Në vend që të dënohet e të shporret kryeministri Edi Rama, ideatori dhe organizatori që i poshtëroi Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët, me ftesën dhe pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit, këngëtarit nacionalist ati shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë.
Mediat në Shqipëri informojnë se Gjykata e Korçës e lë në burg të riun 21 vjeçar Redon Leka me banim në Tiranë, i cili hedhi kapsollën me gaz lotsjellës, në momentin kur performonte Goran Bregoviqi, ky këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë.
Redon Leka është i vetmi shqiptar që me guximin e tij rinor kombëtar, i protestoi drejtpërdrejt Goran Bregoviqit duke i treguar se për shqiptarët është i papranueshëm.
Redon Leka me këtë akt të guximshëm e nderoi veten, e nderoi Korçën, e nderoi Shqipërinë dhe mbrë shqiptarinë.
Edhe pse Edi Rama, kryeministri tradhtari Shqipërisë, kishte angazhuar 200 policë për mbarëvajtjen e performancës së Goran Bregoviqit, të këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë, për t’ia plotësuar dëshirën kriminelit Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë, me të cilin është duke thurrë plane për ndarjen e Kosovës dhe për Serbinë e Madhe nëpërmjet “Ballkanit të Hapur”, që është kryekëput projekt anti shqiptar dhe që i sjell dobi vetëm Serbisë kriminale.
Edi Rama, ky kryeministër mendjekrisur i Shqipërisë, nuk i përfilli reagimet e milionave shqiptarëve të ndershëm nga Shqipëria, Kosova, diaspora shqiptare dhe nga mërgata shqiptare, që ta refuzojë pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit, të këtij këngëtari nacionalist anti shqiptar çetnik serb në Festivalin e Birrës në Korçë, Edi Rama nuk përfilli asgjë nga këto reagime mbarë shqiptare.
Goran Bregoviqi, ky këngëtar nacionalist antishqiptar çetnik serb, në Festivalin e Birrës në Korçë e arriti qëllimin e tij, duke e kënduar këngën aq të përfoluir “Kallashnikov”, me të cilën i motivonte serbët t’i vrasin, masakrojnë e dhunojnë shqiptarët autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.
Goran Bregoviqi, ky këngëtar nacionalist anti shqiptar çetnik serb, i poshtëroi Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij dhe Bashkinë e Korçës, duke i bërë qese najloni ku i urinoi, i përdhosi dhe i poshtëroi për jetë të jetëve.
Redon Leka, ky i ri 21 vjeçar edhe mund të dënohet nga Edi Rama, kapoja i oligarkëve mafiozë të drogës, sepse Edi Rama i ka kapur tërë institucionet e Shqipërisë.
Por, Redon Leka me guximin e tij rinor, në historinë e Festivalit të Birrës në Korçë dhe në historinë e rezistencës shqiptare ndaj Serbisë kriminale, do të mbetët pishtar i patriotizmit të kombit shqiptar.
Edhe Edi Ramës, këtij kryeministri tradhtar të Shqipërisë dhe të mbarë shqiptarëve , si çdo gjëje në botë, do t’i vjen fundi, por fundi i tij do të jetë shumë i keq, dhe treguesi më i mirë për këtë janë bëmat anti shqiptare të Edi Ramës për të cilat informojnë mediat ne Shqipëri.