Edi Rama e shkel nderin dhe shqiptarinë për ta mbrojtur Bregoviqin dhe Serbinë

Opinione

Edi Rama e shkel nderin dhe shqiptarinë për ta mbrojtur Bregoviqin dhe Serbinë

Nga: Rexhep Torte Më: 24 gusht 2021 Në ora: 08:55
Rexhep Torte

O Edi Rama, kryeministri tradhtar i Shqipërisë amë, ty sëbashku me bashkëpunëtorët e tu dhe me gazetaren tënde të preferuar shqiptare nga Kosova, jeni zjarrnxitës, mendjefikur, me histeri mesjetare e fashiste linçuese, duke dëshmuar se jeni pa gjak shqiptari, pa komb e pa atdhe.

Mos u mundoni të na akuzoni ne miliona shqiptarëve që me të drejtën tonë u vumë në mbrojtje të dinjitetit, nderit dhe fisnikërisë të kombit shqiptar.

O Edi Rama, kryeministri tradhtar i Shqipërisë amë, po duket se të janë amortizuar dhe të janë ngatërruar lidhjet me trurin normal që duhet ta ketë njeriu.

Gazetarja e mirënjohur shqiptare nga Kosova, e cila sipas teje e paska thënë troç se, “Goran Bregoviqi nuk ka asnjë lidhje me asnjë prej të zezave që i faturohen nga zjarrnxitës dhe mendjefikur sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë”, qenda grupi i gjakut tënd, sepse edhe ty veten e quan shqiptar, por këmbë e krye po e tradhton Shqipërië, po e tradhton Kosovës dhe mbarë shqiptarinë.

Miliona shqiptarë të ndershëm, dinjitozë e fisnikë që Goran Bregoviqin, këtë këngëtar nacionalist anti shqiptar çetnik serb, e konsiderojnë të papranueshëm për shqiptarët, dhe që e kundështonin fuqishëm pjesëmarrjen e tij në Festivlin e Birrës në Korçë, me siguri janë shumë më paqedashës, më patriotë dhe më mendjendritur, se sa ty dhe kjo gazetarja e yte e preferuar, që po i etiketoni me pa të drejtë si zjarrnxitës dhe mendjefikur, miliona shqiptarët e ndershëm, dinjitozë e fisnikë.

Si ua mban shpirti, zemra e goja, të thoni se Goran Bregoviqi nuk paska asnjë lidhje me të zezat që i faturohen, kur kënga e tij “Kallashnikov” u shërbente si nxitje dhe inspirim “Tigrave” të Arkanit, ushtrisë dhe policisë krimiale të Serbisë, për të vrarë, masakruar e dhunuar mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm në Kosovë në vitet 1998/99.

Si ua mban shpirti, zemra e goja, ta arsyetoni këtë këngëtar nacionalist anti shqiptar çetnik serb, se babanë e paska kroat, nënën e paska serbe dhe gruan myslimane boshnjake, kur asnjëherë Goran Bregoviqi nuk u distancua qoftë edhe më një fjalë të vetme nga tërë këto dhjetëra mijëra vrasje, masakra dhe dhunime në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovën tonë.

Pse Goran Bregoviqi u juaj nuk komponoi këngë që promovojnë paqe, mirëqenie e mëshirë, por kompononte dhe këndonte këngë që stimulonin dhe inspironin krimet serbe ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Myslimanja boshnjake që qenka martuar me Goran Bregoviqin qenka budallaqe, si ajo shqiptarja nga Shqipëria, e cila ditë më parë në istigramin e Goran Bregoviqit i shkruajti mesazhin, “Të dua Goran”.

O Edi Rama, kryeministri tradhtar i Shqipërisë amë, pyete Goran Bregoviqin tënd, pse më datë 18 gusht 2021, para se të udhëtonte për në Tiranë, u takua ne Beograd me Goran Vesiqin, nënkryetarin e Komunës së Beogradit, i cili e falenderoi Bregoviqin për promovimin që i bën muzikës serbe nëpër botë.

Mos e mashtro veten me gjepura, sepse Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq t’i kanë verbuar sytë dhe ta kanë trullosur mendjen, dhe se nga kjo pikpamje Goran Begoviqi nga këngëtari kriminel çetnik serb, të duket i praruar e pro shqiptar.

Reagimet e miliona shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, në diasporë dhe dhe të mërgatës shqiptare nga e tërë bota, që Goran Bregoviqi, ky këngëtar nacionlist anti shqiptarë çetnik serb të mos merr pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë, ishin reagime njerëzore, humane, dinjitoze, fisnike kombëtare shqiptare, në respekt dhe nderim të mijëra e mijëra shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, që ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë i vranë, i masakruan dhe i dhunuan.

Ishin reagime njerëzore, humane, dinjitoze, fisnike kombëtare shqiptare, në respekt dhe nderim të qindra mijëra shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që Serbia dhe kriminelët serbë i vranë, i masakruan dhe i dhunuan me shekuj, duke mos i kursyer as trojet e Shqipërisë amë, vetëm për të dalë Serbia në Detin Adriatik.

O Edi Rama, kryeministri tradhtar i Shqipërisë amë, këto reagime njerëzore, humane, dinjitoze, fisnike kombëtare shqiptare, zotrote mer guximin idiotesk dhe i quan histeri fashiste, të turpshme për gjoja qytetarinë evropiane të shqiptarëve, për historinë dhe traditën tonë, që nuk dalluakan aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

O Edi Rama, kryeminitri tradhtar e skandaloz i Shqipërisë amë, historia mesjetare e fashiste linçuese e ka mbërthyer këmbë e krye tërë qenien tënde prej tradhtari, si kapo i oligarkëve të drogës, si kapo i krimit dhe i korrupsionit në Shqipëri për çka me të madhe shkruajnë mediat në Shqipëri.

O Edi Rama, kryeministri tradhtar i Shqipërisë amë, e ke shumë gabim kur bën paralele mes Rita Ora, këngëtares shqiptare nga Kosova me famë ndërkombëtare, dhe Goran Bregoviqit, këngëtarit tallava nacionalist antishqiptar çetnik serb, i cili gëzon popullaritet vetëm në Serbi dhe Rusi, mu për shkak të këngëve të tij luftënxitëse anti njerëzore dhe anti shqiptare.

Goran Bregoviqi, as si këngëtar dhe as sipas cilitdo aspekt tjetër njerëzor, nuk mund t’i afrohet Dua Lipa-s as te maja e takës së këpucëve të saj.

Dua Lipa, e përfaqëson Kosovën martire shqiptare paqesore të larë dhe njomur me gjakun e shqiptarëve.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishin serbët ata që kryen agresion gjenocidal pushtues ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Goran Bregoviqi, ky këngëtar tallava nacionlist anti shqiptar çetnik serb, e përfaqëson vetëm Serbinë agresore gjenocidale e kriminale.

Goran Bregoviqi me përzgjedhjen dhe ndihmën e Edi Ramës në Festivalin e Birrës në Korçë, në mbrëmjen finale më 22 gusht 2021, e realizoi qëllimin e tij nacionalist anti shqiptar çetnik serb, duke e kënduar në mes të Korçës dhe në mes të Shqipërisë këngën “Kallashnikov”, me çka i turpëroi Edi ramën, Qeverinë e tij , bashkëpunëtorët e tij, Bashkinë e Korçës, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarinë.

Pika më e ndritur e Festivalit të Birrës në Korçë ishte hedhja e kapsullave me gaz lotsjellës, që e kreu i riu guximtar shqiptar gjatë përformancës së Goran Bregoviqit të këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb.

Gazi lotsjellës, përkundër numrit të madh të policëve të pranishëm, ishte demonstrim protestues i refuzimit të pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

Ishte një mesazh i qartë se Goran Bregoviqi, ky këngëtar nacionalist anti shqiptar çetnik serb, është i padëshirueshëm në mesin e shqiptarëve.

Ky i ri shqiptar qe e hedhi kapsullën me gaz lotsjellës, dëshmoi se Shqipërisë dhe shqiptarëve u del zot vetëm populli dhe kurrë jo Edi Rama.

O Edi Rama, kryeministër i shqipërië amë, nëse të ka mbetur edhe një gram gjak shqiptari, këtë djalosh shqiptar, duhet sa më parë t’i lirosh nga arrestimi i padrejtë policor.

Për t’ua rikujtuar ty, bashkëpunëtorëve të tu dhe gazetares shqiptare nga Kosova, krimet që Serbia i kreu në Kosovë, po jua freskoj kujtesën me disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Lexojeni me vëmëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës (1999-2021) nuk e kanë hetuar këtë gjenocid të tmerrshëm kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

O Edi Rama, o bashkëpunëtorë të Edi Ramës, oj gazetare shqiptare nga Kosova, pasi t’i lexoni këto dy fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar ndaj Serbisë kriminale dhe ndaj Goran Bregoviqit, po të kishte bërë Serbia krime të këtilla ndaj juve përsonalisht, ndaj famijes T’uaj dhe ndaj farefisit T’uaj ?!

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë pas koncertit të Goran Bregoviqit në Korçë, u dërgoi një përgjigje tërë akuzave dhe polemikave, me gjykimin e tij dhe me argumentin e një gazetareje shqiptare të Kosovës, botuar në Web faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 23 gusht v2021, ku thuhet: “Një gazetare e mirënjohur shqiptare nga Kosova e cila respektohet ndërkombtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjioze të shtypit botëror, e tha shunmë troç se Goran Bregoviq nuk ka asnjë lidhje me asnjë prej të zezave që po i faturohen nga zjarrnxitës mendjefikur sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.

Muzikanti i famsham nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua myslimane boshnjake , u kthye në “kriminel serb” që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar, pa marrë parasysh se ai serb nuk është.

Bregoviq nuk ka thënë asgjë kundë shqiptarëve, nuk i ka kënduar asnjë masakre të regjimit të Millosheviqit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi, as me fjalë e as me vepra. Askush nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit.

Ishte një histeri fashiste , e turpshme për qytetarinë evropiane të shqiptarëve, për histrinë dhe traditën tonë , e cila fatkeqësisht nuk dallon aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Ku ndryshojnqë ata që në Serbi i hakmerren me fjalorin më të ndyrë Dua Lipes në rrejtet e saj sociale , vetëm se ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila mbështjellet me dy flamujt e shteteve tona, me ata që u hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviqit, duke e trajtuar si kriminel lufte, duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë, vetëm se këndon serbisht., ndërsa sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër , që kjo botë ua ka parë vetëm sherrin, kudo e kudo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet”, shkruan Edi Rama në fund të pëgjigjes së tij tepër naïve në mbrojtje të Goran Bregoviqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat