Një kohë ishim bërë si “papagall pa pedigre” duke kërkuar vaksinat që po vonoheshin në të mirë të parandalimit të përhapjës së Covid19 dhe mutacioneve të saj, që nëpërmes imunizimit të arrijm mbrojtjen kolektive nga kjo lëngatë e kësaj dekade të shekullit XXI.
Por ndërkohë po dëgjohen edhe zëra kundër kësaj fushate të imunizimit, duke e lidhur këtë iniciativë globale me teori konspirative apo kinse mbështetje në parimet liberale, ku mënyra e përzgjedhjës është më se e garantuar, duke mos u bërë pre e imponimeve.
Nëse flasim për shëndetin publik, atëherë këtu liria jonë e përzgjedhjës mund të has në “gozhde të ndryshkur”. Si individ UNË, TI mund të sillemi ndaj vetës sonë papërgjegjshëm duke i shkaktuar degradim shëndetit tonë personal. Mund të abuzojme me alkool, substanca narkotike, të bëjmë një jetë të shfrenuar por asnjëherë duke rrezikuar shëndetin e tjetrit, rrethit. Pra liria jonë, mbi veten tonë arsyeton përzgjedhjen e jetës që bëjmë pa ndikuar tek tjetri. Por ky virus tani po tejkalon liritë tona individuale duke u shkri në atë kolektive dhe në çështje të ndieshme të shëndetit të tërësishëm publikë. Një i papërgjegjshëm, asimptomatik nëse refuzon imunizimin atëherë ai nuk po bëhet potencialisht vetëm rrezik i vetës së tij. Mund të jetë përzgjedhje e tij, liri individuale, por kur ai fillon të infektoj tjerë dhe rrezikon shëndetin e rrethit, atëherë mendoj se koncepti mbi liritë e tij individuale duhet të përfundoj. Arsyetimi mbi refuzimin e saj mund të mirret sikur “ahmakllëk i tipit absurdian”.
Lexova një thënie që më mbeti në kokë të një profesori Richard Feynman, po e parafrazojë;
“Ahmakllëku është kur e dijm të vërtetën, e shohim me sy tanë, por prapseprap besojm në gënjeshtër. E kjo gjë është më infektuese se secila sëmundje e rëndë ngjitëse mes njerëzve”
Nga aspekti sociologjik do tentoj ta zbërthej këtë fenomen. Pra njeriu me iracionalitetin e tij dhe mekanikën sociale bazuar jo aq shumë në arsyeshmëri është i prirur për tema senzacionale, insinuata, vëmendje, glamur social që të besoj në atë atraktivën, tërheqësen, pamvarësisht kundërshtisë reale aty ku njerëzit e kritikës punojnë, bazohen në fakte racionale, rrjedhëshmeri, kronolgji të fenomenit dhe eksperience mbi rastin e përcjellur me dije te sofistikuar shkencore. Te gjitha këto i hudhin poshtë grupi i “ahmakëllëkut” duke u bazuar në besim puro mbi gënjeshtrën e pabazuar faktike! Kjo shpesh shkon edhe me nivelin e vetëdijes dhe arsimimit të individit. Ku autoriteti subordinues ndaj tij e bënë veten që të jetë “pavetëdije me vullnet i nënshtruar ndaj kësaj filozofie konspirative”. Ahmakëllëku i tyre shkon aq skajshmërisht indoktrinues sa që janë në gjëndje edhe jetën t’a sakrifikojn duke mbajtur kauza të tilla, të pavërtetuara!
Pra, sociologët, U.Beck and A.Giddens qysh herët kanë parashikuar dhe sqaruar se këto kohëra tona të teknologjise moderne po i bejne të jetojn njerëzit në shoqëri të rrezikut siç e emërtuan këtë epokë bazë fenomeneve dhe zhvillimeve të sotme. Pra një efekt i rrezikut diku larg qoftë edhe nga aspekti i distancës së madhe gjeografike nuk të bënë ty të ndjehesh sigurt në rrethin tënd larg asnjëherë, “ai rrezik në të sotmen do arrijë tek ti”. Jemi bërë aq të vogël gjeografikisht mes vetes, gjithnjë si rezultat i bartjës së informacioneve, komunikimit, lëvizjes, mobilitetit në rendin planetar, të përafërt sa me nje “fshat global”, gjithnjë referuar këtyre dy sociologëve. Një variant Delta në Indi i COVID19 bëri që tani e tërë bota të sfidohet nga ky virus, apo nisja e saj nga nje laborator në Wuhan. Aq afër jemi mes vetes sot sa nuk mund t’a paramendojm!
Duhet përmednur edhe qeverinë që ka pak proaktivitet mbi fenomenin e imunizimit. Organizmi dhe plani total i vaksinimit të masës së gjerë po has në sfida. Sa nga grupi i ahmakëllëkut, sa nga pamundësia që të depërtojnë sa më thellë në secilën lagje apo të bëjnë shërbimin më të lehtë drejtë vaksinimit, për të siguruar më mirë shëndetin tonë publik në shoqëri.
Bartësite e shkencës dhe medimit racional e logjik në vend mbi këtë fenomen, siç janë mjekët po edhe stafi arsimor apo akademik, nëse këta bien pre e ahmakëllëkut të tillë lajthitës, mendoj se asnjëri nga ta nuk duhet ta ketë vendin aty ku e ka! Nëse nuk beson në shkencë dhe fakte racionale apo atë që po e spjegon nxënësve gjatë një njësie mësimore, nuk u beson fjalëve që thotë, atëherë JE pjesë e ahmakëllëkut injorues dhe individët e tillë duhet lënë ditarin, apo betimin e hipokratit, mision në shërbim të mirës së përbashkët apo individuale!
Njerëzit që po pësojn nga COVID19 duhet ta dijm që nuk janë numra statistikorë. Janë kolegë, nënpunës, shërbyes, familjarë, miq…janë njerëz me emër dhe mbiemër!
Të bëhemi të arsyeshëm dhe ruajmë njëri tjetrin, me aq kapacaitete sa kemi në dispozicion!
Pra, VAKSINOHUNI ! Tjetër metodë njëherë për njëherë nuk ka ! …. ndoshta deri në daljen e tabletave, shpresojm!
VAKSINOHUNI!