A është kjo fitorja e fundit e Edi Ramës?

Opinione

A është kjo fitorja e fundit e Edi Ramës?

Nga: Agron Bani Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:05
Edi Rama dhe Goran Bregoviq

Afër një muaj po flitet për shijen muzikore të kryemistrit Edi Ram. Dhe është e vertetë se Edi Rama nuk e krahason Bregoviqin me të madhen Dua Lipa. Por beson në shijen e vetë muzikore. Dhe qka ka të keqe ketu.Goran Bregoviqi duhet te këndoj ne Festën e Birrës ne Korqë. Kosovarët nuk kanë shije për muzikë të mire!. Ata nuk e kanë ende sallën për operë dhe balet, dhe marrin guximin të flasin për muziken!? Dhe për Bregoviqin tim!Kengetarin serb më te mirin në Bllkan.

Problemi nuk është te Goran Bregoviqi, një person i pa vlerë për kosovaret por shum i rëndësishem dhe me vlera nga EdiRama .Nga kryebashkiaku i Tiranës (lexo nga Edi Rama,2006) u nderua me Qelësin e Tiranes . Kjo lidhje e quditshme mes këtyre dyve ( dhe Vuqiqit tani) është për diskutim . Rama e bëri një fitore të madhe si Kryeminister ndaj disa debateve dhe opinioneve që mendojnë ndryshe. Edi Rama me Goran Bregoviqin deshi me e njollos edhe Korqen tonë të dashur. Kjo “fitore” Ramës do ti japi shkas që Vuqiqin do ta nderon, tani si kryeminister, ndoshta me Qelsin e Shqipërisë?!! Motivacioni dihet: për fjalin e njohur të fashistit Aleksandar Vuçiq - Vritni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë! (20.07.1995)

Dhe kjo thënje fashiste e Vuqiqit, ndaj muslimanëve është realizuar(1995) si dhe ne vitin 1999 ne Kosovë ndaj shqiptarëve. Si dhe në teritorin e Shqiperinë në rrethin e Kukësit dhe të Tropojes ka patur të vrarë dhe të plagosur nga vendosja e minave nga Armata Jugosllave.(1998-1999)

Po të vazhdojmë me këtë logjikë të Vuqiqit dhe të shprehet kryeministri i Maqedonis Veriore Zaevi -Vritni një maqedonas, ne do të vrasim njëqind serbë apo shqiptarë. Si mund të funksionoj me Vuqiqin Ballkani i Hapur?

Prandaj kryeministri i Shqiperis duhet të ketë menqurin,maturin dhe përgjegjesit dhe të luftoj për të drejtat e shqiptarëve në gjithë Ballkanin, e jo të bënë Hapjen e Ballkanit me këngëtarin serb Goran Bregoviqin.

Kurse Albini mirë ka bërë që nuk ka shkuar në Festen e Birrës në Korqë ai e adhuron birren Norvegjeze.

Dhe vërtetë fitues i Festes së Birrës është Edi Rama. Sa gjeloz janë kosovarët.

A është kjo fitorja e fundit e Edi Ramës?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat