Arsyjet janë të shumta dhe për më tepër fare të logjikshme dhe në të miren e vendit.
Një president i tillë do të jetë simbol i unitetit të popullit dhe i paanshëm në aspektin partiak.
Njëra ndër arsyet kryesore për paanshmërin e Presidentit të ardhshme të Kosovës, është zgjedhja e Presidentit drejtëpërsedrejti nga populli, pa e ndryshuar sistemin parlamentar në atë presidencial siç ka vepruar Maqedonia e Veriut dhe jo me marrëveshje të pazarëve të partive politike.
Në një rast të tillë, asnjëherë Presidenti i shtetit nuk do të lobonte qoftë edhe natën, për të ndikuar në vullnetin e deputetëve për t'ia siguruar votat partisë apo kolicionit të caktuar për ta formuar Qeverinë.
Nëse zgjedhja e Presidentit të Kosovës ,vazhdon të jetë rezultat i pazarëve në mes partive politike, siç ka ndodhur në mēnyrë të përseritur që nga çlirimi e deri metani, Kosova asnjëherë nuk do të këtë një President ,që do të jetë simbol i unitetit të popullit dhe i panshëm në përkrahjen e njërës apo të partisë tjetër politike.
Vërtetë Kosova ka nevojë për një President jo partiak dhe të paanshëm në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim , e jo të mbaj anën e paritsë politike antar i së cilës ka qenë para se të zgjedhej President i vendit.