Edhe sot ne vazhdën e postimëve në facebok, disa fjalë për klasën politike retrograde që e kishim në pushtet qe shumë kohë.Gjithmonë është e nevojshme të theksojmë rrugën që shqiptarët e kan trasuar.Kjo rrugë është e ardhmja jonë! Çdo kthim nga kjo rrugë është e rrezikshme .Këtë gjë nuk guxon askush të lakon dhe as të harron.
Shumë kemi dhënë viktima historikisht që dikush të marr guximin e eksprimentimeve… Të gjithë ata që kanë në zemer atdhedashurinë, luftojnë për shtetndërtim, mirëqenie , për paqe dhe stabilitet. Këto fjalë kanë domëthënie të madhe për secilin njeri.Popullit shqiptarë nuk i duhen sot politikanët diletant, mashtrues dhe matrapaz, të cilët shërbejnë si instrument i propagandave të huaja.
Të gjithë ata që mendojnë seriozisht për shtetin e tyre, duhet ta shikojnë në sy realitetin shoqëror dhe politikë.Vetëm kur gjërat merren më seriozitet , atëherë edhe mund ta dimë gjendjen ku jemi.
Mashtrimet dhe fiksionet shumë na kanë kushtuar për këto vite.
Udhëheqësi i sukseseshëm nuk u beson dogmave, mbanë qëndrime konstante, nuk largohet nga realiteti, bashkëjeton më hallet dhe problemet e popullit të vet.
Nga radhët e udhëheqësve të deritashëm të shtetit tonë, nuk dëgjuam asnjë ide konkrete për të ardhmen.Qytetarët mbetën duke e zënë buzën me dhëmb…U lanë anash politikat e aleancave. Kosova mbeti e izoluar, pa njohje të reja, madje patëm disa çnjohje, pa nisma per integrime evropiane…Kosovën e bënë vend të vetmuar.