Problemi i të pagjeturve [të zhdukurve] barrë e rëndë për Kosovën!...

Opinione

Problemi i të pagjeturve [të zhdukurve] barrë e rëndë për Kosovën!...

Ismail Muqiqi Nga Ismail Muqiqi Më 25 gusht 2021 Në ora: 19:27
Ilustrim

U bënë më shumë se 20 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, kur Serbia përmes aparatit të dhunës dhe agresionit kundër qytetareve të pafajshëm shkaktoi gjenocid duke i vrarë mbi 13 mijë qytetar Shqiptarë. Asnjëherë deri më tani shumë familje të cilat humbën më të dashurit e tyre nuk u ndalën duke kërkuar ndihmën e institucioneve të shtetit dhe të mekanizmave tjerë ndërkombëtar për zbardhjen dhe identifikimin e civilëve të pafajshëm të cilët u kidnapuan dhe u morën me dhunë për ti dërguar në vendet e ndryshme në kazamatet famëkeqe të Serbisë. Shumë nëna Shqiptare të Kosovës plotë qe 20 vite derdhen lot dhe jetuan në ankth duke pritur fundin e kësaj krojate e cila meriton dënimin më të ashpër të politikës dhe shtetit serbë.

Sot në ditën Ndërkombëtare të 25 Gushtit si datë e veçante Ndërkombëtare e cila si mision ka viktimat e luftës dhe zbardhjen e fatit të pagjeturve në Prishtinë u mbajt mbledhja e forumit me temën.. Çështja e personave të zhdukur. Në këtë tubim përpos Institucioneve Qeveritare dhe shoqatave lokale të cilat mirën me fatin e të pa gjeturve ishin të pranishëm edhe një numër i Ambasadorëve nga Shtetet Evropiane, përfaqësuesit e EULEX-it përfaqësuesit e Prokurorisë së Kosovës të Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Civile të cilët mirën me hulumtimin dhe gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë.

Po theksojmë se ky problem i cili po avarritet vite me radhë është bërë barrë e rëndë jo vetëm për familjarët të cilët humbën më të dashurit e tyre por problemi i të pagjeturve është bërë preokupim numër një i Shoqërisë Kosovare. Shteti serbë i cili bëri shumë krime në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë problemin e të pagjeturve asnjëherë nuk e ka trajtuar si çështje humanitare i të drejtave universale të njeriut, por gjithmonë këtë çështje e mban në tension me motive puro politike duke bërë kalkulime për interesat e Serbisë. Duhet theksuar se mënyra e trajtimit të kësaj problematike deri më tani nuk ka dhënë rezultate.

Serbia gjithnjë i mban të mbyllura dosjet e viktimave të cilat i bartin nga Kosova duke i dërguar në vendet e ndryshme për të humbur gjurmë për gjenocidin e bërë. Mjerisht për zgjedhjen e këtij problemi nuk u angazhuan sa duhet edhe institucionet ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Është i pa kuptueshme qëndrimi indiferent dhe jo konsistonte i strukturave të Bashkimit Evropian karshi Vuqiqit dhe qeverisë së ti. Nuk di deri kur do ti lejohet Serbisë të vazhdojë politikën e saj destruktive karshi shteteve të cilave u shkaktojë dhimbje dhe gjakderdhje për të realizuar programin famëkeq për serbinë e madhe.

Çfarë normalizimi apo pajtimi mund të pritet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo Bosnjës dhe Kroacisë deri sa Serbia ende nuk është penduar për krimet e bëra apo asnjëherë nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë. Është iluzion të pritet ndonjë hapë i karakterit humanitarë, derisa Serbia nuk i gjykon kriminelët, por përkundrazi gjeneralët e ushtrisë dhe policisë serbe të cilët i kanë duart e përgjakura në Kosovë Vuqiqi dhe bashkëpunëtoret e ti po i shpërblejnë me grada për merita duke i dhanë epitetin e heronjve.

Kjo gjendje nuk do të ndryshoj asnjëherë derisa institucionet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i ndryshojnë qëndrimet dhe politikën ndaj Serbisë si faktorë destabilizues i Ballkanit dhe më gjerë. Derisa kjo mos të ndodh familjarët Shqiptarë nuk do tu ndalen lotët, dhimbjet dhe ankthet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat