Vrasja makabër e Marigonës 18 vjeçare nga D.Krivaqa, ka shkaktuar indinjatë të qytetarëve të Kosovës

Opinione

Vrasja makabër e Marigonës 18 vjeçare nga D.Krivaqa, ka shkaktuar indinjatë të qytetarëve të Kosovës

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 27 gusht 2021 Në ora: 11:10
Marigona Osmani, Arbër Sejdiu, Dardan Krivaqa

Reagimet e qytetarëve kundër një krimineli me precedent penal siç është dorasi i të ndjerës Marigonë, Dardan Krivaqa, janë të ndryshme , ka nga ata të cilët për shkak të tronditjes psikologjike nga një vrasje makabër dhe mizore të thonë se Krivaqa duhet të dënohet me varje në një vend publik për t'i bërë me dije edhe ata kriminel tjerë ,se nëse veprojnë si Krivaqa, i pret i njëjti ndëshkim.

Ka edhe të atillë qytetarë, që thonë se së bashku me Krivaqën duhet të varën në litar edhe ata të cilët nuk i'a kanë shqiptuar dënimin Krivaqës për 136 vepra penale, por e kanë lënë të lirë për të vra e masakruar femra shqiptare.

Nëse për vepra të tilla të rënda penale, Gjykatat nuk shqiptojnë dënime Kapitale, krimi do të vazhdojë kundër trupit dhe jetës të femrës shqipëtare në Kosovë.

Përsëritja eventuale veprave penale nga ata që kryen dënimet tregon se, institucionet tona të vuajtjes se denimit janë të pa afta të risocializojnë të dënuarit, për këtë kërkohen reforma në institucionet e vuajtjes së dënimit

Në institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të dërgohen individ me eksperiencë, të ngritur profesionalisht, psikologë e pedagogë të aftë, e jo analfabet partiak dhe miq e familjarë të pushtetarëve të cilët nuk e kanë idenë se si rizocializohet një kryes i krimit ,në mënyrë që pas vuajtjes së dënimit të bëhet i dobishëm për familjen ,rrethin shoqëror dhe shoqërinë në përgjithësi!

Veprat penale si kjo e D.Krivaqës, kryhen vetëm në një vend në të cilin Prokurorit publike dhe Gjykatat janë të korruptuara dhe të kapura skajshmërisht nga individ të cilët dihen me emër e mbiemër, prandaj edhe në këto vende lulëzon krimi në vend që ai të luftohet si njëra ndër të këqijat më të mëdha të njerëzimit.

Në Kosovë duhet të ashpërsohen sanksionet penale ndaj individëve me prirje kriminogjene, sepse vetëm kështu mund të reduktojmë numrin e veprave penale dhe së bashku me të zvogëlojmë numrin e atyre që janë të prirur për të krye vepra penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat