Para disa dite patëm rastin të lexojmë një shkrim shumë interesant të Profesorit të nderuar Dr Binak Maxharraj. Në këtë shkrim ai shkruante se si ushtarët dhe policët serb pas masakrave që kishin kryer në Kosovë, kafkat e Shqiptarëve të vrarë i kishin preparuar kishin shëndrruar në llampa elektrike. Ky shkrim i profesorit shumëkujt do te i dukej i pa besueshem apo produkt i imagjinatës se tij, sepse mendja e shëndosh e njeriut nuk mund të besojë se dikush mund të bejë këso veprime aq makabre. Unë këtu do të citoj vetëm një dëshmi të një dëshmitari të Gjykatës Speciale për krime lufte të Serbisë i cili i vërteton të gjitha ato për të cilat ka shkruar Profesori Maxharraj.
Dëshmitari i Gjykatës Speciale për krime lufte në Serbi SLOBODAN STOJANOVIQ para Prokurorit serb për krime lufte Vladimir Vukcevic dhe ndihmësit të tij Bruno Vekaric kishte deklaruar dhe këtu do gjeni përkthimin në gjuhen shqipe:
“Në një fshat në Dukagjin pasi njësitet tona ushtarake e kishin rrafshuar me tokë fshatin, ne hymë si zakonisht të pastrojmë terrenin dhe të gjithë ata që kishin mbetur të gjallë ne i vramë. Në te gjitha anët kundërmonin trupat e djegur por edhe gjaku që rridhte i shqiptarëve. Pasi e përfunduam punën që do te thotë i vramë të gjithë të mbijetuarit gra, femijë , pleqë por edhe të rinjë ne moshen me te mire, ne u ulëm të pushojmë pasi që ishim të lodhur. Nje antar i njësitit tonë e ndezi një zjarrë, pastaj e mori një enë e mbushi me ujë dhe e vendosi mbi zjarrë. Ne vetëm e shikonim dhe nuk dininim se çka kishte ne mendje. Pas kesaj ai nxorri bajonetin ( thikën ) dhe filloi te iu prej kokat shqipetarve te vrarë. Ne e pyetëm çfarë po ben ashtu? Ai na u pergjegje : une keto koka do te i preparojë dhe nga to do të maroj llampa elektrike gjë qe edhe e beri”.
Pasi që dëshmitari Stojanoviq e beri ketë deklaratë e cila ishte një e vërtetë e madhe per masakrat dhe gjenocidin sërb në Kosovë, nga te gjitha anet në Serbi filluan kërcenimet ndaj tij dhe familjes së tij per shkak se e kishte qitë në drite një te vërtet të dokumentuar.
Pas kësaj deshmie, intervenojne Kryetari i atehershem i Sebise Tomislav Nikoliq dhe Kryeministri Aleksandar Vucic duke iu kërcnuar Kryetarit të Gjykates Speciale për Krime Lufte ne Serbi Vladimir Vukceviq duke i thënë që të ketë kujdes me veprimet e tij , me fjalë të tjera të ndërpres të gjitha hetimet dhe te fillojë me mohimin dhe mbulimin e të gjitha krimeve të kryera në Kosove. Kjo praktikë dhe politike e Sërbis per mohimin dhe mbulimin e krimeve serbe në Kosove po vazhdon edhe sot e kësja dite. Serbët tani po udhëhiqen me slloganin “ krej qka ka ndodh nuk ka ndodhe”. Këtij sllogani serb po i bashkohen dhe po e perkrahin edhe disa shqipfolës , por ajo që është edhe më shum për tu habitur këtë narrativë po e perkrah edhe ai i cili duhet të ishte në krye të kundershtise së këtij sllogani pra Kryeministri i Shqiperise.
SMRDIA ( vend që kundërmon, siç e quan Serbinë Kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanoviq) e beri shkrum e hi Kosoven, vrau e masakroi 15 mijë civil shqiptar në mesin e tyre 1445 femijë ( marrë nga Prof Dr Nusret Pllana ) dhe dhunoi 20 mijë gra. Tani në Kosovë figurojnë të zhdukur edhe afro 2 mijë persona ku Serbia rrefuzon të trgojë për vendndodhjen e këtyre të zhdukurve . Të gjitha këto krime i mohon Kryetari i tashëm i Serbisë, kurse Kryeministri i Shqiperis po kërkon nga shqiptarët e Kosovës që mos të shiqojnë mbrapa nga e kaluar, dhe ti harrojnë të gjitha krimet serbe kinse nuk kan ndodhur asgjë.
Një shqipetar me gjakë shqiptari nuk do të vepronet kështu në asnjë mënyre, nuk do ti mohonte krimet qe iu janë bërë bashkëkombasve të tij për hatrin e armikut shekullorë te shqipetarve, pra Serbise.
Historia e marrëdhënjeve shqipetar - serbe është e mbushur me masakra dhe krime ndaj popullit tonë, duke filluar nga viti 1877- 1878 e gjerë në vitin 1999. Serbia gjatë gjithë kesaj kohe është munduar në të gjitha mënyrat që të na zhdukë si komb dhe popull. Nuk ka familje në Kosovë që nga viti 1877 e gjerë në vitin 1999 që nuk i është vrarë nga dora gjakatare serbe 1, 2, 3, 5, 10, 20 apo 50 aëntare të familjes si është rasti me familjen e respektuar Jashari. Në te gjitha takimet me serbet duhet te insistohet që Serbia të ballafaqohet me të kaluaren e saj dhe ti pranoj krimet dhe masakrat e kryera në KOSOVË, PA KËTË BALLAFAQIM NUK NA NEVOJITET AS PRANIMI I PAVARSISË SË KOSOVËS NGA ANA E SAJ!
Duke i ditur të gjitha këto Kryeministri i Shqiperise ashiqare dhe pa rezervë po e përkrahë dhe rehabiliton në arenën ndërkombtare Serbine, kurse kasapin serb që e ka vendin në Hagë për krime në Kosovë Aleksandar Vuciq po e ngrit në qiell si shpëtimtarë të Ballkanit me mini Shengena e Ballkan open-a. Populli me të drejtë po pyet athua është ky njeri SHQIPETARË? Me të vra dikush babain, nenen, vellazerit, motrat, nipat e mbesat, e ti ta perqafosh atë sikurse nuk ka ndodhur asgje , kjo absolutisht tregon mungesë të ndjenjës dhe dhembjes për popullin tended dhe poashtu tregon se në arterjet dhe venat e tua nuk qakullon gjake shqipetari. Ky njeri pas kritikave të mëdha që iu bënë në Kosovë, por edhe ne Shqipwri shkon edhe më largë në një deklaratë të fundit ku thotë : “Pushka top iu bëftë shqiptarëve ” . Mua nuk më habitë ky njeri, por mua me habitë heshtja e Opozites si dhe Akademise së Shkencave në Shqipëri, kur e dijnë se një marrëveshje e tillë me Serbinë, Shqiperinë e benë tëresisht të varur ekonomikisht dhe kolonit të Serbisë.
Si përfundim : të presësh diçka të mirë nga ky njeri për Kosovën dhe shqiptarinë, është UTOPI nese vazhdon keshtu. Ky nuk është mendim dhe perceptim vetëm i imi por i të gjithe atyre që merren veshë në politike dhe ekonomi! Kryeministri po na thotë “unë jamë Shqipëri dhe Shqipërinë kam vendosur ta bejë koloni të Serbisë dhe pike, e juve kundërshtarëve pushka top iu boftë”. Këtë dashuri për Serbinë Kryeministrit të Shqipërisë nuk mund të ia ndaloj askush, prandaj i propozoj ta braktisë Shqipërinë dhe të shkojë në Serbi në mesin e atyre që i don dhe që e duan, e kur të vdesë me siguri do ta varrosin ne varrezat e qytetarëve me merita ne Beograd, sikurse Esat Pashë Toptanin që e kishte lanë amanet ta varrosin në varrezat e ushtarëve serb në Paris.
Shkrimtari serb dhe ish Ministri i Punëve të jashtme të Serbise Vuk Drashkoviq shumë herë ka deklaruar se çdo herë kur ka shkuar në Pariz zyrtarisht apo privatisht, ka vendosur lule të freskëta mbi varrin e Esat Pashës shpëtimtarit të Serbisë. Si duket historia neve shqipetarve me Esat Pashat po na përsëritet.
Pata rastin të lexoj një artikull nga një gazetaruc i qujatur Mero Baze të sponzoruar nga Edi Rama. Ky farë njeriu me facë DEBILI e sulmon Kosovën dhe Albin Kurtin për shkak se po kundershton që Shqipëria dhe Kosova të behen KOLONI e Serbisë. Ky edhe nuk është aq DEBIL ashtu si duket por i intereson vetëm LEKU. Në kohen e Sali Berishes Kryeminister, ky Saliun e qonte në qiellë për arsye se i kishte dhënë Shtypshkronjën. Por në momentin qe ia mori, ky filloj ta sulmojë në mënyren më të vrazhdë. Pas kësaj peripecie, ky iu bashkua Edi Ramës d.m.th aty ku ka LEKË. Unë pres që ky njeri të shkruaj e të madhëroj edhe VLLAUN e Edi Ramës Aleksandar Vuciqin dhe për “Smrdin” si parajsë në tokë sepse atëherë do të fitonte më shumë LEKË, ndoshte edhe të kerkoj nga shqiptarët e Kosovës qe të falenderojnë Aleksandar Vuciqit qe I ka vra e masakru. Pra ky është profile i ketij mercenari në gazetari, e MADHËRON atë qe i jap LEKË dhe ketu përfundon e gjithë filozofia e tij prej gazetari.