Kosova, Serbia dhe historia e njohur mbi luftën ose betejën e Maricës...

Opinione

Kosova, Serbia dhe historia e njohur mbi luftën ose betejën e Maricës...

Nga: Agron Shabani Më: 27 gusht 2021 Në ora: 15:21
Agron Shabani

"Asgjë nuk iu dhëmb më shumë individit dhe kolektivitetit, se sa atëherë kur bijnë në tension ose depresion të madh individual dhe kolektiv, duke menduar, kujtuar dhe reflektuar mbi të metat, defektët, cemët, disfatat ose gabimët e tyre kardinale ose trashanike në të kaluarën." (Konfuqi)

Serbët, siç dihet, fillimin e fundit të rrënimit ose shkatërrimit të tyre individual ose kolektiv (lëxo në domenin ose kontekstin e njohur shtetror dhe nacional) e kanë njohur dhe përjetuar dikund në "mesjetën e re", gjegjësisht me rastin e rënies së Smederevës në duart e turqve osmanlinjë, së bashku me humbjen ose disfatën e thellë ushtarake në "betejën e Maricës"(kundër ushtrisë turke) në vitin 1371, e cila thuhet se i ka paraprirë sundimit (okupimit) 5OO vjeçarë të Serbisë nga perandoria otomane turke.

Ndonëse, në këtë "histori" as ne shqiptarët nuk qëndrojmë më mirë se serbët, me përjashtim të pjesës së lavdishme të historisë së fitorëve të njohura luftarake ose ushtarake të kryetrimit dhe kryeheroit tonë kombtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në luftëra dhe beteja të ndryshme biblike dhe titanike kundër hordave ose hordhive të egra turko-otomane.

Se këndejmi, po t'iu referohëmi "tefterëve", analëve ose kronikave të ndryshme osmane ose turko-otomane nga e kaluara: Del se një pjesë e konsiderueshme e sulltanëve, jeniçerëve, pashave, bejlerëve ose zullumqarëve të ndryshëm osman ose turko-otoman, i kanë pasur ëmat (nënat) ose gratë serbe.

Bile, antropologët, sociopsikologët, ilirologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, e kanë një mendim, përceptim dhe anticipim të njohur ose interesant, sipas të të cilit: Po të mos kishin qenë kroatët së bashku me Levizjet e njohura ilire në Kroaci, serbët së bashku me sllovenët, muslimanët boshnjak të Herceg Bosnës etj..do kishin ngelur përgjithëmonë si popuj artificial ose johistorik. Mbase, si njerëz dhe popuj ose komunitete të ndryshme pa histori, vetëdije, ideologji dhe traditë të njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike etj. Pra, si "people without history", "ius solis", ius polis", "ius doxa", "ius aproximae", "ius aglutinatvae" etj..E jo si 'ius sangunis' etj.

"Cuius regio, eius religio", apo...?! 

Nejse!

Ç'është antropologjia?

Sipas E. Wolfit, R. Herzit, H. Rubertit, R. Clifordit, E. Durkhemit, Claude Levi Straussit, Husserlit, Bufonit etj.: Antropologjia është shkenca ose disciplina me e ngritur, me e avansuar dhe me racionale e humaniste nga të gjitha shkencat ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike.

Kjo për faktin e njohur (institucional, aksional, funksional, shkencor ose humanist)-antropologjia ka rrjedhur dhe është zhvilluar nga historia e njeriut (antropos), jetës, botës, natyrës, kulturës dhe zhvillimit (evolucionit) të civilizimit tonë njerëzorë 

Ndonëse, duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu të posaçmën (të veçantën)  e secilit popull (komb) veç e veç, së bashku me të përbashkëten (globalen, gjeneralen ose universalen) e kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë, si dhe parimët, premisat dhe postulimët (postulatët) e njohura antropologjike, antropobiologjike, antropogjenetike, antropokulturore, abtropofetare (antroporeligjioze), antropofizike, antropometafizike, antropogjeografike, antropohistorike dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që në shekullin e kaluar, e sidomos në vitët e njëzeta (golden twentis) të shekullit të kaluar, të mbiquajtur ose paramenduar si 'shekull ose epokë e re e dritës, edukatës, kulturës, etikës, estetikës, moralit, disciplinës, ngritjes, përparimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshëm industrial, teknologjik, shkencorë, akademik, pedagogjik, kulturorë, politik, diplomatik etj...Si të atilla çfarë ishin, ose çfarë janë, u ngritën, zhvilluan, përsosën dhe afirmuan edhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humajiste si art, kultura, letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, politika, ekonomia, diplomacia, etika, estetika etj.

Ndonëse me itinerarin dhe formën (formulën) e njohur ekskursive, diskursive, evolutive, empirike, organike dhe dialektike të arritjeve dhe përparimëve të lartëpërmendura industriale dhe teknologjike në nivel global ose universal.

Edhe anëtarët e elitave ose superstrukturave të larta shkencore, intelektuale , kulturore ose sociofilozofike, siç ishin Shkolla Elitare e Filozofisë së Theodor Adornos, Max Horkheimerit, Erich Frommit, Ernst Blochut, Mark Blochut, Erich Wolfit etj., në Frankfurt (Gjermani) ose "Lèfèbre"dhe "Anne Socilogique" e E. Durkhemit në Francë dhe homologët e tyre në SHBA-së dhe gjithandej: me tepër janë shërbyer me anë të etnografisë, filologjisë, antropologjisë, sociologjisë, psikologjisë dhe filozofisë integrale, globale ose universale në funksion të studimëve ose analizave të gjithëmbarërshme shkencore ose humaniste të shtetëve, popujve (kombëve) dhe kulturave të ndryshme "ekskluzive" ose "ekzotike" gjithandej globit -jashta "sferës" ose "orbitës së ngushtë" kristiane, industriale ose kapitaliste të Perëndimit. Përkatësisht, në funksion të studimëve dhe antalizave të njohura kognitive, empirike, komponencionale, kontemporane, kontemplative, komparative ose analogjike në mes njerëzve, popujve, kombëve ose kulturave të ndryshme anëkënd globit.

Ndonëse, gjatë asaj periudhe, u rritën ose shtuan ndjeshëm edhe ndikimët (influencat) dhe orekset e ndryshme politike, ushtarake, shtetrore, nacionale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, nga të cilat dikur me vonë rrodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore së bashku me luftërat ose konfliktët e ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Në instancë të fundit, edhe "Dinastia e Habsburgëve" ose ish Perandoria e njohur e Austro-Hungarisë, ra ose u shëmb dikur për shkak të disolucionëve ose disonancave të njohura kognitive, gjuhësore (lingustike), fetare, kultuore, politike, konceptuale, ideologjike etj. Apo, për shkak të asaj se "Dinastia e Habsburgëve" ose ish Perandoria Austro-hungareze, ishte diçka në mes "monarkisë rezidenciale", "monarkisë institucionale" dhe "monarkisë së dyfishtë" dualiste ose multilateraliste, pa elementët e njohura parlamentare, konstitucionale dhe funksionale.

Ndërkaq, Lufta e Dytërore, ndodhi ose u zhvillua në kuptimin "karambollazhit" ose "efektit domino" të Luftës ( e sidomos pasluftës) së Parë Botërore.

Duke menduar këtu në kushtët ose diktatët e njohura "ubi et orbi" ose "ultima ratio" të "Antantës së Madhe"-kundër Gjermanisë (plus Austrisë etj.) në "Traktatin e Versajës" me 1919. Asokohe Gjermanisë nga teritori ose hapësira e saj jetësore, shtetrore, nacinale, etnike, historike dhe gjeografike, iu ndanë ose amputunan 63.7OO kilometra katrore, duke i lënë atëbotë me tepër se 7 milion gjerman jashta shtetit të tyre ëmë.

Edhe "Dinastia e Karagjorgjeviçëve" së bashku me qeveritë (regjimët) e egra të Pashiqit, Stojadinoviçit, Davidoviçit etj., u ngritën ose krijuan asokohe në saje të marrëzive, hipokrizive, naivitetëve, paradoksëve dhe padrejtësive të njohura reaksionare dhe anakronike të Rusisë dhe fuqive të tjera imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të kontinentit plak ndaj shqiptarëve etj. E ashtuquajtura "Jugosllavia e re socialiste" e Josip Broz Titos, Eduard Kardelit, Mosha Pijades, Raif Dizdareviçit dhe Aleksandar Rankoviçit & Company, gjithashtu.

Dihet se çka (çfarë) ndodhi me vonëy! No Comment.

Paralele, apologji, analogji ose komparacione të ndryshme në sfond:

Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantonte Kongresit dhe Senatit Amerikan 'plan-programin' e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të "Antantës së Madhe" -kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të "marrëveshjes separate" me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose insubordinues ndaj vendimëve të rënda të "Antantës së Madhe" kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" me 1919.

Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë "vitëve të njëzeta" të njohura si "të njëzetat e arta (golden twentis)" të shekullit të kaluar, në kuader të "neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës": SHBA-s, nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një "politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste" në raport me të tjerët. 

Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur "Ku Klux Klan" së bashku me të "Premtën e zezë" në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpaloste planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.

Ndërkaq, për t´i shmangur kolapsin dhe katastrofën e thellë ekonomike, qeveria gjermane atëbotë ishte e detyruar të ndërpriste "rezistencën" e njohur ekonomike, politike, sindikaliste ndaj okupimit të Ruhrit dhe Sarës nga Franca dhe Belgjika, etj. Duke vazhduar kështu me pagesën e rregullt të borxheve ose reparacioneve të parapara luftarake ndaj "Antantës së Madhe" dhe të ngjashme.

Si rezultat i saj, qeveria gjermane (nën Gustav Stresemann) kishte arritur që te zbuste inflacionin dhe të stabilizonte valutën e saj nacionale. 

Amerikanet dhe britaniket në ndërkohë do dilnin hapur me planin e njohur të ‘Dawesit’ në vitin 1924, sipas të cilit Gjermanisë do t'i ipeshin kredi dhe beneficione të tjera me qëllim të stabilizimit të valutës dhe ekonomisë së saj. 

Aty ishin edhe "Traktati i Locarnos" me 1925- mbi njohjen e kufinjve tè Francès nga ana e Gjermanisè sè bashku me "Marrèveshjen e Rapalit" me 1922 nè mes Gjermanisè dhe ish Bashkimit Sovjetit (BRSS), "Planin e Youngut" nè "Konferencèn e Gjenevès" me 1929 etj.

E çliruar një trohë nga kriza e rëndë dhe nga ngarkesat e shumëta ekonomike dhe ushtarake ndaj Antantës, Gjermania atëbotë në mënyrë të rregullt do vazhdonte t’i paguante borxhet ose reparacionet e saj luftarake. 

Ndërkohë që po në vitin 1924 edhe trupat (okupatore) franceze do të tërhiqeshin nga Krahina e Ruhrit. 
 
...Dhe kur në vjeshtën e vitit 1929, githeçka fliste për një zhvillim të përgjithshëm paqësor dhe demokratik në kontinentin e vjetër etj. Si papritur, apo si një re e zezë, në botë do të ndodhte recesioni ose kriza e madhe ekonomike! Duke nënkuptuar këtu të ’Premten e Zezë’ në Bursën e New Yorkut më 25 tetor 1929 dhe fillimin e krizës botërore e cila Gjermanisë asokohe do i sillte fatkeqësi dhe probleme të shumëta. Kjo në radhë të parë për faktin se industria dhe ekonomia e pergjithshme gjermane ishin të varura dhe ndikuara nga investimet dhe kapitali i huaj. Kryesisht nga investimet ose kapitali i njohur amerikan. 

Ndaj, mu për këtë, kriza dhe thyerja e atëhershme e Bursës së New Yorkut, në Gjermani kishin shkaktuar inflacionin dhe papunësinë e lartë. Duke iu kontribuar në këtë mënyrë krizave të mëvonshme politike dhe ekonomike, që për shkak të një demokracie të pakonsoliduar dhe tepër fragjile në vitet e tridhjeta, do thellohëshin vazhdimisht. 

Qarqet dhe strukturat e fuqishme konjunkturale dhe nomenklaturale të vendit, kishin vendosur të favorizonin dhe mbështesnin 'planin' e Adolf Hitlerit i cili ishte zotuar për përfundimin e menjëhershëm të 'luftës klasore' në Gjermaninë e atyre viteve dramatike. 

Kancelarèt Von Papen, Wilhelm Marx, Müller dhe gjeneral- marshallët e njohur Schleicher dhe Hindenburg që i kishin zëvendësuar Heinrich Brünningun, Gustav Stresemanin etj... asokohe ishin vetëm " kuaj trojan" ose ‘kukulla’ -para ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit më 30 janar 1933.; Kjo për faktin se në zgjedhjet e jashtzakonshme më 31 korrik 1932, nacionalsocialistët i kishin fituar mbi 37% të votave në Reichstagun e atëhershëm gjerman. Duke u pozicionuar kështu si forca më e madhe politike në vend.

Ndërkaq me rastin e vdekjes së presidentit Hindenburg, më 2 gusht 1934, Adolf Hitleri ishte bërë edhe president i Gjermanisë. Duke qenë në ndërkohë edhe kancelar edhe president i vendit. 

U mor vesh se vendimet ose diktatët e njohura "urbi et orbi" ose "ultima ratio" të "Antantë së Madhe"-kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" me 1919 së bashku me levizjet ose përpjekjet e njohura "revolucionare" ose bolshevike të Kurt Eisnerit, Karl Leibknechtit, Rosa Luxemburgut dhe komunosocialistëve të tjerë mbi ngritjen ose konstituimin e të të ashtuquajturës "Republikës Sovjetike të Bavarisë" ose "republikave" tjera me koncepte dhe ideologji bolshevike ose rusosovjetike" në Gjermani: Sipas politologëve dhe historianëve të specializuar dhe kompetent, çuan në rënien ose shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të "Republikës së Vajmarit" (Weimar Republik) në Gjermaninë e vitëve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar. Edhe pse bazat e industrisë dhe ekonomisë gjermane gjatë vitëve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar (sidomos në fushën e xehëtarisë ose mineralogjisë, ose thënë me mirë në industrinë ose teknologjinë e përpunimit të hekurit, plumbit, zinkut, çelikut, arit ose argjentit etj.) akoma ishtin të forta ose stabile, saqë edhe përkundër reparacionëve të rënda ushtarake ose luftarake të Gjermanisë ndaj "Antantës së Madhe", atëbotë funksionin me metodat e njohura racionale dhe integrale ose integrative.

Berlini i atyre vitëve nuk ishte vetëm qënder rezidenciale, politike, finansiare ose ejonomike, por edhe një metropolë e shkëlqyer përmasah globale ose planetare.

Wolfgang Kappe, gjeneral-mareshallet e njohur Paul von Hindenburg dhe Erich von Falkenheim, Wilhmel Marx, Friedrich Ebert, Gustav Stresseman, Heinrich Brüning, Franc von Papen, Max Badenski, Müller, Philipp Shiedeman, Lüdenberg, Landberg, Ditman, Bart dhe të tjerë, gjatë asaj kohe ishin figurat qëndrore të politikës gjermane të asaj kohe.

Se këndejmi, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1919, Socialdemokratët gjerman nuk e kishin siguruar shumicën në parlament, kështu që Socialdemokratët gjerman (SPD) kishin qenë të detyruar të bashkëpunonin ose bashkëqeverisnin me Partinë Demokrate Gjermane (DDP) dhe Qëndrën Katolike Gjermane për të formuar Qeverinë e atëhershme gjermane në frymën e "Republikës së Vajmarit", si dhe duke e mbrojtur dhe siguruar në ndërkohë edhe Prusinë.

Ndërkaq, në vitin 192O, Garnizoni i Berlinit do të bënte grushtet (puç) ushtarak kundër qeverisë së majtë, duke e sjellur në pushtet afaristin dhe industrialistin e njohur gjerman, Wolfgang Kappe dhe forcat e qëndrës së djathtë.

Ndërkohë që Partia Komuniste ose e majta ekstreme në Gjermani, gjatë asaj periudhe do shënonin një rritje të ndjeshme, duke e ngritur ose themeluar edhe të të ashtuquajturen"Republikën Sovjetike të Bavarisë" me 7 prill të vitit 1919, e cila do të anulohej me forcën e njohur ushtarake me 3 maj të vitit 1919.

Edhe ethët ose pandemia e njohur spanjolle (menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore!) edhe në Gjermani e kishin bërë të vetën. 

P.S. Ngjarjet ose zhvillimët e ndryshme sfiduese, turbulente,, hektike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike në Europën Jugore ose Juglindore ( e sidomos në Serbi ose Ballkan)-sikur i kanë eklipsuar, determinuar ose stigmatizuar edhe vet marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkomëtare. 

Serbët sërish kërkojnë "trofetë e luftërave" që i kanë humbur dikur, ndërsa shqiptarëve, përveç luftëtarëve, heronjve ose konandatëve kryesor të luftës së tyre çlirimtare dhe heroike, si duket iu imponohet me i dhënë edhe resursët ose pasuritë kryesore të Kosovës në këmbin të një "paqe të përgjakshme" me Serbinë...?!

ASh

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat