Piktori Edi Rama Kryeministwr i Shqipërisw deklaron se Bregoviq nuk është serb, e kjo kishe per tëi mbrojtur veprimet tij antikombëtare. Bregoviq ka deklaruar vet se është serb dhe krenohet për përkatësin e tij kombëtare si serb. Edi Rama si i mbyturi në ujë, kapet pwr një fije kashtë duke e cituar një gazetare të Kosovës për të iu kudwrvwnë të gjithë shqiptarëve të Kosovës por edhe të Shqipërisë në mbrojtje të veprimeve të tij. Ky më tutje e fundosë edhe më shumë veten duke thënë se shqiptarët po krijojnë armiq me politika qorre, ushqehen armiqësisht dhe jetojnë për armiqësi. Unë pyes po si mund të i dalin nga goja e mendja këto fjalë kaq të poshtra i cili deklarohet si shqiptarë? Për të mbrojtur Bregoviqin ky shqiptarët i kthen në mesjetë duke u barazuar me antishqiptarët më të njohur si Cvijiq e Qosiq!Kjo nuk i mjafëton po ky fundoset edhe më shumë duke i quajtur shqiptarët e Kosovës por edhe ata të Shqipërisë të cilët nuk pajtohen me te FASHISTA. Duke u munduar të arsyetojë atë çka shkarraviti, ai mundohet të krahasoj Dua Lipen një divë me famë botërore me Bregoviqin. Ky duke e mbrojtur Bregoviqin i barazon krimiminelet serb dhe krimet e tyre me shqiptarët te cilët në historikun e tyre kurrë nuk kanë bërë krime ndaj askujt. Ky deklaron: “ të dyja palët pra si serbët ashtu edhe shqiptarët i përkasin kategorisë më të ulët njerëzore të urrejtjes së verbër dhe fashiste”.
Pra kjo qe deklaron ky i çmendur nuk do koment, të barazosh kriminelet serb qëga kokat e shqiptarëve të vrarë të Kosoves maronin llampa elektrike, do të thotë se ky njeri nuk është njeri dhe nuk ka ndjenja njerëzore . Atë qe e kanë bërë serbët në Kosovë nuk e ka berë askush askund në botë. Mjafr e poshtërove dhe korite këtë popull, dil hapur dhe deklarohu se nuk je shqiptarë por asidentalisht ke ardhë në krye të ekzekutivit për të ndihmuar serbët dhe rusët në realizimin e planeve të tyre duke iI armiqësuar shqiptarët në mes veti, që kurrë nuk do të ia arrijshë.
Unë do ta pyesja këtë HALABAK a e ka vizituar ndonjëherë kompleksin memorial të varrezave në fshatin Mejë të Gjakovës? Aty serbët për vrasjen e katër policëve serb, vranë dhe masakruan 400 ( katerqind ) shqiptarë të fesë katolike dhe muslimane. Ata u vranë se ishin SHQIPTARË. Kjo është ajo fillozofia e vëllaut tënd Vuqiqit i cili thoshte se për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim 100 njerëz te tyre. Ky është vëllau yt Aleksandar Vuqiq të cilin ti po e rehabiliton dhe po e ngritë deri në qiell si njeri të mirë. Ky vrasës i shqiptarëve do ta bënte të njëjtën gjëpra do t’i masakronte shqiptarët prapë, këtë çdo herë po e përseritë duke i madhëruar kriminelet serb si Milosheviqin etj. Por këtë si duket Edi Rama nuk e dëgjon apo bëhet i shurdhër. Aleksander Vuqiq po e armatosë Serbinë me armë bashkëkohore ruse dhe kineze dhe haptas po deklarohet se do të kthehem në Kosovë dhe do të iu bëj më zi se që iu ka bërë Milisheviqi. Unë i them se ai rast ka vdekë dhe me kurrën e kurrrës nuk do ta kthehet..
Pra duke i ditur të gjitha këto, Edi Rama vazhdon të punoj kundër Kosovës, por edhe shqiptarëve në pergjithësi. Unë e kisha pyet Edi Ramën si po i lejon vehtes që një krimel lufte si A. Vuqiq të poshtëroj aq shumë sa të bëhet ZAGAR i tij për gjueti në Kosovë. A e din ai se në kohenn e regjimit të Miloseviqit, Vuqiq ka qenë minister, dhe nga Kosova me kamiona frigoriferë janë bartur për Serbi në varreza massive. Mbi1000 ( një mijë) shqiptarë, 15 mijë të vrarë , në mesin e tyre 1445 femijë dhe afro 2.ooo fIgurojnëte zhdukur, 20.mije gra te dhunuara . Nenad Çanak një veprimtarënga Novi Sadi ka deklaruar se ne Serbi gjenden 16 ( gjashtëmbëdhiet ) varreza massive të shqiëtarëve të Kosoves te pa zbuluara të cilat Vuqiq nuk i tregon se ku gjinden. Më tutje ai thotë : “kudo në Serbi nëse futë lopatën dhe groposë me thellë, do te hasësh në trupat dhe kokat e shqiptarëve”.
Për të kuptuar më mirë veprimëtarin antikombëtare tëEdi Ramës, duhet pak te kthehemi prapa dhe te shohim se çka ka thënë dhe si ka vepruar.
- Edi Rama si kryebashkiak Tiranës e ftoi Bregoviqin dhe ia dorëzoi çelësin e Tiranës. Ketë çelës nuk do të ia dorëzonte në asnjë mënyrë ndonjë shqiptari nga trojet shqiptare.
- Kur filluan diskutimet për ndërtimin e rrugës së kombit, ky ishte kategorik KUNDER, dhe duke thënë se kjo është rrugë e asgjëkundit. Kjo rrugëi afronte shqiptarët e Kosovës dhe Shqiprisë dhe kjo nuk i pëlqente atij, dhe për këtë ai ishte kundër.Sepse e kishte marrëurdhërin nga punëdhenësit e tij që ta kundërshtonte.
- Në kohën që Sali Berisha arriti marrëveshje me Greqinë për ndarjen dhe përkufizimin e bregdetit, kudeti ndahej dy vendeve në mënyrë të barabartë pra nga 6 kilometra, ky e dërgojë këtë marrëveshje në kushtetuse dhe e rrezojë, sepse iu dukë e pa drejtë sigurishtë duke menduar në Greqinë, e tani e permirëson dhe ia dhuron Greqisë terë bregdetin pra 12 km. Sipas hulumtimeve dhe inqizimeve që janë berë, kjo pjesë e detit posedon rezerva te jashtëzakonshme të naftës dhe gazit.
4. Kur Edi Rama për fat të keq të të gjithë shqiptarëve u bëkryeminister, vuri TRANIN ne rrugën e kombit jo për të përfituar shteti Shqiptarë, por për të ndarë kombin dhe për te gjobitur shqiptarët jashtë Shqiprisë dhe të parandalojë lëvizjen e lirë dhe komunikimin ndërshqiptarë, sepse këte me siguri ia kërkonin padronët e tij. Me këtë veprim, ai iu dergojë edhe një mesazh shqiptarëve të Shqiperisë se ai nuk dëshirn që Shqipëria të zhvillohet.
5. Nga dita që Edi Rama u bëkryeminister, investimet në Shqiperi filluan të bien deri sa tani arritën ne ZERO. Kjo tregon se ky njeri nuk është I interesuar që të zhvillojë shtetin shqiptarë, por ta katandiëi keq e mëkeq. Zhvillimi dhe forcimi i shtetit shqiptarë, është interes i gjithë shqiptarëve por je edhe i tij. Inters i tij është që Shqipëria të stagnojë dhe që rinia të boshatisë shtetin, e ky në këtë mënyre do të realizojë ate qe i ka premtuar Serbisë pra edhe Rusisë. Investimet që mund të vijne nga Serbia në fakt nga Rusia dhe Kina, do ta ndryshojnë edhe demografinë e shtetit shqiptarë.Është për tu habitur sesi qytetarët shqiptarë por jo te gjithë, nuk vërejnë ketë veprim antikombëtarë të këtij njeriu që i ka pru në fukarallëktë skajshëm dhe duke mos krijuar kurrfarë perspektive për rininë, po duke u lënë te vetëmin opcion largimin nga vendi. Shqiptarët e Kosovës por edhe ata në Maqedoni, ne luginen e Presheves e ne Mal tëZi, e duan me ZEMER Shqiprinë dhe gjithmonë e kanë pasur Piemont dhe gjithmonë kanëëndërruar se një ditë do te bashkohemi.
Kosova është djegur e shkatërruar nga Serbia para 22 vitesh, por sot shqiptarët e Kosovës jetojnë më mirë se ata te Shqipërisë. E përse shqipetarët eShpqipëris jetojnë më keq, është MERITË e Edi Ramës sepse ky e ka marrë si detyrë që qytetarëve të shtetit shqiptarë të iu bej jeten ferrë në menyre qe sa më shumë të e braktisin tokën arbërore. Duke i analizuar të gjiitha ato që u thanë më lart, njeriu vjen në përfundim se ky kryeministëri ka ra në ujërat e turbullta të tradhtisë kombëtare.Pse dhe si e ka pru vehten e tijë në këtë gjendje, ai e di vetë?! Por a do te mundë të vazhdojë kështu me këto veprime antikombëtare, është diskutim tjetër.