kufijve me Serbinë kriminale, duke thënë se, “ Hashim Thaçi ka të drejtë, sepse Kosovës nuk i vyjnë qytetet në veri të Kosovës ku nuk jetojnë shqiptarë”.
Përgjigja më e mirë për Milai im Zekën është teksti i botuar nga publicistit Kastriot Miftaraj më tirull “Si flinte Milaim Zeka në krevatin e Enver Hoxhës”, (“Bota Sot” 20.08. 2021).
Kastriot Miftaraj në këtë tekst e përshkruan Milaim Zekën i cili në vitn 1985 kishte shkuar në Shqipëri në vitin 1985 për t’ia uruar diktatorit Enver Hoxha ditëlindjen e 75 me 75 kalamfila në dorë.
Absurditet i Festivalit të Birës në Korçë ishte edhe Blendi Gonxhe, Dretori i Drehtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Shqipëri, i cili me një servilitet çmendurie u dëshmua si fansi më i madh i Goran Bregoviqit duke personalizuar nj targë ku shkuante Goran, ndërsa në të majtë ishte flamuri Kuq e Zi me Shkabën dy krenore, poshtë saj AL, ndërsa në të djathtë figurontë një zenër.
Performanca e Goran bregoviqit, e këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë, u mbajt nën konreollin e rreptë të policisë së shtëtit të Shqipërisë, duke ekontrolluar fizikisht secilin që hynte në vendin kumbahej ky festival.
Megjithatë para performancës se Goran Bregoviqit nga kundërshtarët e tij u hodh gaz lotsjellës, për çka disa të rinj u shoqëruan në polici.
Festivali i Birrës në Korçë i ngjau thënies popullore , “Stambolli digjet e kurva krehet”, sepse ndërsa Shqipëria digjet nga zjarret anë e mbanë Shqipërisë, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme, sepse në Shqipëri pandemia KOVID 19 aktualisht ka marrë përmasa të frikshme, ky festival u mbajt pa respektuar asnjë masë mbrojtëse ndaj pandemisë, vetëm e vetëm për ta kënaqur inatin e Edi Ramës, të Qeverinsë së tij, të Bashkinë së Korçës, duke mos u kujdesur fare për shëndetin publik.