Sa i shurdhët, sa i mangët, sa i manipuluar dhe sa deficitar do të ishte informimi i opinioni publik shqiptar pa mediat e tilla si p.sh. gjithkombëtarja “Bota Sot” dhe “Fjala e lirë”, “Tetova Sot” e “bulevard” në Durrës . Pra, sot falë teknologjisë së internetit bëhet e mundur botimi në portale e gazeta, bëhet njohja dhe komunikimi ndërshqiptar pa pengesa , pa embargo , i lirë dhe i vihen në dispozicion publikut shqiptar vepra, opinione, mendime, gjykime e studime me vlera të çmuara intelektuale, patriotiko-kombëtare, historike, politike, artistike e shkencore si dhe u ofrohet shqiptarëve e vërteta e pakorruptuar, ato të vërteta që nuk i dëshiron politika e pushteti, ato te vërteta që nuk i dëshiron korrupsioni dhe as amoraliteti e servilizmi intelektual.
Pra, sot nuk është si dikur kur me shumë vështirësi, sakrifica e rreziqe mezi mund të hynin në Shqipëri abetaret dhe veprat e rilindësve të mëdhenj; sot nuk është më si dikur kur kishin mundësinë, lirinë dhe privilegjet për botim vetëm shkrimtarët politik e servilë të realizmit socialist të tipit stalinisto-enverist kadarenian.
Falë teknologjisë është bërë i mundur që shqiptarët të njihen me autorët, shkrimtarët,poetët, publicistët e talentuar nga Shqipëria, Kosova dhe sidomos nga diaspora të cilëve Tirana politiko-mediatike ua ka bërë të pamunduar dhe bllokadë që botimet dhe veprat e as publicistika e tyre të mos botohen në mediat e Tiranës dhe as të mos paraqiten në televizionet politiko-korruptive e partiako-materialisto-
Të vërtetat, e drejta, virtytet e liria janë shumë të shtrenjta për t‘u gjetur dhe ato sulmohen gjithandej. Armiqtë e tyre janë injoranca, interesi, hipokrizia, gënjeshtra, egoizmi, korrupsioni dhe joliria.
Këtë titull shkrimi vendosa ta shkruaj e ta dërgoj për botim nisur nga ato cilësi e virtyte të cilat e karakterizojnë median shqiptare të lirë e të pavaruar,patriotike e kombëtare si ato që i citova më lart si dhe intelektualët e shquar si prof. Eshref Ymeri, Aurel Dasareti, Vilhelme Haxhiraj, Mehdi Hyseni, Fahri Dahri e të tjerë të cilët unë po i quaj si “rilindas” të epokës moderne. Kjo nisur nga fakti i lirshmërisë dhe të shpengimit të tyre nga çdo lloj egoizmi e xhelozie; nisur nga guximi dhe intelektualizmi jo subjektiv por modest e real ; nisur nga dëlirësia shpirtërore, ndjesia humane e përgjegjshmëria kombëtare si dhe nga veprimtaria e tyre e çmuar intelektuale që i karakterizon.
Këto virtyte të larta njerëzore, patriotike, kombëtare dhe intelektuale të tyre ata i kanë vënë në shërbim të ndërgjegjësimit dhe të zgjimit kombëtarë aq shumë i nevojshëm edhe sot në përballje dhe në sfidë kundër tollovisë e qorrollepsjes helmuese që kanë shpërndarë e injektuar në shoqërinë shqiptare politika, politikanët, pushtetarët e shtetarët shqiptarë me anë të korrupsionit, mashtrimit e spekulimit mediatik e propagandistik; si një sfidë e tyre kundër egozmit intelektual dhe të atij pseudopatriotik e fals; si një sfidë kundër të këqijave kombëtare e shoqërore dhe kundër mercenarizmit e servilizmit material e financiar; kundër mercenarizmit intelektual e mediatik të shitur te paraja e te politika.
Këto personalitete të mëdha intelektuale shquhen edhe për tolerancën, për maturinë dhe për urtësinë e jashtëzakonshme të tyre, pasi te publicistika e tyre sheh dhe gjen analiza, studime historike, shkencore, politike e demokratike të vërteta, të pastra dhe të painfektuara prej nuancave e ndikimeve përçarëse politike, krahinore, fetare; të painfektuara nga paraja e mercenarizmi materialist sic shumë lehtë vërehet te të tjerët, te shumica dërrmuese e intelektualëve sidomos të atyre të Tiranës, ku këta të fundit llomotisin idiotësira por edhe djallëzia me mbulesa finoke intrigash e hipokrizish që po shkaktojnë, përçojnë e përhapin dëme shoqërore dhe madje edhe agjenda antikombëtare.
Një konsideratë e veçantë po shpreh këtu sidomos për Profesorin e nderuar Z.Eshref Ymeri, pasi te ai gjen atë që rrallë e gjen te ndonjë intelektual, profesor dhe akademik tjetër, pasi prej tij,prej studimeve dhe analizave të tij njeh dhe të jipet mundësia që të njohësh edhe intelektualë e veprimtarë të tjerë të shquar.
Pra z. Ymeri përveçse si një studiues, shkencëtar dhe akademik i dimensioneve të mëdha erudite ai shquhet për një punë të jashtëzakonshme edhe në studimin dhe vlerësimin që ai u bën intelektualëve dhe patriotëve të tjerë, gjë që përbën shembullin model të një personaliteti të formësuar e brumosur me kombëtarizimin trashëgimor familjar, me guximin por edhe me ndershmërinë dhe modestinë intelektuale.
Këtë shkrim të shkurtër e bëra më shumë edhe si një apel për shqiptarët që t’i lexojnë këta personalitete, veprat e tyre sot në epokën moderne për të cilat kanë aq shumë nevojë brezat që të marrin mësime dhe edukatë patriotike, kombëtare, demokratike dhe të mësojnë të vërtetat e së shkuarës por edhe ato të sotme.