“Zotni, a po do ma nalt, a ma poshtë”!!!

Opinione

“Zotni, a po do ma nalt, a ma poshtë”!!!

Nga: Genc Xërxa Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:39
Genc Xërxa

Tregonte një familjarë 95 vjeçar viteve të 90’ se si në njëren nga ditët ndër sundim, ushtria serbe kishte grumbulluar burra shqiptarë në rrethin e Mitrovicës dhe me urdhër kishin marr disa “romë xhelatë” për ti therr në fyt civilët e grumbulluar shqiptarë! Fjala e vetme që ishte dëgjuar ato momente gjatë masakrës ishte pyetja e romëve:

“Zotni a po don ma nalt apo më poshtë”, përzgjedhja se si dëshironin për t’u prerë në fyt gjatë eliminimit të burrave shqiptarë! Kujtonte me ankth se si kishte arritur të përvidhej të ikte nga therrtorja makabre e shtetit serb. Në mendime kujtonte vitet e ripushtimit serb pas shpalljës se pamvarësisë së shtetit shqiptar. Kosova i dukej se gjithnjë paguante faturën e të qenit shqiptarë.

“Mos i besoni kurr shtetit të shkaut, gjithnjë kishte thënë, ai mund të fle në një shtrat me ty, të bëhet mik i shpirtit por gjithnjë do ketë sëpatën ndër kokë për shqiptarin, besomni” fliste i përhumbur i përvuajturi! Fliste nga mllefi kur shiqonte se si një pjesë që nuk kishin përjetuar ato tmerre, u ngjante më shumë si një film horror ndërkohë ishin akomoduar bukur mirë ndër oreolën e rrejshme të vllazërim-bashkimit.

Plaku duhet të ketë probleme me gjykimin, mendonte rrethi. Ai vdiq para luftës nga mosha e shtyerr, frymoi afër një shekulli jetë, por fjalët e ti u vërtetuan sërish me tmerret, por tani me jetërat tona, ne ishim protagonistë në vitin 99. “Mirë e kishte pasur plaku, nuk e kishim marr si këshillë dhe kujdes”! Memoria jonë e brishtë kolektive dhe mospërmbyllja e kapitujve të historisë gjithnjë ka sjellur tragjedi tek kosovarët dhe atë thuaja gati çdo pesëdhjetë vite. Kjo ndodhte atëherë kur gjeneratat që përjetuan tmerre të vdesin s’bashku me kujtimet e tyre tmerruese, lënë në vakum përjetimet e dikurshme karshi relativizimit të historisë, gjithnjë në shërbim të pregaditur bukur mirë politikave spastruese! Përsëritjet eliminuese vazhdonin nga ajo politikë e njejtë por tani në rrethana tjera, me protagonist të ri, por përmbajtja dilte gjithnjë e njejtë. Në shfarosje fizike të kosovarëve, mbeturinave siç i quante politika serbe të pushtetit osman, turq apo njerëz me bisht e shumë nofka ksenofobike ndaj një populli që mundohej të jetonte i lirë në shtëpitë e tyre!

Thuhet se për tu viktimizuar serbët karshi shqiptarëve në kohën e mbretit Nediç, autoritetet lokale me sherr u kërkojn serbëve që në vizitë të mbretit në Kosovë “të shfaqen me rrobat më të zgjebrosura që kanë, ndërsa shqiptarëve po u vie mbreti, të dukeni mirë!

“Ja shiqo mbreti ynë, ata që po duken si lypsarë janë populli yt serb, ndërsa këta që po shkëlqejn janë shqiptarët, shihni sip o trajtohet populli yn këtu”, ishin fjalët e përcjellësve të mbretit! Aq shkon larg mashtrimi dhe tradhëtia e shtetit serb, sa ishin në gjendje edhe të vishen me veshje kombëtare shqiptare autoritet serbe në Kosovë dhe të vrasin ndër fshatra serbe, qe jehona e mizorisë të arrijë deri tek porta e Hapsburgëve, “dëshmi për tmerret që shqiptarët bëjnë ndaj serbëve”! Shteti serb deri diku hezhtazi pranoj edhe vrasjen e të rinjëve të vet në Pejë më 1998, në rastin Panda, me qëllim që të fajësoheshin shqiptarët duke u vrarë mizorishtë nga një grup i armatosur në një kafeteri të Pejës. Aq shkon djallëzia e shtetit serb sa që përpos vet kosovarëve atë s’mund t’a kuptojë askush! Sidomos jo politika shqiptare në krye me kryeministrin në Tiranë!

Kosova ka problem dhe konteste me shtetin serb, asnjëherë me popullin e saj, por me politikën serbe dhe me mohuesit e gjenocidit në ish-jugosllavi. Kosova  s’mendoj se ka diçka kundër Bregoviçit, por influencës, përkrahjës e asnjëherë duke mos rastisur të dënojë ngjarjet që ndodhën s’pari në Sarajevë vend aty ku ai bëri famën muzikore apo me ngjarjet tjera që pasuan më vonë në Kosovë! Askush më mirë se sa kosovari nuk e njohu shtetin serb sepse e përjetoi në lëkurën e tij. Shqipëria dijm që ishte e izoluar me dekada, hapja e saj në aspektin e“Open Ballkan” ndoshta prej një perspektive vetanake mund të duket mirë, por mënyra se si po ngjanë duke mos e trajtuar barabartë Kosovën në këtë nismë, lenë shumë për të dyshuar.

Kryeminstri shqiptar nga një Promethe një Skënderbe brenda natës u shëndrua në një antipati brenda një pjese të kosovarëve, pasi që po qëndron “në një vijë politike me shtetin sabotues serb”. A do del i lagur nga këto nisma kryeministri shqiptarë mbetet të shihet?! Nga një protagonist potencial për Ballkanin dhe një lider pothuajse inicuar nga “Procesi i Berlinit”, u ngathua në një rrjetë marimange që vetëm Serbia di të gatuajë.

“Serbia tani nuk ka asgjë të keqe me shqiptarët, kosovarët janë temë në vehte për të”, i shiqon ndaras gjërat me Shqipërinë. Apelon që popullata e saj, pos lidhjes së intesifikuar turistike të blejnë edhe prona atje, pasi janë më lirë se sa ato tek “i vëllai” në Mal Të Zi. I lajthitur, koketuar duket se po ndjehet mirë në shoqëri me mohuesit e realitetit në ishjugosllavi kryeminstri shqiptarë. Kjo lidhje është e panatyrshme sikurse që ishte dikur lidhja Zogu-Nediç, pasi shumë nyje me theks kulturo-politik nuk janë zgjedhur!

Dallimi mes kosovarëve dhe shqiptarëve ndikuar nga politika mendoj që veç sa do thellohen ndasitë më shumë nëse politika në Tiranë mban të njejtin kurs siç e ka tani karshi Serbisë!

Politikat e bashkëpunimit rajonal, fqinjësor nëse do ishin për një mend dhe vullnet mirë. Sikurse shumica e fqinjëve të Kosovës që njohën subjektin e saj, do e bënte edhe Serbia. Por jo, ajo çdo ditë mendon se si ta defaktorizojë apo defunksionalizoj shtetin e Kosovës duke përdorur mekanizmat e saj politik që i ka përbrenda territorit të saj. Sa duke i indoktrinuar pakicën serbe, sa duke ushtruar autoritet me njësi paralele në pjesët me shumicë serbe, sa me politikat fetare kishtare, çdo mënyrë ta bëjë që ky projekt ndërkombëtarë të del i dështuar dhe të ndikoj në çnjohjet e saj karshi vendeve që dikur e njohën. Serbia thoshte do pres edhe 50 vite, vetëm e vetëm të gjejë momentumin e favorshëm e ta shfrytëzoj situatën për ta kolonizuar sërish Kosovën, këtë e kishte deklaruar haptasi!

Sa ekziston dallimi mbi gjykimin dhe dedikimin mes politikës kosovare dhe shqiptare marrim për shembull vetëm vaksinat dhe distribuimin e tyre. Shqipëria nuk e pati problem sikurse Serbia të furnizohet ngado edhe nga Rusia apo Kina, ndërsa Kosova qëndron stoike drejtë relacioneve euro-atlantike dhe besim ka vetëm në projektet që dalin nga këto vende dhe me mendësi dhe frymë gjithnjë janë euro-atlantik, bile edhe kur vaksinat janë në pyetje!

Kryeministri shqiptarë mendon se ka një kurs të mirë integrues duke u fshehur pas bashkëpunimit dhe lëvizjës së lirë por në brendi e di bukur mirë që ajo çfarë po ndodh është një flluskë sapuni dhe nuk ka ndonjë të ardhme të ndritur nëse nuk janë të kyqura gjitha shtetet e rajonit dhe nismat udhëhiqen nga BE e jo nga protagonist me të kaluarën e dyshimt siç është ai i shtetit serb, që aspak nuk do ndikoj në relaksimin e raporteve fqinjësore deri sa mban kurs mohues!

Dallimet konceptuale vetëm sa do e shkoqisin të vërtetën për ne. Të jetuarit në jugosllavi i ka bërë kosovarët të jenë më të ndieshmë dhe më vigjilent karshi këtyre raporteve dykuptimëshe! Shqipëria qe izoluar me dekada nuk do thotë që medoemos që të krijohen pakte të tilla që e vënë në pikëpyetjë subjektivitetin e Kosovës, karshi nismave rajonale! 

Nëse identiteti shqiptarë dikur është mbrojtë në Shqipëri sot mendoj se më rigjid dhe më i ashpër karshi shkrirjeve është ai i Kosovës! Thuhet se pak shekujë pas Skënderbeut kronikasit e kohës kishin vizituar Shqipërinë me qëllim për të mbledhur folklor në lidhje me Skënderbeun. Çuditet kronikasi pasi tërë Shqipërinë e shekulit XVII e shetit dhe për Skënderbeun has vetëm tek një rast, në një dasmë shqiptare, një këngë që e këndonte një plak i kohës! Pra, identiteti i tyre skenderbe ishte venitur, mos themi harruar nga toka e shqipes. Arbëreshet e kohës dhe diaspora shqiptare kur shohin çfarë po ndodh me mund e ri-injektojn nga jashtë sërish identitetin e tillë kulturor të memories kolektive dhe në një ditë të gjithë shqiptarët në vend zgjohen si dikur, pasardhës të Skënderbeut të ndjehur shqiptarë!

Tani më duket se shqipërzimi më fortë dhe më stoik po mbahet në Prishtinë se sa në Tiranë. Kjo deri diku mund të ngrisë edhe nacionalizmin kosovar. Ndoshta në një kohë të ardhme deri në relaksimin e raporteve nga inercioni dhe refleksi socio-politik me Serbinë, Kosova do jëtë më shqiptare se sa vet Shqipëria në aspektin kulturor dhe politik. Por Kosova e di që vetëm si shtet i të gjithë banorëve të saj mund të ruaj integritetin dhe sovranitetin e saj. Ndërkohë dalngadal Kosova po krijon identitetin e vet i cili është formsuar karshi shtetit të krijuar. Memoria kolektive dhe lufta për çlirim në kosovë ka frymuar ndër platformën e rilindjës shqiptare që prap po duket se po venitet nga vendi i gjenezës e cila duket se është mbuluar nga mjegullirat e parasë së rrejshme! Tirana apo Prishtina mbetet të shihet se kush do jetë lokomotiva e shqipërzimit në rajon! Fal diasporës dhe lobit kosovar, më shumë në këtë aspekt e favorizojë Kosovën nëse arrin të konsolidohet shtetësisht dhe kaluarës me fqinjin verior!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat